Sigurimi i jetës

Ngjarje të papritura mund të ndodhin në çdo kohë dhe janë pjesë e përditshmërisë tonë. Me sigurimin e jetës përfitoni mbrojtje
financiare dhe qetësi mendjeje në rast fatkeqësie.

Sigurimi i Jetës për Kredi

Sigurimi i Jetës për Kredi ofrohet për personat që marrin kredi në bankë dhe i mbron ata dhe familjarët nga rrreziku i mosshlyrjes së huasë si pasojë e humbjes së jetës së kredimarrësit. Ky sigurim garanton çlirimin e familjes të të siguruarit apo ortakëve të biznesit nga detyrimi bankar, pasi SIGAL Life UNIQA merr përsipër që, në rast humbje jete, të shlyejë shumën e pakthyer të kredisë, duke lehtësuar në këtë mënyrë detyrimin financiar që do të rëndonte mbi ta.

  • Mbrojtje për familjen
  • Sigurim jete për të shlyer kredinë

Sigurimi i Jetës i Kombinuar me Afat

Përmes Sigurimit të Jetës së Kombinuar me Afat përfitohet pagesë 100% të shumës së sigurimit për familjarët, në formën e një shume të vetme dhe të menjëhershme, nëse i siguruari humb jetën brenda periudhës së sigurimit.

Ky sigurim mund të kombinohet me mbulime shtesë, si:

  • Sëmundje Kritike
  • Aksidente Personale
  • Sigurimi Shëndeti “Cash Plan”