Sigurimi Anti-Tumor

Ndihma financiare që ju nevojitet në luftën kundër tumorit malinj.

Merrni përfitime në para për trajtimin e tumorit malinj

  • Dëmshpërblim në masën e shumës së siguruar në formë të menjëhershme.
  • Opinion i dytë mjekësor nga qendrat mjekësore më të specializuara në botë për çdo diagnozë të identifikuar
  • Tarifë mujore e përballueshme për këdo

Merr tarifën e Sigurimit Anti-Tumor, TANI!

Loading

Kush mund të sigurohet?

Çdo person që është rezident në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, nga mosha 0-80 vjeç.

Mbulimet e Sigurimit

Faza e sëmundjes

Limitet

kancer invaziv

100% e shumës së siguruar

Tumor beninj në kokë

100% e shumës së siguruar

Tumoret malinje mund të shkatërrojë ambiciet tona në jetë dhe të na lërë me shqetësime emocionale dhe financiare.

Sigurimi Anti-Tumor nga SIGAL UNIQA do të ndihmojë në lehtësimin e barrës suaj financiare, që ju mund të përqendroheni në luftimin e sëmundjes:

Pagesa e menjëhershme

Një shumë e menjëhershme në masën 100% të shumës së siguruar do t'ju paguhet në rast diagnostifikimi me tumor malinj.

Aprovim i menjëhershëm

Nuk kërkohet kontroll mjekësor. Thjesht përgjigjuni pyetjes: "A jeni diagonistifikuar më parë me tumor malinj?"

Tarifë ekonomike

Merrni mbulim të plotë të sigurimit Anti-Tumor duke filluar me 15 Euro në muaj.

Përfitimet kryesore të mësipërme i nënshtrohen termave dhe kushteve të siguracionit.

Tiparet e Policës së Sigurimit Anti-Tumor:

  • Nuk plotëson pyetësor shëndetësor
  • Kualifikohesh menjëherë nëse nuk je diagnostikuar më parë me tumor malinj dhe as nuk po trajtohesh aktualisht
  • Zona e mbulimt është e pa limituar
  • Skemë që pranon në sigurim çdo individ deri në 80 vjeç
  • Shuma monetare që zgjedh i siguruari akordohet menjëherë pas diagnositikimit.
  • Opinion i dytë mjëkësor për çdo diagnozë të gjetur (jo vetëm tumoret malinje) dhe për të marrë mendim të specializuar për mënyrën më të avancuar të trajtimit;

Shembuj përfitimi:

Genti

Në moshën 50-vjeçare, Genti bleu Sigurimin Anti-Tumor tek SIGAL UNIQA dhe e pagoi tarifën e sigurimit për 5 vite njëherësh. Në vitin e 3-të, ai u diagnostikua me kancer të prostatës që kishte përparuar në fazën e fundit. Sipas planit të Sigurimit, Gentit do t'i paguhet një shumë parash prej 100% të shumës së siguruar për të ndihmuar në lehtësimin e barrës së tij financiare. Akordimi i shumës së siguruar e mbyll përgjegjësinë e SIGAL UNIQA ndaj të siguruarit dhe primi i parapaguar për dy vitet e tjera i kthehet atij në llogari.

Shembull ilustrues i primit mujor për një femër dhe mashkull të moshës 40 vjeçare që zgjedhin një shumë të siguruar, 20,000 euro

Në këtë prim përfshihen të gjitha taksat si edhe mundësia për të marrë Opinion mjekësor të dytë nga klinika të specializuara në botë për çdo diagnozë të identifikuar.

Në këtë prim përfshihen të gjitha taksat si edhe mundësia për të marrë Opinion mjekësor të dytë nga klinika të specializuara në botë për çdo diagnozë të identifikuar.

Femër: 12 Euro në muaj

Mashkull: 7.5 Euro në muaj

Pyetjet më të shpeshta

1. Cilat mosha mund të sigurohen me policën e Sigurimit Anti-Tumor?

Kjo policë sigurimi ofrohet për çdo rezident në Shqipëri, mosha 0-80 vjeç.

2. Si llogaritet primi i sigurimit?

Primi i sigurimit kalkulohet referuar: moshës, gjinisë dhe limitit/shumës maksimale për dëmshpërblim që vetë i siguruari zgjedh.

3. Kush e vendos shumën e sigurimit?

Shumën e siguruar e zgjedh vetë i siguruari, duke filluar nga 5,000 euro.

4. A ka periudhë pritjeje polica e Sigurimit Anti-Tumor?

Po. kjo policë sigurimi parashikon periudhë pritjeje 180 ditë për sigurim familjar dhe 90 ditë për sigurime në grup.

5. Cilat ngjarje mbulon polica e Sigurimit Anti-Tumor

Tumoret Malinje dhe Tumorin Beninj në Kokë. Polica ka vetëm 2 ngjarje: Kancerin dhe tumorin beninj në kokë.

6. Si mund ta paguaj primin e sigurimit?

Policat e sigurimit mund të kenë vlefshmëri, 2 vjeçare, 5 vjeçare ose 10 vjeçare.<br />
Pagesa e primit kryhet vitin e parë për dy vite rresht dhe në vijimësi çdo vit. Mospagesa e primit në afatin e parashikuar në policë, përbën arsye për ndërprerjen e menjëhershme të mbulimit.

7. Çfarë ndodh nëse e kam blerë policën e sigurimit për disa vjet dhe nuk më ndodh asgjë?

Kjo është ngjarja më fatlume e çdo individi që zgjedh të jetë i mbrojtur finaciarisht nëse i ndodhin të tilla risqe.

8. Çfarë ndodh nëse e kam blerë policën e sigurimit dhe më ndodh ngjarja e sigurimit gjatë periudhës së pritjes?

Nëse i siguruari diagnostikohet me Kancer gjatë periudhës së pritjes nuk përfiton dëmshpërblim. Për 180 ditë kontrata është “e ngrirë”. Periudha e pritjes aplikohet vetëm vitin e parë të sigurimit ose nëse e rinovon policën në formë joautomatike.