Blog

SI TË UDHËTOJMË DUKE U KUJDESUR EDHE PËR MJEDISIN?

Koha e leximit: 3 minuta

Pushimet janë këtu? Fantastike! Këtu do të gjeni disa këshilla se si të udhëtoni duke u kujdesur gjithashtu edhe për mjedisin.

  

Përpara udhëtimit

Ju mund të bëni për mjedisin shumë edhe përpara se të jeni rehatuar në plazh. Diçka e tillë fillon me kursimin e energjisë elektrike:

  • Fikni dritat në shtëpi;
  • Mbyllini dritaret mirë;
  • Hiqni prizat;
  • Fikni sistemin e ftohjes/ngohjes.

Kujdesi që i duhet kushtuar paketimeve  

Të paketosh më pak do të thotë më pak peshë dhe më pak peshë do të thotë më pak konsumim të karburantit në avion apo në makinë.

Si të udhëtoni siç duhet?  

Sigurisht që kjo është kryesisht e lidhur me destinacionin. Pavarësisht se ku jeni duke shkuar me pushime, këtu do të gjeni disa këshilla se si të arrini në destinacion duke u sjellë sa më miqësisht me mjedisin:

  • Merrni në konsideratë përdorimin e autobuzëve për distancat e shkurtra dhe të mesme. Udhëtimet me avion shkaktojnë shumicën e emisioneve të CO2.  Për disa rrugë është e vështirë që të shmangni avionët, por në disa raste ju mundeni: Shumë destinacione në Evropë mund të arrihen nëpërmjet mënyrave të tjera të transportit. Çfarë mund të jetë më e bukur sesa një pamje e bukur nga autobuzi natën?
  • Bashkohuni me miqtë tuaj dhe ndani një makinë së bashku në udhëtime. Nëse ju ndani një makinë me persona të tjerë, emisionet për frymë do të jenë më të ulta.
  • Përdorni fluturime direkte, sepse ulja dhe ngritja përfshijnë një çlirim intensiv të emisioneve të CO2.
  • Qëndroni në një vend më gjatë. Turizmi i ngadaltë ka shumë për të ofruar: kështu ju mund ta njihni një vend më mirë dhe të bëni njohje të reja.

Kur të jeni tek Rezorti

  • Kërkoni për vende akomodimi të cilat janë miqësore ndaj mjedisit. Kjo mund të jetë një hotel me një çertifikatë mjedisore që kujdeset në mënyrë të veçantë për energjinë dhe ndotjen.
  • Përdorni transportin publik, biçikletën ose…
  • Përdroni këmbët tuaja. Në fund të fundit, mënyra më e mirë për të njohur një vend është duke ecur.
  • Merrni pjesë në aktivitete të cilat janë miqësore ndaj mjedisit, të tilla si hiking etj.
  • Kujdes për natyrën. Hidhini plerat në vendet e caktuara ose grumbullojini ato në një qese dhe më pas hidhini në vendet e caktuara.

Arkivat

SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...

Individe

Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.

Lexo më shumë

pr_interpr_s213_t1067_i1632

Biznes Micro / SME

Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.

Lexo më shumë

despre-cariere-small_s44_t494_i491_s213_t1065_i1618

Korporate

Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.

Lexo më shumë