Rreth 25 mijë fëmijë nisën këtë shtator klasën e parë. Për shumë prindër shqiptarë, në ditë si këto mendimet shkojnë shumë më larg se sa dita e parë e shkollës.
Ku do të jetë fëmija im pas 10 apo 15 vitesh? A do të kem mundësi t’i siguroj një shkollim cilësor? E njëjta pyetje qëndron edhe për prindërit e fëmijëve të sapolindur: A do të mundem pas 18 vjetësh t’i siguroj fëmijës tim mbështetjen financiare që i nevojitet për shkollimin e lartë?
Një zgjidhje vjen përmes produktit “Kasa për Fëmijë” ekzkluzivisht në SIGAL.
Ky produkt kombinon kursimin e pastër të prindërve me sigurimin e jetës së tyre.
Në fund të periudhës së përcaktuar nga prindërit, fëmija do të ketë shumën e paravendosur si objektiv nga prindërit e tij.
Duke nisur nga 500 euro në vit si çmim vjetor i produktit, që e bën një produkt të arritshëm për të gjitha nivelet e të ardhurave familjare, për periudha 10-15-18-vjeçare, objektivat, me kontributin e të dy prindërve, do të bëhen më të arritshme.
Le të marrim një shembull konkret.
Nëse prindërit e rinj vendosin që pas 18 vjetësh fëmija të ketë rreth 33 mijë euro në llogari, kjo është e mundur.
Secili prej prindërve të paguajë çdo vit, për 18 vjet, 750 euro individuale ose 1500 euro si prim vjetor për familjen.
Pas 18 vjetësh fëmija do të ketë 33 mijë euro në llogari.
Por “Kasa për Fëmijë” nuk është vetëm një plan kursimi i dy prindërve të tij.
Ajo kombinon kursimin me sigurimin e jetës.
Në rast se gjatë periudhës së sigurimit njëri prej prindërve të siguruar ndërron jetë, aktivizohet mbulimi i sigurimit dhe shuma e përcaktuar në kontratë i paguhet fëmijës e menjëhershme, e plotë, pavarësisht se në cilën periudhë të sigurimit ndodh fatkeqësia.
“Kasa për fëmijë” në SIGAL është një investimi i zgjuar prindëror dhe atë mund ta gjeni ekskluzivisht vetëm në SIGAL INSURANCE GROUP.

