Sigurimi i pronës dhe biznesit

Prona dhe pajisje

SIGAL UNIQA  ju dëmshpërblen për humbjen, dëmtimin ose shkatërrimin e pasurisë së siguruar në mënyrë të papritur, të paparashikuar dhe aksidentale si pasojë e:

  • zjarrit
  • rrufesë
  • shpërthimit
  • përplasjes ose rënies së një avioni
  • pjesëve ose ngarkesës së tij
  • përpjekjeve për shuarjen e zjarrit
  • prishjeve ose lëvizjeve në lidhje me çdonjërën prej ngjarjeve të mësipërme
  • tërmetit, përmbytjes, stuhisë
  • thyerjes së xhamave
  • akteve terroriste
  • grevave dhetrazirave civile etj.

 

Nderprerja e biznesit

Sigurimi nga ndërprejrja e biznesit është për të gjithë sipërmarrësit dhe administratorët e bizneseve të pavarësisht llojit dhe përmasave të aktivitetit.

Në rastet e dëmtimit të pasurisë, ju duhet të përballoni edhe pasojat që vijnë nga ndërprerja e veprimtarisë ekonomike: mungesa e të ardhurave dhe qarkullimit të parasë. Për këtë qëllim, SIGAL UNIQA ofron të gjitha mundësitë për vazhdimin e qetë të punës tuaj.

Nëpërmjet këtij produkti, SIGAL UNIQA mbulon shpenzimet si pasojë e ndërprerjes së aktivitetit të biznesit nga zjarri apo rreziqet shtesë të tij duke siguruar fitimin neto si dhe kostot fikse.

Keni Pyetje?

+ 355 4 2233 308 Hëne - Premte: 8.00 - 16.00 info@sigal.com.al