Lajme

SIGAL UNIQA renditet ndër kompanitë më të mira në Europën Jug-Lindore

SEE News vlerëson kompaninë ndër 100 kompanitë më të mira

Ofruesi më i madh i të dhënave financiare për Europën Jug-Lindore, SeeNews.com publikoi të dhënat për 100 kompanitë më të mëdha të sigurimeve, të bankave dhe institucioneve të tjera financiare.

Sipas të dhënave nga SeeNews, në renditjen e 100 kompanive më të mëdha të sigurimeve për Europën Jug-Lindore, Shqipëria përfaqësohet me tri kompani sigurimesh, ku bie në sy renditja në vendin e 54 nga 100 e kompanisë SIGAL UNIQA Group Austria.

Kompania më e madhe e sigurimeve në Shqipëri, SIGAL UNIQA Group Austria, rezulton të jetë edhe më e madhja në rajon.

Kjo nuk është hera e parë që kjo kompani shqiptare renditet ndër më të mëdhatë dhe me shërbimin më të mirë ndaj klientëve ndërmjet qindra kompanive të tjera të Europës.

SIGAL UNIQA është një grup i rëndësishëm financiar, i përbërë nga 8 kompania Jetë dhe Jo-Jetë në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni, numëron mbi 1200 punonjës dhe agjentë dhe mbi 500 mijë klientë.

SIGAL UNIQA udhëheq me rreth 30% tregun shqiptar të sigurimeve.