Pushimet janë këtu? Fantastike! Këtu do të gjeni disa këshilla se si të udhëtoni duke u kujdesur gjithashtu edhe për mjedisin.
Përpara udhëtimit
Ju mund të bëni për mjedisin shumë edhe përpara se të jeni rehatuar në plazh. Diçka e tillë fillon me kursimin e energjisë elektrike:
Fikni dritat në shtëpi;
Mbyllini dritaret mirë;
Hiqni prizat;
Fikni sistemin e ftohjes/ngohjes.
Kujdesi që i duhet kushtuar paketimeve
Të paketosh më pak do të thotë më pak peshë dhe më pak peshë do të thotë më pak konsumim të karburantit në avion apo në makinë.
Si të udhëtoni siç duhet?
Sigurisht që kjo është kryesisht e lidhur me destinacionin. Pavarësisht se ku jeni duke shkuar me pushime, këtu do të gjeni disa këshilla se si të arrini në destinacion duke u sjellë sa më miqësisht me mjedisin:
Merrni në konsideratë përdorimin e autobuzëve për distancat e shkurtra dhe të mesme. Udhëtimet me avion shkaktojnë shumicën e emisioneve të CO2. Për disa rrugë është e vështirë që të shmangni avionët, por në disa raste ju mundeni: Shumë destinacione në Evropë mund të arrihen nëpërmjet mënyrave të tjera të transportit. Çfarë mund të jetë më e bukur sesa një pamje e bukur nga autobuzi natën?
Bashkohuni me miqtë tuaj dhe ndani një makinë së bashku në udhëtime. Nëse ju ndani një makinë me persona të tjerë, emisionet për frymë do të jenë më të ulta.
Përdorni fluturime direkte, sepse ulja dhe ngritja përfshijnë një çlirim intensiv të emisioneve të CO2.
Qëndroni në një vend më gjatë. Turizmi i ngadaltë ka shumë për të ofruar: kështu ju mund ta njihni një vend më mirë dhe të bëni njohje të reja.
Kur të jeni tek Rezorti
Kërkoni për vende akomodimi të cilat janë miqësore ndaj mjedisit. Kjo mund të jetë një hotel me një çertifikatë mjedisore që kujdeset në mënyrë të veçantë për energjinë dhe ndotjen.
Përdorni transportin publik, biçikletën ose…
Përdroni këmbët tuaja. Në fund të fundit, mënyra më e mirë për të njohur një vend është duke ecur.
Merrni pjesë në aktivitete të cilat janë miqësore ndaj mjedisit, të tilla si hiking etj.
Kujdes për natyrën. Hidhini plerat në vendet e caktuara ose grumbullojini ato në një qese dhe më pas hidhini në vendet e caktuara.
SI TË UDHËTOJMË DUKE U KUJDESUR EDHE PËR MJEDISIN?

Përdorni transportin publik, biçikletën ose...
Përdroni këmbët tuaja. Në fund të fundit, mënyra më e mirë për të njohur një vend është duke ecur.
Merrni pjesë në aktivitete të cilat janë miqësore ndaj mjedisit, të tilla si hiking etj.
Kujdes për natyrën. Hidhini plerat në vendet e caktuara ose grumbullojini ato në një qese dhe më pas hidhini në vendet e caktuara.
Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj në faqen tonë të internetit. Duke shfletuar këtë faqe interneti, ju pranoni përdorimin tonë të cookies.