Sigurimi i Shëndetit në Udhëtim

Gjatë udhëtimeve për punë, turizëm apo shkollim, kujdesuni që të keni gjthmonë Sigurimin e Shëndetit me vete. Përmes sigurimit SIGAL UNIQA mbulon shpenzimet për emergjenca mjekësore gjatë udhëtimit (brenda ose jashtë Shqipërisë).

Me Sigurimin e Shëndetit në Udhëtim në SIGAL UNIQA, udhëton i sigurt kudo në botë

udhetim

Shëndet në Udhëtim Jashtë Shqipërisë

SIGAL UNIQA sjell sigurimin për shtetasit shqiptarë që udhëtojnë jashtë Shqipërisë, pavarësisht kohës së qëndrimit. Mbulon shpenzimet për emergjenca mjekësore, për aksidente ose sëmundje akute që mund tju ndodhin gjatë qëndrimit në një shtet të huaj.

turistet

Shëndet në Udhëtim Brenda Shqipërisë

Sigurimi nga SIGAL UNIQA për shtetasit e huaj ose emigrantët shqiptarë që udhëtojnë në Shqipëri. Mbulon shpenzimet për emergjenca mjekësore, për aksidente ose sëmundje akute që mund të ndodhin gjatë qëndrimit në Shqipëri, deri në 10,000 Euro.

studentet jashte

Student (Jashtë Shqipërisë)

Sigurimi nga SIGAL UNIQA për të gjithë personat që shkojnë jashtë Shqipërisë për studime, specializime, master, doktoraturë etj. Çmimi (primi) dhe mbulimet e këtij sigurimi janë në varësi të shtetit ku ju do të shkoni.

Dokumenta (3)

Shihni të gjitha detajet në dokumentat tona të informacionit për produktin e sigurimit:

Pyetjet më të shpeshta

Çfarë ndodh nëse kërkoj ndihmë apo këshilla?

  • Nëse kërkoni ndihmë apo këshilla na kontaktoni from 8 am to 4.30 pm
  • E-mail: [email protected]
  • Në rast urgjence mos hezitoni të telefononi në 04 2 233 308

A duhet të kërkoj miratim për çdo shërbim mjekësor që marr?

Është kërkesë e kontratës që ju të kërkoni autorizim paraprak për këto shërbime:

  • Shtrim në spital
  • Kirurgji ditore
  • Evakuim mjekësor me ambulancë ajrore

Ku ndryshojnë sëmundjet kronike nga sëmundjet paraekzistuese?

Një sëmundje kronike ështa ajo diagnozë për të cilën nuk njihet trajtim shërues, si për shembull :Azma apo Diabeti. Një sëmundje paraekzisutese është ajo sëmundje e cila ka shfaqur simptoma për herë të parë përpara se mbulimi në sigurim të fillonte, apo ajo diagnozë që është pasojë e drejtpërdrejtë e një diagnoze tjetër të njohur dhe diagnostikuar.

Dëshironi të dini më shumë për produktet tona?
Na kontaktoni.

Ekipi ynë i specialistëve do t'ju ndihmojë të:

  • Mësoni për paketat dhe përfitimet e produkteve tona
  • Merrni një ofertë individuale
  • Planifikoni një takim personal
  • Zgjidhni shërbimin e duhur për ju

Na Telefononi falas në 0800 31 31

    Emri *

    Emaili *

    Nr. Cel *

    Të dhënat tuaja personale do të përdoren vetëm për qëllimin e ofrimit të informacionit shtesë rreth produkteve të SIGAL UNIQA