2 ngjarje dhe mbi 6 të plagosur në 72 orët e fundit
Llojet e sigurimit të përgjegjësive ligjore civile për tregtuesit e naftës, gazit dhe të nënprodukteve të tyre
Pikat e tregtimit të karburanteve – naftë, benzinë, gaz dhe të nënprodukteve të tyre – përbëjnë një nga shtyllat kryesore të ekonomisë së transportit në vend. Pavarësisht zhvillimeve të fundit teknologjike mbi të ardhmen e lëvizshmërisë dhe mbi ndryshimet që po ndodhin në modelet e biznesit, shkalla e motorrizimit të shoqërisë në të gjithë botën është rritur tej mase për shkak të rritjes ekonomike dhe të fuqisë blerëse, veçanërisht në vendet në zhvillim, ku bën pjesë edhe Shqipëria. Vetëm në dekadat e fundit, shkalla e motorrizimit në rang global është rritur me 25%.
Shqipëria nuk përben aspak përjashtim nga tendencat globale veçanërisht për shkak të rritjes së mirëqenies së përgjithshme ekonomike të 30 viteve të fundit, pronësisë së makinave personale dhe përdorimit të kufizuar të sistemit të transportit urban dhe korsive të reja të biçikletave. Edhe pse tashmë është arritur një mbulim më i gjerë i territorit me linja të transportit urban ai ende konsiderohet nga shumica e qytetarëve si joefiçient dhe shumë i ngadaltë për të kapur ‘ritmet e jetës moderne’. Rrjedhimisht, shqiptarët vazhdojnë të jenë përdorues të ethshëm të makinave personale.
Përse nevojitet sigurimi?
Pikat e tregtimit të karburanteve dhe të nënprodukteve të tij përbëjnë një potencial shumë të madh ekonomik për bizneset e karburanteve për sukses dhe përfitim. Megjithatë, çdo veprimtari e lidhur me industrinë e karburanteve është e ekspozuar ndaj shumë rreziqeve dhe paqëndrushmërive. Këto produkte janë në vetvete materiale shumë të rrezikshme dhe të ndjeshme që kërkojnë masa dhe kujdes maksimal. Për të mbrojtur investimin, asetet dhe punën tuaj si edhe të përgjegjësisë tuaj ligjore civile të dëmeve që mund ti shkaktoni palëve të treta, ju duhet të siguroheni.
Në Shqipëri, në rang vendi, operojnë rreth 1,500 pika karburanti dhe gazi të cilat janë ndërtuar dhe janë operacionale përgjatë të gjitha akseve kryesore në vend, të lokalizuara në autostrada e superstrada, jashtë zonave të banuara, por siç e dimë mjaft mirë shumë prej tyre ndodhen edhe brenda qyteteve në zona dendësisht të banuara ku ka një lëvizshmëri të madhe automjetesh dhe qytetarësh. Kjo situatë paraqet rreziqe të shumëfishta me pasoja tragjike të pronës(ave), plagosjes apo edhe në humbje jete në rast aksidentesh për shkaqe të tilla si zjarr, rrjedhje gazi, shpërthime, stuhi etj.
Aktualisht vetëm rreth 100 prej këtyre pikave janë të siguruara, duke lënë kështu mbi 99% të tyre tërësisht të ekspozuara ndaj çdo aksidenti dhe rreziku. Gjobat për mospajisje me policë sigurimi është nga 200,000 – 250,000 lekë, ndoshta një shumë e vogël për tu paguar në situata imediate, por të jashtëzakonshme në rast tragjedish më të mëdha. Vetëm në 72 orët e fundit pamë dy ngjarje me mbi 6 të plagosur, fatëmirësisht jashtë rrezikut për jetën, të ndodhura për shkak të flakëve të një pike karburanti në superstradën Lezhë-Laç dhe të një makinë e cila po rridhte gaz afër një pike karburanti në Tiranë.
Të sigurohesh do të thotë të garantosh mbrojtjen financiare të investimit, vazhdimin e biznesit ndaj çdo humbje që ju mund të mos jeni në gjendje t’i paguani në mënyra të tjera dhe siguron një mekanizëm, nëpërmjet të cilit individët/palët e treta përfitojnë kompensimin për dëmet e shkaktuara, si me zëvendësimin e të ardhurave të tyre dhe duke bërë të mundur jetesën e një jete normale, ose duke i dhënë fonde për të rikthyer pronat me vlerën që janë dëmtuar.
Çfarë ofron SIGAL UNIQA?
SIGAL UNIQA GROUP AUSTRIA ofron sigurimin(et) që ju mbron ndaj një përgjegjësie para ligjit për dëmet, kostot dhe shpenzimet në përputhje me pretendimet për demet e shkaktuara ndaj palëve te treta. Ne do të jemi partneri juaj për t’ju ndihmuar dhe mbështetur me paketa produktesh dhe shërbimesh sigurimi të cilat janë gjithëpërfshirëse, duke ju ofruar atë që funksionon më mirë për ju:
- Sigurimi i përgjegjësisë publike
- Sigurimi i pasurisë nga zjarri dhe rreziqet natyrore
Zgjidh paketën e sigurimit të përgjegjësisë që të përshtatet më shumë duke klikuar në:
https://sigal.com.al/pasuri-dhe-garanci/sigurimi-i-pergjegjesive/
OSE,
Zgjidh paketën e sigurimit të pasurise nga Zjarri e rreziqet natyrore duke klikuar në:
Kerko ne SIGAL
Të Fundit
- Rreziqet që mbart stina e dimrit/ Sigurimi i Pronës, për të mos shkuar drejt rrënimit financiar
- Kriza e pensioneve, Ponari ofron zgjidhjen: Kombinimi i shtetërorit me atë privat
- VIDEO/ Flasin përfituesit e pensionit më SIGAL: Shumë e leverdisshme dhe e domosdoshme
- Ponari propozon zgjidhjen për pensionet: Sigurim i detyrueshëm me dy pjesë
- Siguracionet që na nevojiten për tu mbrojtur financiarisht nga fatkeqësitë natyrore
Arkivat
SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...
Individe
Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.
Biznes Micro / SME
Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.
Korporate
Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.