Sipas raportit 7-mujor për vitin 2026, të publikuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, SIGAL INSURANCE GROUP mbetet kompania shqiptare me vlerën më të lartë të dëmeve të paguara në industrinë e sigurimeve për periudhën janar-korrik 2027 dhe me pjesën më të madhe të tregut.
1,476,530,000 lekë, ose mbi 16 mln euro, është shuma e dëmshpërblimeve të kompanisë për 12,556 raste dëmesh në industrinë e sigurimeve të jetës dhe të jojetës të marra së bashku.
Sipas raportit zyrtar të AMF, gjatë periudhës janar-korrik 2026, SIGAL INSURANCE GROUP dëmshpërbleu 1,400,051,000 lekë në sigurimet e jo-jetës dhe 76,479,000 lekë në sigurimet e jetës.
SIGAL dëmshpërbleu 27.97% të totalit që tetë kompanitë e sigurimeve të jojetës u paguan klientëve të tyre.
SIGAL pagoi 32.04% të dëmshpërblimeve totale të industrisë së sigurimeve të jetës, ku operojnë 5 kompani.
Kompania zotëron 26.16% të tregut të sigurimeve në vend në drejtim të vëllimit të primeve të shkruara bruto në jetë dhe jojetë dhe dëmshpërblen 28.15 % të totalit të paguar në 7 muajt e parë të vitit në segmentet jetë dhe jojetë nga e gjithë industria vendase e sigurimeve.


