100 përqind
Të ashtuquajturat lëngje me fruta duhet të kenë 100 përqind fruta. Kjo është gjithashtu edhe zgjidhja më e mirë. Këtu, nuk duhet të shtoni sheqer. Megjithatë, kur shtypen ushqyesit që janë tek fibrat dhe tek lëvozhgat humbasin tërësisht.
Nektar, koncentrat dhe të ngjashme
Nëse blini nektar, rekomandohet që të lexoni me kujdes paketimin e produktit. Nektari gjithashtu mund të përmbajë substanca suplementare, përmbajtja minimale e frutave të përshkruara është vetëm 25 deri në 50 përqind. Përbërësit më të zakonshëm janë: tul frutash, ujë, sheqer, apo mjaltë. Kjo redukton cilësinë dhe sasinë e ushqyesve.
Nga ana tjetër, lëngjet e perimeve, filtrohen nga perimet e ngrira, të qëruara, të prera dhe të shtypura. Gjatë këtij procesi, enzimat e perimeve çaktivizohen gjatë procesit të përpunimit të tyre, që do të thotë se, substancat jetësore origjinale nuk janë më aty.‘Smoothies’, që shpesh janë një përzierje e frutave me perime, përgjithësisht duhet të konsumohen me kujdes.
Më mirë është të hani dhe të përtypni
Ekspertët rekomandojnë më shumë fruta dhe perime. Lëngjet krahasur me frutat dhe perimet nga të cilat ato prodhohen përmbajnë më pak vitamina, minerale dhe fibra. Rrjedhimisht, është gjithmonë më mirë që të hani fruta dhe perime të gjalla në ditë. Shumë njerëz janë gjithashtu të pavetëdijshëm për sasinë e madhe të kalorive që konsumojnë kur pinë lëngje të përpunuara me sheqer dhe ëmbëlsues. Ndaj duhet të bëni kujdes.
Lëngjet e frutave dhe të perimeve: çfarë kanë ato me të vërtetë?
Në çdo paketim të lëngjeve të frutave ka një tabelë me të dhënat e përgjithshme të substancave të ndryshme që përmbahen në të. Ju mund të orientoheni më mirë duke i lexuar me kujdes këto të dhëna.
Shumica e frutave dhe e perimeve përmbajnë vitamin C. Për shembull, kjo vlen jo vetëm për lëngun e famshëm të portokallit, por edhe të rrushit, karrotës dhe të lëngut me domate. Lengjet me perime shpesh përmbajnë provitamin A.