SIGAL Insurance Group
SIGAL sh.a u themelua në 22 Shkurt 1999, pas liberalizimit të tregut të sigurimeve në Shqipëri dhe më pas u riemërua SIGAL IG, nga një grup investitorësh vendas, me në krye Z. Avni Ponari, një personalitet i njohur në tregun e sigurimeve si edhe në një sërë biznesesh me ndikim të madh në ekonominë e vendit.
Falë strategjisë së shkëlqyer, modelit të biznesit, menaxhimit financiar nga drejtuesit dhe punës së palodhur të punonjësve të saj, SIGAL sh.a u rrit shpejt, duke fituar një pozicionim dominues dhe të fuqishëm duke e shndërruar atë në kompaninë më të madhe të sigurimeve në vend dhe udhëheq me rreth 30 % të tregut të sigurimeve.
SIGAL sh.a është kompania e parë që tërhoqi vëmendjen dhe potencialin kapitalizues të investitorëve të huaj, fillimisht nëpërmjet Fondit Shqiptaro-Amerikan të Ndërmarrjeve, që bleu 13.3% të aksioneve të kompanisë dhe më pas të gjigandit austriak të sigurimeve në të gjithë Evropën Juglindore, UNIQA Group Austria.
Sot, SIGAL IG është kompaninë lider më e suksesshme, më e madhe dhe më e besuar e sigurimeve në rajon, vlerësuar si i tillë nga rrjeti i klientëve dhe partnerëve të saj. SIGAL IG është shndërruar në një grup rajonal sigurimesh, me 8 kompani sigurimi Jetë dhe Jo-Jetë, Risigurime dhe Fond Pensionesh. SIGAL IG është kompania e vetme që ofron të gjitha klasat e sigurimit me 42 produkte, me rreth 2,000 punonjës dhe agjentë, dhe mbi 1,200 zyra ku ajo operon dhe zhvillon aktivitetin e saj në 3 shtete: Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.
SIGAL është kompania më e madhe dhe më e besuar e Sigurimeve

SIGAL Life Insurance Group
SIGAL Life sh.a u themelua në 30 Gusht 2004 dhe u autorizua nga Autoriteti Mbikqyrës i Sigurimeve për kryerjen e sigurimeve të jetës dhe regjistruar në QKR me NUIS K51423801Q.
SIGAL Life dhe ofron një gamë të gjerë produktesh sigurimi për të gjitha klasat e jetës. SIGAL Life kryeson tregun shqiptar të sigurimeve të jetës duke zotëruar mesatarisht 40% të tij. Informacioni I detajuar për tregun e sigurimeve të jetës, mund të gjendet në faqen zyrtare të Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare përmes linkut vijues: www.amf.gov.al
SIGAL Invest
SH.A.F.P SIGAL LIFE Insurance group, është një shoqëri aksionare, me seli në adresën: Rr.Ukraina e Lirë, Tiranë. SH.A.F.P është regjistruar pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit më datë 31/01/2006, liçensuar shoqëri administruese me vendimin e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF) me liçensë nr. 2, datë 30.03.2011.
Shoqëria ka për objekt të veprimtarisë së saj: mbledhjen dhe investimin e fondeve të pensioneve, në përputhje me dispozitat e ligjit, si dhe në përputhje me parimin e shpërndarjes së riskut (diversifikim), për ofrimin e përfitimeve të pensionit për personat që anëtarësohen në Fond. Shoqëria administruese ka dhe funksionin e kryerjes së pagesave të pensionit si dhe çdo objekt tjetër të lejuar nga legjislacioni dhe që nuk vjen në kundërshtim me aktet ligjore dhe nënligjore për fondet e pensionit vullnetar.

Kultura e korporatës
Klienti i pari
Ne jemi të fokusuar me vendosmëri në nevojat e klientëve tanë.
Thjeshtësia
Ne veprojmë dhe mësojmë nga gabimet.
Përgjegjësi
Ne inkurajojmë njëri-tjetrin për të marrë përgjegjësi.
Integriteti
Ne i mbajmë premtimet tona.
Komuniteti
Ne bashkëpunojmë përtej kufijve të zakonshëm.
Bordi Mbikëqyrës
Menaxherë të lartë të cilët motivojnë, frymëzojnë dhe e çojnë kompaninë përpara
Historia jonë
Që nga viti 1999, SIGAL është një simbol i besueshmërisë dhe korrektësisë për klientët dhe partnerët e saj. SIGAL u ofron konsumatorëve shqiptarë zgjidhje moderne sigurimesh bazuar në një portofol të gjerë produktesh në të gjitha clasat e sigurimit të Jo-Jetës, Jetës dhe Pensioneve Private.

25 vite histori suksesi
Me 3 kompani Sigurimi Jo-Jetë, 3 Sigurimi Jete, 1 kompani risigurimi dhe 1 Fond Pensioni Vullnetar, SIGAL është një grup rajonal sigurimesh dhe numëron mbi 1.2 milionë klientë, mbi 100 milionë Euro prime vjetore dhe mbi 500 milionë Euro dëme të paguara.
2024

15 vite UNIQA, 15 vite unikë
Kompania më e madhe e sigurimeve në Shqipëri, SIGAL UNIQA kremtoi në 23 mars 15-vjetorin e hyrjes të të parit investitor strategjik në tregun shqiptar të sigurimeve, UNIQA.
2022

20 Vjet Histori Suksesi
Me rastin e 20-vjetorit SIGAL UNIQA ideaoi dhe realizoi një vepër, skulpturë, në shenjë falënderimi dhe mirenjohjeje për klientët, stafin, partnerët dhe të gjithë bashkëudhëtarët e SIGAL UNIQA ndër vite. Gjithashtu z. Avni Ponari, u nderua nga Presidenti i Austrisë me dekoratën “GRAND DECORATION OF HONOUR”.
2019

UNIQA bëhet aksioneri më i madh
UNIQA zotëron 86.9% të aksioneve të SIGAL UNIQA.
2016

Krijohen 3 kompani të reja
Ofrohen pensione private në Shqipëri dhe sigurimet e jetës në Kosovë dhe Maqedoni.
2011

Pjesë e UNIQA
Insurance Group UNIQA bleu 46.8% të aksioneve të SIGAL UNIQA.
2007

Zgjeron aktivitetin
Hapen dy kompani të reja në Shqipëri dhe Maqedoni, SIGAL Life Shqipëri dhe SIGAL Maqedoni.
2004

Aksioneri i parë i huaj
SIGAL lider i tregut të sigurimeve dhe zotëron 31% të tij. Fondi Shqiptaro-Amerikani Ndërmarrjeve u bë aksioneri i parë i huaj. Gjithashtu SIGAL zgjeroi aktivitetin në Kosovë përmes SIGAL Kosova.
2003

Fillon aktivitetin
SIGAL sh.a është themeluar më 22 shkurt 1999 në vijim të liberalizimit të tregut shqiptar të sigurimeve.
1999
SIGAL IG është një prej grupeve më të mëdha të sigurimeve në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.


SIGAL Kosovë
SIGAL Insurance Group është një prej grupeve më të mëdha të sigurimeve në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.

SIGAL Maqedoni
SIGAL Insurance Group është një prej grupeve më të mëdha të sigurimeve në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.
Dëshironi të dini më shumë për produktet tona?
Na kontaktoni.
Ekipi ynë i specialistëve do t'ju ndihmojë të:



