Shërbimet që ofron
TeleShëndet

Këshillim me mjek 24/7

Me TeleShëndet ju mund të telefononi një doktor të licensuar me telefonate ose video, në çdo orë të ditës apo natës, dhe të këshilloheni për çdo shqetësim shëndetësor që mund të keni.

Shkarkoni kartelën tuaj mjekësore

Ju keni mundësi të ngarkoni ezkaminimet tuaja mjekësore dhe te shkarkoni në kohë reale kartën tuaj mjekësore, ku keni të gjitha vizitat, këshillat dhe ilaçet e rekomanduar nga mjeku

Merrni një recetë mjekësore online

Në rast kur mjekët ju rekomandojnë një medikament ata mund tju lëshojnë një recetë elektronike të cilën e printoni dhe ia tregoni farmacistit tuaj.

Përfitoni zbritje për shërbimet

Me Teleshëndet ju përfitoni 10-50% ulje
për shërbime mjekësore në
rrjetin mjekësor SIGAL

Çmime të perballueshme për këdo.

Sa kushton shërbimi TeleShëndet?

Zgjidhni paketën tuaj të shërbimit TeleShëndet

PAKETA SPORTISTE PRIMI VJETOR
10,000 Lekë/Person
1. Konsultim me Video dhe audio me mjek të përgjithshëm 24/7 ne aplikacionin Teleshendet
2. Check up - 1 herë në vit (shiko listen e ekzaminimeve ne aplikacionin Teleshëndet)
3. Deri në 2,000 euro shpërblim në rast ndërhyrje kirurgjikale si pasojë e një aksidenti
4. Fizioterapi me 50% zbritje në rrjetin mjekësor SIGAL TELESHENDET
5. Vizitë okulisti falas
6. Xhama syzesh me zbritje
7. Vizite Dentisti falas & higjenizim me zbritje 60%
8. Deri në 50% zbritje në rrjetin SIGAL TELESHENDET
PAKETA FEMIJE PRIMI VJETOR
5,000 Lekë/Person
1. Konsultim me Video dhe audio me mjek të përgjithshëm 24/7 ne aplikacionin Teleshëndet
2. Check up 1 herë në vit (shiko listen ne aplikacionin Teleshëndet)
3. Vizitë okulisti falas
4. Xhama syzesh me zbritje
5. Vizitë Dentisti falas & higjenizim me zbritje 60%
6. Fizioterapi me 50% zbritje në rrjetin mjekësor SIGAL TELESHENDET
7. Deri në 50% zbritje në rrjetin SIGAL TELESHENDET
PAKETA TE RRITUR PRIMI VJETOR
10,000 Lekë/Person
1. Konsultim me Video dhe audio me mjek të përgjithshëm 24/7 ne aplikacionin Teleshendet
2. Deri në 2,000 euro shpërblim monetar fiks në rast diagnostikimi me sëmundje malinje
3. Deri në 1,000 euro shpërblim monetar fiks në rast ndërhyrje kirurgjikale
4. Check up 1 herë në vit (shiko listen e ekzaminimeve ne aplikacionin Teleshëndet)
5. Vizitë okulisti falas
6. Xhama syzesh me zbritje
7. Vizite Dentisti falas & higjenizim me zbritje 60%
8. Fizioterapi me zbritje ne Klubin e Shëndetit SIGAL
9. Deri në 50% zbritje në rrjetin SIGAL TELESHENDET

RRJETI MJEKËSOR TELESHËNDET

Loading

PËRIFTIME NGA PARTNERËT

telefoni 2

Çfarë është TeleShëndet?

TeleShëndet është një aplikacion për telefon celular android dhe iphone, i cili nëse shkarkohet në telefonin tuaj, ju mundëson të komunikoni 24/7 me mjekë të përgjithshëm për çdo ankesë që mund të keni.

MJEKU NJË TELEFONATË LARG

Çfarë specialiteti kanë mjekët?

Mjekët janë mjekë të përgjithshëm, të liçensuar në Urdhrin e Mjekut.
Gjithashtu mjekët janë mjekë pediatër specialistë.
Nëse ankesa juaj ka nevojë për një specialist, ju mund
ta diskutoni problematikën tuaj me mjekun e përgjithshëm
dhe nga ai/ajo të merrni rekomandimin
se cilin specialist duhet të kërkoni për t’u vizituar.

specialiteti i mjekeve-01
rrjeti mjekesor-01

PËRFITIME PLUS NGA SHËRBIMI TELESHËNDET

Përfitoni zbritje në
rrjetin mjekësor SIGAL

Të gjithë klientët e TeleShëndet pajisen me një kartë.
Sa herë që shkoni për të marrë një shërbim mjekësor
në një nga klinikat dhe spitalet e rrjetit mjekësor të
SIGAL UNIQA ju do të përfitoni 10% deri në 50% zbritje.

SCREENSHOTS

Përdorim i thjeshtë

Doni të telefoni nje mjek? Apo doni të shikoni kartelën tuaj mjekësore. Komunikimi më i thjeshtë se kurrë.

Çmime të perballueshme për këdo.

Sa kushton shërbimi TeleShëndet?

Zgjidhni paketën tuaj të shërbimit TeleShëndet

PAKETA INDIVIDUALE CMIMI VJETOR
5,000 Lekë/Person
Konsultohu me një mjek 24h/7d për 365 ditë
Shkarko në kohë reale kartelën mjekësore
Ngarko dhe shiko përgjigjet e ekzaminimeve në çdo kohë
Merr një recete mjekësore online
Përfitoni zbritje në shërbimet mjekësore në rrjetin mjekësor SIGAL
Shiko në kohë reale proçesin e rimbursimit të praktikës tënde shëndetësore
Checkup
PAKETA FAMILJARE CMIMI VJETOR
10,000 Lekë/Familje
Konsultohu me një mjek 24h/7d për 365 ditë
Konsulta mjekësore për fëmijët deri në 18 vjeç
Shkarko në kohë reale kartelën mjekësore
Ngarko dhe shiko përgjigjet e ekzaminimeve në çdo kohë
Merr një recete mjekësore online
Përfitoni zbritje në shërbimet mjekësore në rrjetin mjekësor SIGAL
Shiko në kohë reale proçesin e rimbursimit të praktikës tënde shëndetësore

Aplikacioni është në dispozicion falas në
Google Play & App Store

Pyetje të Shpeshta

Çfarë është “Teleshëndet”?

“Teleshëndet” është një aplikacion për telefona celularë (android dhe iphone) në mënyrë që sa herë të keni nevojë për t’u konsultuar me një mjek, të keni mundësi t’a telefononi atë me video ose audio 24/7 dhe kudo ku jeni, brenda apo jashtë Shqipërisë;

Cilat janë disa nga funksionet që më ofron platforma “Teleshëndet”?

Nëpërmjet “Teleshëndet” ju mundësohen:
·        Telefonata Video dhe audio me një mjek të përgjithshëm 24/7 ditë të javës
·        Telefonata Video dhe audio me mjekë specialist, në ditë të caktuara për të cilat ju do të njoftoheni nga aplikacioni nëse e keni të shkarkuar në telefon atë;
·        Mundësinë për të lexuar artikuj në lidhje me shëndetin;
·        Qasje online dhe 24/7 në kartelën tuaj mjekësore. Gjatë telefonatave mjekët do të lënë komente mbi gjendjen mjekësore, ankesat dhe simptomat tuaja dhe rekomandimet e dhëna prej tyre, informacion ky I cili do ndihmojë që gjatë vizitave të ardhshme të keni një historic të gatshëm dhe në xhep, duke shmangur mbi të gjitha mbajtjen e letrave mjekëosre me vete;
·        Akses në kohë reale në kontaktet dhe adresën e klinikave dhe spitaleve me të cilat SIGAL UNIQA ka marrëveshje;
·        Në aplikacion do të keni mundësi të shkarkoni kartën tuaj të sigurimit të shëndetit, elektronikisht në cdo moment.
·        Në aplikacion do të keni mundësi të shikoni 24/7 procesin e rimbursimit për praktikën tuaj shëndetësore;

Si mund t’a shkarkoj në telefonin tim platformën “TeleShëndet”?

Nëse hyn në playstore apo Appstore, në rubrikën search, shkruani Teleshëndet. Instaloni aplikacionin dhe hyni për t’u rregjistruar dhe për të krijoni profilin tuaj personal.

Jam rregjistruar dhe kam një profil personal, por nuk arrij të kryej telefonata as audio dhe as video?

Në mënyrë që të përfitoni nga ky shërbim, ju duhet të keni aktivizuar paketat tona “individuale” apo “familjare”. Këto paketa janë 1-vjecare dhe aktivizohen duke u pajisur me një kartë, e cila shitet në cdo pikë të Autorizuar të SIGAL UNIQA. Ju mund ti blini këto paketa edhe në faqen tonë në ëeb. Na telefononi në 04 2 233 308 për t’u njohur me pikën me të afërt me ju ose për t’ju ofruar asistencë për blerjen ose porositjen e kartave online.

Kujt i ofrohet shërbimi në platformën “TeleShëndet”?

SIGAL e ka krijuar këtë shërbim për klientët dhe të siguruarit. Kjo do të thotë se: ju mund ta blini këtë shërbim në cdo pikë shitje të autorizuar nga SIGAL UNIQA dhe cdo zyrë të saj, apo direct në faqen e ëeb. Gjithashtu, për klientë të caktuar, (psh. policën Silver apo Gold), atëherë këtë shërbim do ta përfitoni falas

Çfarë specialitetit kanë mjekët që përgjigjen në “Teleshëndet”?

Mjekët janë mjekë të përgjithshëm, të liçensuar në Urdhrin e Mjekut. Gjithashtu mjekët janë mjekë pediatër specialistë. Nëse ankesa juaj ka nevojë për një specialist, ju mund ta diskutoni problematikën tuaj me mjekun e përgjithshëm për të kuptuar më saktë specialitetin për të cilin keni nevojë.

Në ç’orë mund të telefonoj?

Nuk ka limit oraresh për të telefonuar. Ky shërbim është i hapur, ditën dhe natën, 365 ditë të vitit.

Ku ndryshon karta individuale nga karta familjare?

Karta individuale mund të përdoret nga 1 person I vetëm dhe mjeku do të konsultojë vetëm simptomat e njërit anëtari në familje.
Ne menyre qe mjeku te konsultoje edhe simptomat apo shqetesimet e anetareve te tjere te familjes tuaj, ju duhet te pajiseni me karten Familjare.

Ku ndryshon “TeleMjekësia” nga “TeleShëndeti”?

Teleshëndet ndryshon nga Telemjekësia, pasi teleshëndet ofron konsulta mjekësore në distancë, ndërsa telemjekësia ofron shërbime mjekësore në distancë.