SIGAL UNIQA Group AUSTRIA Shqipëri (Shoqëri sigurimi Jo Jetë)


SIGAL sh.a u themelua në 22 Shkurt 1999 dhe u autorizua nga Autoriteti Mbikqyrës i Sigurimeve për kryerjen e sigurimeve jo-jetë dhe regjistruar në QKR me NUIS J91809007H.

Që prej vitit 2007 Kompania operon nën emrin SIGAL UNIQA GROUP AUSTRIA sh.a dhe ofron një gamë të gjerë produktesh sigurimi për të gjitha klasat e jo-jetë. SIGAL UNIQA kryeson tregun shqiptar të sigurimeve jo-jetë duke zotëruar mesatarisht 30% të tij. Informacioni I detajuar për tregun e sigurimeve jo-jetë, mund të gjendet në faqen zyrtare të Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare përmes linkut vijues: www.amf.gov.al

SIGAL sh.a është e para kompani që tërhoqi kapitalin e huaj në tregun shqiptar të sigurimeve. Në vitin 2003 Fondi Shqiptaro-Amerikan i Ndërmarrjeve, fond i krijuar nga Departamenti i Shtetit te SH.B.A, u bë një nga aksionerët e SIGAL duke zotëruar 13.3 % të aksioneve.

Në muajin Mars 2007 SIGAL sh.a. nënshkroi marrëveshjen e bashkëpunimit me një prej grupeve më të fuqishëm financiarë në Europën Qendrore dhe Lindore, UNIQA GROUP AUSTRIA. UNIQA është aksioneri më i madh i SIGAL UNIQA me 86.9% të aksioneve.

Organigrama

Klasat e sigurimit

 

 

Historiku i SIGAL


  • Fillon aktivitetin SIGAL sh.a është themeluar më 22 shkurt 1999 në vijim të liberalizimit të tregut shqiptar të sigurimeve.

    1999

  • Aksioneri i parë i huaj Fondi Amerikan bleu 13.3% të aksioneve të SIGAL sh.a duke u kthyer ne investitorin e pare te huaj ne tregun e sigurimeve.

    2003
  • Zgjerohet aktiviteti Hapen dy kompani të reja në Shqipëri dhe Maqedoni, SIGAL Life Shqipëri dhe SIGAL Maqedoni.

    2004
  • Pjesë e UNIQA Insurance Group UNIQA bleu 46.8% të aksioneve të SIGAL UNIQA.

    2007
  • Krijohen 3 kompani të reja Ofrohen pensione private në Shqipëri dhe sigurimet e jetës në Kosovë dhe Maqedoni.

    2011
  • UNIQA bëhet aksioneri më i madh UNIQA zotëron 86.9% të aksioneve të SIGAL UNIQA.

    2016
Fillon aktivitetin

SIGAL sh.a është themeluar më 22 shkurt 1999 në vijim të liberalizimit të tregut shqiptar të sigurimeve.

1999

Aksioneri i parë i huaj

Fondi Amerikan bleu 13.3% të aksioneve të SIGAL sh.a duke u kthyer ne investitorin e pare te huaj ne tregun e sigurimeve.

2003
Zgjerohet aktiviteti

Hapen dy kompani të reja në Shqipëri dhe Maqedoni, SIGAL Life Shqipëri dhe SIGAL Maqedoni.

2004
Pjesë e UNIQA Insurance Group

UNIQA bleu 46.8% të aksioneve të SIGAL UNIQA.

2007
Krijohen 3 kompani të reja

Ofrohen pensione private në Shqipëri dhe sigurimet e jetës në Kosovë dhe Maqedoni.

2011
UNIQA bëhet aksioneri më i madh

UNIQA zotëron 86.9% të aksioneve të SIGAL UNIQA.

2016