Lajmet e Fundit

Lexoni lajmet e fundit

U zhvillua në Maqedoni ‘Analiza financiare e 6 mujorit’ e grupit rajonal SIGAL UNIQA


26/07/2018


U zhvillua në Mavrovë/Maqedoni, analiza e 6 mujorit të parë për vitin 2018 e SIGAL UNIQA Shqipëri-Kosovë-Maqedoni.
Si në çdo takim, dhe në këtë analizë kryefjala ishte klienti, dëmshpëblimet në kohë, sfidat e tregut si dhe teknologjia, ku vlen të theksohet se SIGAL UNIQA është e vetmja kompani sigurimesh në Shqipëri që ofron sigurimin ONLINE me një klikim në www.sigal.com.al
Drejtori i Përgjithshëm Z. Avni PONARI, u shpreh se kjo analizë shërben jo vetëm për të pasqyruar rezultatet dhe ecurinë e këtij 6 mujori të parë, por mbi të gjitha, të tilla analiza shërbejnë për të nxjerrë mësime si dhe për të garantuar vazhdimësinë e përkushtimit ndaj klientëve 27/4 të cilët na besojnë dhe vlerësojnë.

Që prej vitit 2002 udhëheqim tregun e sigurimeve me mbi 35% të tregut, në të cilin operojnë 11 kompani sigurimesh,
SIGAL UNIQA zotëron rreth 17% të tregut rajonal të sigurimeve ndërkohë që renditet e para në tregun shqiptar (reth 35%) dhe atë kosovar (rreth 16%).
SIGAL UNIQA, e vetmja kompani e licensuar për të gjitha klasat e sigurimit dhe me 42 produkte në treg, është pjesë e UNIQA Insurance Group, kompanisë lider në Europën Qendrore dhe Lindore në fushën e sigurimeve dhe investimeve. UNIQA numëron 7 miliardë Euro të ardhura vjetore dhe me mbi 27 miliardë Euro asete në menaxhim.
Të parët në pagesën e dëmeve,
Që prej fillimit të aktivitetit tonë, kemi paguar mbi 90 milionë euro dëmë shëndetësore dhe materiale për individë dhe kompani në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni.