Si te veproni ne rast demit?
Informohuni mbi procedurat që duhen ndjekur për të raportuar shpejt dhe thjeshtë dëmin që keni pësuar.
Sigurimet e automjetit
Nëse keni sigurimin TPL të automjetit dhe jeni përfshirë në një aksident, dokumentacioni për dëmshpërblim që duhet të dorëzoni pranë Departamentit të trajtimit të dëmeve Motorike nëDrejtorinë e Përgjithshme është:
- Kërkesa për dëmshpërblim;
- Proces verbali i konstatimit të shkeljes nga Policia Rrugore për ngjarjen ose vendimi i formës së prerë i gjykatës (Vendimi i Prokurorisë për ngjarjen), kur në aksident rezultojnë dëme shëndetësore;
- Fotografi të mjetit/mjeteve të përfshira në aksidente, në vendin e ngjarjes;
- Foto të mjeteve/objektit të përfshira në aksident;
Formulari i Vertetimit miqësore të ngjarjes
- Leja e qarkullimit të mjetit/dokument pronësie objekti;
- Policën e sigurimit të mjetit të dëmtuar;
- Dëshmi e aftësisë për drejtimin e mjetit;
- Certfikata e kontrollit teknik;
- Autorizim përdorimi (nëse nuk është pronar i mjetit);
- Autorizim përfaqësimi për të kryer procedurat;
- Deklarata e të dëmtuarit;
Çdo dokument tjetër që kërkohet nga siguruesi.
NE RAST DEMI SIGURIMI I AUTOMJETIT KASKO
Nëse keni sigurimin KASKO të automjetit dhe jeni përfshirë në një aksident, dokumentacioni për dëmshpërblim që duhet të dorëzoni pranë Departamentit të trajtimit të dëmeve Motorike në Drejtorinë e Përgjithshme është:
- Kërkesa për dëmshpërblim;
- Njoftimin e siguruesit pë rastin e dëmit (tel. fax. e-mail)
- Fotografi të mjetit/mjeteve të përfshira në aksidente, në vendin e ngjarjes;
- Deklarata e të dëmtuarit;
Dokumentat e mjetit përfitues:
- Lejen e qarkullimit;
- Policat e sigurimit: TPL + KASKO;
- Dëshmi e aftësisë për drejtimin e mjetit;
- Certifikata e kontrollit teknik;
Çdo dokument tjetër që kërkohet nga Siguruesi.
NE RAST DEMI SIGURIMI I AUTOMJETIT MINIKASKO
Nëse keni sigurimin MINIKASKO të automjetit dhe jeni përfshirë në një aksident, dokumentacioni për dëmshpërblim që duhet të dorëzoni pranë Departamentit të trajtimit të dëmeve Motorike në Drejtorinë e Përgjithshme është:
- Kërkesa për dëmshpërblim;
- Proces verbali i Policisë Rrugore
- Njoftimin e siguruesit pë rastin e dëmit (tel. fax. e-mail)
- Fotografi të mjetit/mjeteve të përfshira në aksidente, në vendin e ngjarjes;
- Deklarata e të dëmtuarit;
- Dokumentat e mjetit përfitues:
Dokumentat e mjetit përfitues:
- Lejen e qarkullimit;
- Policat e sigurimit: TPL + MINIKASKO;
- Dëshmi e aftësisë për drejtimin e mjetit;
- Certifikata e kontrollit teknik;
- Çdo dokument tjetër që kërkohet nga Siguruesi.
Sigurimi i shëndetit dhe aksidenteve
NE RAST DEMI SIGURIMI I SHENDETIT PRIVAT
Nëse keni siguruar shëndetin tuaj tek SIGAL UNIQA Group AUSTRIA dhe keni marrë shërbime brenda ose jashtë rrjetit mjekësor të SIGAL UNIQA, ju lutem plotësoni kërkesën për rimbursim dhe dorëzijeni pranë Departamentit të trajtimit të dëmeve të shëndet.
FORMULAR “KËRKESË PËR ASISTENCË/AUTORIZIM PARAPRAK”
Kjo kërkesë plotësohet për shërbime të planfikuara, për të cilat personi i siguruar sipas kushteve të kontratës duhet të kërkojë Autorizimin Paraprak nga SIGAL.
NE RAST DEMI SIGURIMI I SHENDETIT NE UDHETIM
Nëse keni bërë sigurimin e shëndetit në udhëtim të SIGAL UNIQA Group AUSTRIA dhe keni marrë shërbime mjekësore si pasojë e një sëmundje apo aksidenti gjatë qëndrimit në një vend të huaj, ju lutem plotësoni njoftimin e ngjarjes së siguruar dhe dorëzojeni pranë Departamentit të Shëndetit.
NE RAST DEMI SIGURIMI NGA AKSIDENTET
Nëse jeni siguruar nga aksidentet personale pranë SIGAL UNIQA Group AUSTRIA dhe jeni aksidentuar, ju lutem plotësoni njoftimin e ngjarjes së siguruar dhe dorëzojeni pranë Departamentit trajtimit të dëmeve të Shëndetit në Drejtorinë e Përgjitshme.
NE RAST DEMI COVID-19
Nëse jeni siguruar nga Covid-19 pranë SIGAL UNIQA Group AUSTRIA, ju lutem plotësoni njoftimin e ngjarjes së siguruar dhe dorëzojeni pranë Departamentit trajtimit të dëmeve të Shëndetit në Drejtorinë e Përgjitshme.
Sigurimet e jetës
Në rast dëmi Sigurimet e Jetës së Kombinuar me Afat
Nëse jeni siguruar me Jetë me Afat e kombinuar pranë SIGAL Life UNIQA Group AUSTRIA, ju lutem plotësoni dokumentet e mëposhtëm dhe dorëzojini pranë Departamentit trajtimit të dëmeve të Sigurimit të Jetës në Drejtorinë e Përgjithshme.
Dokumentaciioni ne rast ndodhje të ngjarjes së siguruar
Njoftimi i ngjarjes së sigurimit Humbje Jete
Njoftimi i ngjarjes së sigurimit Sëmundje Kritike
Njoftimi i ngjarjes së sigurimit për Paaftësi nga aksidentet
Sigurimet e pronës
NE RAST DEMI SIGURIMI I PASURISE
Nëse keni siguruar pasurinë tuaj tek SIGAL UNIQA Group AUSTRIA dhe keni pësuar një dëm ju lutem plotësoni deklaratën e dëmit dhe dorëzojeni pranë Departamentit të trajtimit të dëmeve të Pasurisë.
Shkarkoni formularin
NE RAST DEMI SIGURIMI I PERGJEGJESISE
Nëse keni Sigurimin e Përgjegjësisë tek SIGAL UNIQA Group AUSTRIA dhe keni pësuar një dëm ju lutem plotësoni deklaratën e dëmit dhe dorëzojeni pranë Departamentit të trajtimit të dëmeve të Pasurisë.
Shkarko Formularin
NE RAST DEMI SIGURIMI C.A.R.
Nëse keni Sigurimin C.A.R. tek SIGAL UNIQA Group AUSTRIA dhe keni pësuar një dëm ju lutem plotësoni deklaratën e dëmit dhe dorëzojeni pranë Departamentit të trajtimit të dëmeve të Pasurisë.
Shkarko Formularin
NE RAST DEMI SIGURIMI NGA AKSIDENTET
Nëse jeni siguruar nga aksidentet personale pranë SIGAL UNIQA Group AUSTRIA dhe jeni aksidentuar, ju lutem plotësoni njoftimin e ngjarjes së siguruar dhe dorëzojeni pranë Departamentit trajtimit të dëmeve të Shëndetit në Drejtorinë e Përgjitshme.