Sigurimet Inxhinierike

Investimi juaj është i ekspozuar në mënyrë kostante kundrejt eventeve të papritura dhe të paparashikuara, duke filluar që nga kushtet e motit dhe të papriturat e shtresave të nëntokës, mbi të cilën ju ngrini themelet e veprave tuaja dhe deri tek pakujdesitë e kapitalit human, në zbatimin me përpikmëri dhe rigorozitet të specifikave të projektit, rregullave të sigurimit në ndërtim, montim etj.

Mbrojtje e plotë për projektet tuaja

Për të ndarë riskun, siç bënë dikur themeluesit e Lloyds që ishin veçse disa tregtarë mallrash dhe ndanë riskun e njëri-tjetrit nëpërmjet një marrëveshje xhentëllmenësh, juve ju nevojitet një partner. Këtë partner ju mund ta gjeni vetëm tek SIGAL, i cili është i gatshëm të jetë i vëmendshëm kundrejt detajeve dhe eventeve të paparashikuara, në mënyrë që ju të ecni përpara për plotësimin dhe arritjen në kohë të realizimit të projekteve tuaja. Ju nuk keni pse të mendoni se, sa do të jetë humbja në rast se objekti dëmtohet nga rreziqet natyrore, tërmeti, përmbytja, rrëshqitja e tokës apo zjarri, eksplozioni, vjedhja, apo një punëtor nuk është i kujdesshëm. Kjo, sepse për të gjitha këto, SIGAL ka zgjidhje gamën e gjerë të produkteve të sigurimit dhe konkretisht, sigurimin e rreziqeve gjatë ndërtimit, montimit, përgjegjësinë ndaj palëve të treta në projekt, sigurimin e makinerive, sigurimin nga “humbja e fitimit nga dëmtimi i makinerisë” etj.

sigurimi 10vjecar

Sigurimi 10 vjeçar i Përgjegjësisë së Ndërtuesit

Sipas Vendimit të Këshillit të Ministrave të gjithë ndërtuesit që shesin një pasuri të paluajtshme qoftë me funksion banimi apo biznesi duhet që t’i dorëzojnë blerësit një policë sigurimi me afat 10 vjeçar.
Kjo police sigurimi mbulon Pergjegjesine e Ndertuesit/Zhvilluesit apo Investitorit per humbjet dhe demet e pesuara nga Perfituesi si dhe ato te palëve të treta per te cilet ai mbahet pergjegjes duke perfshire edhe shpenzimet dhe kostot ligjore për mbrojtjen e interesave të tij gjatë procesit të gjykimit, me vertetimin e ngjarjes se siguruar, kur per shkak te tokes ose defekt te ndertimit, ndërtimi shembet tërësisht ose pjesërisht, ose paraqet rrezik të dukshëm shembjeje ose defekte të tjera të rënda, që shfaqen pas lidhjes së kontratës së kalimit të pronësisë qe rezulton me pasoja në:

  • Deme materiale, ne pasurine e transferuar apo kaluar Perfituesit (bleresi i pasurise se paluajtshme) nga i Siguruari.
  • Sendeve apo personave të palëve të treta, që nënkupton dëmtime fizike, demtime trupore ose vdekje ose shkatërrim te pronës në zoterim të çdo personi ose enti qe nuk eshte pale ne kete kontrate (deme ne sende), te shkaktuar nga ngjarja aksidentale si pasoje e shembjes teresore apo te pjesshme te objektit te siguruar ndertimor.
  • Ky sigurim eshte ne perputhje te plote me VKM nr.650 date 02.10.2019 si dhe VKM nr.693 date 02.10.2019
risqet ne ndertim

Sigurimi i të gjitha rreziqeve në ndërtim

Ky produkt është për të gjithë ndërtuesit e pallateve, fabrikave, uzinave, aeroporteve, urave, autostradave. Polica e sigurimit ofron mbulimin në sigurim nga të gjitha rreziqet për fazën e ndërtimit të objekteve dhe gjithashtu edhe për një afat garancie pas përfundimit të punimeve. Mbulimi përfshin si dëmet e pësuara nga i siguruari (kontraktuesi apo nënkontraktuesi i punimeve), ashtu edhe dëmet që i siguruari mund t’i shkaktojë të tretëve.
Sa kushton ky sigurim? Primet për këtë sigurim variojnë nga 0,05% deri në 0,6% e shumës së siguruar, në varësi të llojit të objektit, natyra e objektit dhe kushtet e ndërtimit, vlera e punimeve të kontraktuara dhe makinerive të punës, limiti i përgjegjësisë si dhe nga kohëzgjatja e ndërtimit dhe afatit të garancisë.

