Blog

SA TË SHËNDETSHME JANË LËNGJET E FRUTAVE DHE TË PERIMEVE?

Këtu do të gjeni disa këshilla të shpejta.

100 përqind

Të ashtuquajturat lëngje me fruta duhet të kenë 100 përqind fruta. Kjo është gjithashtu edhe zgjidhja më e mirë. Këtu, nuk duhet të shtoni sheqer. Megjithatë, kur shtypen ushqyesit që janë tek fibrat dhe tek lëvozhgat humbasin tërësisht.

Nektar, koncentrat dhe të ngjashme

Nëse blini nektar, rekomandohet që të lexoni me kujdes paketimin e produktit. Nektari gjithashtu mund të përmbajë substanca suplementare, përmbajtja minimale e frutave të përshkruara është vetëm 25 deri në 50 përqind. Përbërësit më të zakonshëm janë: tul frutash, ujë, sheqer, apo mjaltë. Kjo redukton cilësinë dhe sasinë e ushqyesve.

Nga ana tjetër, lëngjet e perimeve, filtrohen nga perimet e ngrira, të qëruara, të prera dhe të shtypura. Gjatë këtij procesi, enzimat e perimeve çaktivizohen gjatë procesit të përpunimit të tyre, që do të thotë se, substancat jetësore origjinale nuk janë më aty.‘Smoothies’, që shpesh janë një përzierje e frutave me perime, përgjithësisht duhet të konsumohen me kujdes.

Më mirë është të hani dhe të përtypni

Ekspertët rekomandojnë më shumë fruta dhe perime. Lëngjet krahasur me frutat dhe perimet nga të cilat ato prodhohen përmbajnë më pak vitamina, minerale dhe fibra. Rrjedhimisht, është gjithmonë më mirë që të hani fruta dhe perime të gjalla në ditë. Shumë njerëz janë gjithashtu të pavetëdijshëm për sasinë e madhe të kalorive që konsumojnë kur pinë lëngje të përpunuara me sheqer dhe ëmbëlsues. Ndaj duhet të bëni kujdes.

Lëngjet e frutave dhe të perimeve: çfarë kanë ato me të vërtetë?

Në çdo paketim të lëngjeve të frutave ka një tabelë me të dhënat e përgjithshme të substancave të ndryshme që përmbahen në të. Ju mund të orientoheni më mirë duke i lexuar me kujdes këto të dhëna.

Shumica e frutave dhe e perimeve përmbajnë vitamin C. Për shembull, kjo vlen jo vetëm për lëngun e famshëm të portokallit, por edhe të rrushit, karrotës dhe të lëngut me domate.  Lengjet me perime shpesh përmbajnë provitamin A.

Arkivat

SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...

Individe

Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.

Lexo më shumë

pr_interpr_s213_t1067_i1632

Biznes Micro / SME

Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.

Lexo më shumë

despre-cariere-small_s44_t494_i491_s213_t1065_i1618

Korporate

Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.

Lexo më shumë