Sigurimi i jetës me kursim

Kursimi i parave shpesh herë duket i vështirë por nuk është i pamundur, veçanërisht nëse e planifikojmë në kohën dhe mënyrën e duhur.
Me paketat e sigurimit të jetës me kursim mund të siguroni jetën e të kurseni një shumë parash të cilën e përcaktoni vetë.

 

Sigurim Jetë me Kursim - Sot për Nesër

Pension privat i kombinuar me sigurimin e jetës

“Sot për Nesër” është mënyrë kursimi (investimi) afatgjatë për të siguruar të ardhura të mjaftueshme, për një pension privat shtesë krahas atij shtetëror. Në rast fatkeqësie përgjatë periudhës së sigurimit, familjarët tuaj përfitojnë automatikisht të gjithë shumën e siguruar, në momentin e ndodhjes së fatkeqësisë pavarësisht sesa këste janë paguar.

Shembull **
Mashkull 35 vjeç

Primi vjetor Shuma e siguruar (Lekë)*
(Lekë) 10 vjet 15 vjet 20 vjet
50,000 514,800 847,019 1,224,676
70,000 720,720 1,185,826 1,714,546
100,000 1,029,599 1,694,038 2,449,351

 

*Shuma e siguruar në kontratë është shumë e garantuar, ndërkohë që shuma e përfitueshme në maturim mund të jetë më e lartë në varësi të të ardhurave nga investimi i fondeve në dispozicion.
** Në shembullin e mësipërm të dhënat janë indikative dhe në raste specifike ndryshojnë në varësi të kushteve të kontratës.

 


Sigurim Jetë me Kursim - Kasa për Fëmijë

Depozitë kursimi për fëmijën e kombinuar me sigurimin e jetës së prindit.

Është një mënyrë kursimi (investimi) afatgjatë për prindërit, të cilët duan të sigurojnë të ardhmen e fëmijëve të tyre, në mënyrë që kur të rriten të kenë të ardhura të mjaftueshme për shkollim apo mundësi biznesi etj.

Shembull **

Babai 32 vjeç  Nëna 27 vjeç
Primi vjetor  Shuma e siguruar (Lekë)*
(Lekë)  10 vjet 15 vjet 20 vjet
50,000  513,085 842,578 1,216,098
100,000  1,026,170 1,685,156 2,432,195
150,000  1,539,255 2,527,733 3,648,293

 

*Shuma e siguruar në kontratë është shumë e garantuar, ndërkohë që shuma e përfitueshme në maturim mund të jetë më e lartë në varësi të të ardhurave nga investimi i fondeve në dispozicion.
** Në shembullin e mësipërm shuma e siguruar do të jepet menjëherë me vdekjen e njërit nga pridërit. Të dhënat e mësipërme janë indikative dhe në raste specifike ndryshojnë në varësi të kushteve të kontratës.