Blog

TERAPIA ME LAZER

Koha e leximit: 3 minuta

Çfarë është, për çfarë përdoret, kush e bën, cilat janë kundërindikacionet dhe efektet anësore

 

 

 

 

 

 

 

 

Terapia me lazer është një teknikë e veçantë terapeutike që përdor efektet e energjisë së gjeneruar nga rrezet e lazerit për të marrë një përgjigje biokimike mbi membranat e qelizave. Lazeri është një burim elektromagnetik rrezatimi: në thelb, lazeri është një pajisje që prodhon energji në formën e një vale të lehtë. Nëpërmjet trajtimit me lazer dhe terapisë, energjia amplifikohet dhe drejtohet në një sipërfaqe shumë të vogël të trupit që arrihet me intensitet të lartë.

Aplikacionet

Teparia me lazer përdoret për të siguruar energji elektromagnetike në inde për të arritur efekte terapeutike (drita e lazerit vepron në një membranë qelizore, p.sh., mbi organele të cilat prodhojnë energjinë e qelizave). Në veçanti, terapia me lazer:

  • rrit aktivitetin metabolik, promovon shkëmbimet elektrolitike ndërmjet qelizave dhe mjedisit të jashtëm, rrit prodhimin e ADN-së, proteinave dhe të acideve amino;
  • ka efekt antiinflamator mbi gjymtyrë dhe muskuj;
  • rrit drezhanimin limfatik, që rezulton në një adosorbim më të madh të lëngjeve ndërmjetësore;
  • ka efekt analgjezik mbi fibrat e nervave që mbajnë sinjalet e dhimbjes;
  • ka efekt zgjerues mbi mikroqarkullimin (me përmirësime pasuese të qarkullimit perifierik);
  • ka efekt biostimulues dhe rigjenerues mbi indet lidhëse dhe ato të buta (përshpejton shërimin e plagëve dhe të ulçerave, promovon formimin e indit fibroz të thiktë dhe, për pasojë, riparon dëmtimin e musukujve që nuk kanë shenja kirurgjikale);
  • ka efekt antiinflamator dhe antiedemë;
  • performon një veprim çkontraktues falë efektit termik dhe rritjes së metabolizmit.

Specifikisht, lazeri analgjezik ka për qëllim reduktimin e dhimbjes (kronike dhe akute) tek pacientët që vuajnë. Ky trajtim, që bazohet në aftësinë e lazerit për të stimuluar mitokondrinë e qëlizës duke e riparuar atë, përgjithësisht përdoret për gjymtyrët, për çrregullimet kronike dhe degjenerative, llojet e ndryshme të traumave dhe rehabilitimet motorrike. Terapia me lazer, qëllimi i së cilës është eliminimi i dhimbjes dhe lejon qelizën për rikuperimin e ekuilibrit për shkak të traumës ose indit, është një trajtim pa dhimbje dhe që mund të vazhdohet për një kohë të gjatë me efekte kumulative.

Kundërindikacionet

Terapia me lazer nuk duhet të përdoret në shtatëzani ose në praninë e neoplazmave të këqia (të dyshuara ose të ditura), ose tek njerëzit me epilepsi. Megjithatë, herë pas here, specialisti i lazerit do të vlerësojë nëse ka ndonjë kundërindikacion të veçantë për t’u përdorur në trajtimin me lazer.

Arkivat

SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...

Individe

Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.

Lexo më shumë

pr_interpr_s213_t1067_i1632

Biznes Micro / SME

Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.

Lexo më shumë

despre-cariere-small_s44_t494_i491_s213_t1065_i1618

Korporate

Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.

Lexo më shumë