Çfarë është, për çfarë përdoret, kush e bën, cilat janë kundërindikacionet dhe efektet anësore
Terapia me lazer është një teknikë e veçantë terapeutike që përdor efektet e energjisë së gjeneruar nga rrezet e lazerit për të marrë një përgjigje biokimike mbi membranat e qelizave. Lazeri është një burim elektromagnetik rrezatimi: në thelb, lazeri është një pajisje që prodhon energji në formën e një vale të lehtë. Nëpërmjet trajtimit me lazer dhe terapisë, energjia amplifikohet dhe drejtohet në një sipërfaqe shumë të vogël të trupit që arrihet me intensitet të lartë.
Aplikacionet
Teparia me lazer përdoret për të siguruar energji elektromagnetike në inde për të arritur efekte terapeutike (drita e lazerit vepron në një membranë qelizore, p.sh., mbi organele të cilat prodhojnë energjinë e qelizave). Në veçanti, terapia me lazer:
- rrit aktivitetin metabolik, promovon shkëmbimet elektrolitike ndërmjet qelizave dhe mjedisit të jashtëm, rrit prodhimin e ADN-së, proteinave dhe të acideve amino;
- ka efekt antiinflamator mbi gjymtyrë dhe muskuj;
- rrit drezhanimin limfatik, që rezulton në një adosorbim më të madh të lëngjeve ndërmjetësore;
- ka efekt analgjezik mbi fibrat e nervave që mbajnë sinjalet e dhimbjes;
- ka efekt zgjerues mbi mikroqarkullimin (me përmirësime pasuese të qarkullimit perifierik);
- ka efekt biostimulues dhe rigjenerues mbi indet lidhëse dhe ato të buta (përshpejton shërimin e plagëve dhe të ulçerave, promovon formimin e indit fibroz të thiktë dhe, për pasojë, riparon dëmtimin e musukujve që nuk kanë shenja kirurgjikale);
- ka efekt antiinflamator dhe antiedemë;
- performon një veprim çkontraktues falë efektit termik dhe rritjes së metabolizmit.
Specifikisht, lazeri analgjezik ka për qëllim reduktimin e dhimbjes (kronike dhe akute) tek pacientët që vuajnë. Ky trajtim, që bazohet në aftësinë e lazerit për të stimuluar mitokondrinë e qëlizës duke e riparuar atë, përgjithësisht përdoret për gjymtyrët, për çrregullimet kronike dhe degjenerative, llojet e ndryshme të traumave dhe rehabilitimet motorrike. Terapia me lazer, qëllimi i së cilës është eliminimi i dhimbjes dhe lejon qelizën për rikuperimin e ekuilibrit për shkak të traumës ose indit, është një trajtim pa dhimbje dhe që mund të vazhdohet për një kohë të gjatë me efekte kumulative.
Kundërindikacionet
Terapia me lazer nuk duhet të përdoret në shtatëzani ose në praninë e neoplazmave të këqia (të dyshuara ose të ditura), ose tek njerëzit me epilepsi. Megjithatë, herë pas here, specialisti i lazerit do të vlerësojë nëse ka ndonjë kundërindikacion të veçantë për t’u përdorur në trajtimin me lazer.
Kerko ne SIGAL
Të Fundit
- Në Shqipëri për festat e fundvitit? Kombinimi “Polica Kufitare + Autosos”, zgjidhja më e mirë për pushime të qeta
- VIDEO/ Blini online çdo siguracion që ju duhet, si Fjoralba
- Festa të bukura, në një shtëpi të siguruar
- “Karton Jeshil + Asistencë Rrugore”/ Shëtit botën pa shqetësime me SIGAL
- Si të përgatiteni për festat e fundvitit: Këshilla praktike për një sezon magjik
Arkivat
SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...
Individe
Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.
Biznes Micro / SME
Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.
Korporate
Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.