Megjithëse, udhëtari i sotshëm mund të mos ndihet rehat me makinat e vetdrejtuara dhe me avionët që fluturojnë pa pilot, udhëtari i vitit 2040 ka pasur shumë vite për t’u mësuar me fenomene të tilla.
Sot, ka me qindra prototipe të taksive fluturuese, të dyja, të pilotuara dhe autonome që tashmë po fluturojnë në botë. Madje Dubai planifikon që shërbime të tilla taksish fluturuese pa pilot do të jenë të disponueshme për publikun në vitin 2022.
Shumë qytete të tjera gjithashtu kanë ecur përpara me idenë e testimit të dronëve elektrik pa pilot për transportin urban – si një mënyrë për reduktimin e dyndjes së trafikut në tokë dhe ndotjen e ajrit. Këto përfshijnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kinën, Zelandën e Re, Francën dhe Gjermaninë.
Brenda taksisë (makinë ose dron), udhëtarët do t’i thonë një asistenti me inteligjencë artificiale se ku dëshirojnë që të shkojnë dhe pastaj do të ulen dhe shijojnë udhëtimin. Për udhëtime më të gjata, do të jenë të disponueshme sistemet argëtuese të realitetit virtual, megjithëse disa udhëtarë mund të preferojnë të punojnë ose të flenë.
Për udhëtime ndërqytetase, drone elektrike fluturuese të autopilotuara janë në zhvillim.
Këto do të ofrojnë shpejtësi më të lartë për udhëtime më të gjata dhe, deri në vitin 2040, do të jenë në gjendje të mbulojnë distanca edhe më të mëdha sesa 320 km (200 milje). Pasagjerët e droneve me helika fluturuese nuk do të kenë pilot dhe do të jenë përmirësuar më tej me ngritjen dhe uljen vertikale të tyre në vendet standarde të qëndrimit të dronëve në qytet.
Impaktet pozitive të teknologjisë së droneve mbi shoqërinë dhe ekonominë vështirë se mund të teprohen në këtë fazë. Për udhëtarët për qëllime biznesi, dronët pa pilot brenda qytetit do të mundësojnë planifikimin e takimeve në Nju Jork, Filadelfia, Baltimorë dhe Uashington në një ditë të vetme; ose të vizitojnë Parisin, Brukselin dhe Amsterdamin në një mëngjes të vetëm. Ndërsa për udhëtarët e qejfit ka të ngjarë që ata të kryejnë më shumë udhëtime kur transporti urban do të jetë kthyer në një gëzim dhe jo në një makth trafiku.
Tani është e qartë se e ardhmja e udhëtimeve në qytet (dhe ndërmjet qyteteve) do t’i përkasë dronëve elektrik pa pilot.