Rolando Maran ka bërë publike listën e Kombëtares shqiptare për katër ndeshjet e radhës në Nations League. 33 futbollistë janë grumbulluar, me rikthime, debutues dhe disa ndryshime të rëndësishme në grupin kuqezi.
Mes rikthimeve më të spikatura është Etrit Berisha, ndërsa në repartin ofensiv rikthehen Rey Manaj dhe Ernest Muçi. Për herë të parë me Kombëtaren A ftohen Samuele Sina dhe Sabah Kerjota. Në listë është edhe Marash Kumbulla, ndërsa mungojnë Thomas Strakosha, Arlind Ajeti, Nedim Bajrami, Nazmi Gripshi, Jasir Asani dhe Armando Broja.
Kuqezinjtë nisin grumbullimin më 21 shtator, përpara sfidës së parë ndaj Bjellorusisë, më 26 shtator në “Air Albania”. Më pas në kalendar janë San Marino, Finlanda dhe sërish San Marino.
Në këtë rrugëtim, pranë Kombëtares është SIGAL Insurance Group, Sponsori Premium i Kuqezinjve.
Sepse çdo fluturim i madh kërkon më shumë se talentin dhe pasionin. Kërkon edhe mbështetje përballë të papriturave.
SIGAL Insurance Group është mbështetësja financiare që qëndron krah kuqezinjve, në mënyrë që të papriturat të mos e pengojnë fluturimin e lirë të Shqiponjave – në të njëjtat lartësi me zemrat e tifozëve.
Nga fusha te tribuna, nga përgatitja te ëndrra, SIGAL është krah Kombëtares në çdo hap të rrugëtimit.
Kuqezinjtë fluturojnë. SIGAL kujdeset që asgjë e papritur të mos ua presë krahët.