Male two workers down height tank rope access inspection of thickness shell plate storage tank gas propane safety work at height.

Sigurimi i të Gjitha Rreziqeve Në Montim

Nëpërmjet kësaj police sigurimi SIGAL UNIQA merr përsipër të paguajë për dëmtimet e punimeve në të gjitha fazat e montimit të makinerive dhe pajisjeve në objektet industriale. Gjithashtu, ne paguajmë edhe për dëmtimet ndaj palëve të treta, si për ato trupore ashtu dhe për ato pasurore, gjithashtu dhe shpenzimet për pastrimin e mbeturinave që shkaktohen nga ndodhja e një rasti sigurimi.
Sa kushton ky sigurim? Primet për këtë sigurim variojnë nga 0,1% e shumës së siguruar deri në 0,5% e shumës së siguruar, në varësi montimeve që do të kryhen.

Cranes in a seaport

Sigurimi i Makinerive

Kjo është polica përmes së cilës sigurohen makineritë në njësitë industriale. Ne marrim përsipër të riparojmë ose zëvendësojmë humbjet ose dëmtimet fizike që mund të pësojnë makineritë në mënyrë të papritur dhe aksidentale gjatë procesit të punës.
Sa kushton ky sigurim? Primet për këtë sigurim variojnë nga 0,2% deri në 0,5% e shumës së siguruar, në varësi montimeve që do të kryhen.

Cfare dokumentash kerkohen?

  • Kopje e kontrates me Investitorin
  • Plotesimi i Pyetesorit te marrjes ne sigurim
  • Grafiku kohor i punimeve
  • Preventivi i Punimeve
  • CV e shoqerise

Pyetjet më të shpeshta

Për Çfarë arsye nevojitet polica ”Të gjitha rreziqet në ndërtim” ?

  • Arsyeja kryesore  për të blerë një policë “Të gjitha rreziqet në ndërtim” është të mbrojë punimet për të cilat ju jeni kontraktuar të zhvilloni. Për shembull: në rast se ju po ndërtoni/rikonstrukturoni një godinë e cila merr flakë, atëhere klienti juaj pret që ju të mbaroni punimet, por nuk do t’ju paguajë përsëri që t’i përfundoni ato pas dëmit që ndodhi. Në këtë rast ndërhyn polica “Të gjitha rreziqet në ndërtim “e cila mbulon kostot e riparimit apo rindërtimit të punimeve të kryera në kantier.Në shumicën dërrmuese të rasteve, kjo lloj police është e detyrueshme nga kontrata që do të lidhni me autoritetin kontraktor/financuesin e projektit.

Kur duhet të njoftojmë që një aksident ka shkaktuar dëme në punimet e kontraktuara?

  • Ju duhet të njoftoni agjentin, ose brokerin ose siguruesin sa më shpejt  të  jetë  e mundur. Ne do të japim asistencë të menjëhershme.

Dëshironi të dini më shumë për produktet tona?
Na kontaktoni.

Ekipi ynë i specialistëve do t'ju ndihmojë të:

  • Mësoni për paketat dhe përfitimet e produkteve tona
  • Merrni një ofertë individuale
  • Planifikoni një takim personal
  • Zgjidhni shërbimin e duhur për ju

Na Telefononi falas në 0800 31 31

    Emri *

    Emaili *

    Nr. Cel *

    Të dhënat tuaja personale do të përdoren vetëm për qëllimin e ofrimit të informacionit shtesë rreth produkteve të SIGAL UNIQA