Një çështje kyçe në partneritet: Shumë afër apo shumë larg? Sa e rëndësishme është largësia nga njëri-tjetri?

Lëvizja ndërmjet afër dhe larg, është një verpim ekuilibrues që shumica e çifteve e njohin gjithashtu shumë mirë. Megjithatë, në parim, duhet të marrim në konsideratë tre lloje të ndryshme marrëdhëniesh:
- Lloji që ka frikë nga marrëdhëniet ka nevojë për shumë afrimitet dhe janë gjithmonë të shqetësuar nëse i duan mjaftueshëm.
- Lloji shmangës e shikon afërsinë si një sulm ndaj individualitetit të tyre, por gjithashtu ata vuajnë nga kjo dhe, rrjedhimisht dërgojnë sinjale të dykuptimta.
- Lloji i marrëdhënieve të sigurta është i/e vetmi që ka marrëdhënie afatgjata harmonioze sepse mund ta lejojnë dhe japin afrimitetin.
Gjeni përzierjen e duhur
Por pavarësisht se ku e gjeni më shumë veten personalisht: në disa situata, askush nuk merr atë që meriton. Nuk është pa arsye që kjo temë është më e zakonshmja në këshillimin në çift, ëshë ajo çka konfirmojnë ekspertët. Në fillim çdo gjë është ende ok. Të sapomartuarit duan që të jenë bashkë 24 orë. Shpesh kjo bëhet më e vështirë më pas. Atëherë pyetja që lind është: A të përballem me problemin? Shpesh çështja nuk adresohet mjaftueshëm, ju vuani në heshtje dhe në mënyrë sekrete nga afërsia pamjaftueshmërisht e kënaqshme dhe/ose nevojat e lirisë. Kjo i bën partnerët të paekuilibruar, ndonjëherë edhe agresiv. Këshillohen diskutime të hapura dhe vlerësuese me njëri-tjetrin për të kuptuar se si është secili nga partnerët dhe cila është dëshira e tyre për afërsi ose distancë.
Një po e qartë
Për më tepër, ekspertët rekomandojnë që të jeni gjithmonë të vetëdijshëm për mungesat e ndryshme me personin aktual që keni zgjedhur në jetën tuaj. Herë pas here ju duhet të reflektoni me vetveten. Cilat janë idetë e mia në tërësi dhe si mund të merrem më mirë me nevojat e mia të cilat nuk mund t’i përmbush në partneritet? Duhet të bëni kujdes që të kujdeseni për veten. Është e rëndësishme që t’i thoni po partnerit tuaj, por gjithashtu t’i thoni po jetës suaj. Ky qëndrim duhet ndjerë edhe nga partneri/ja juaj.
Merrni frymë
Nëse diçka ndryshon, në situatën e jetës apo të sjelljes së tjetrit, atëherë e njëjta gjë zbatohet edhe këtu: të flisni me njëri-tjetrin, të pyesni se çfarë po ndodh. Me ndryshimet masive dhe rritjen e vuajtjes, nevojitet ndihmë nga jashtë. Një fazë thelbësore është gjithashtu ripërcaktimi i rregullave të marrëdhënies. Mund të riorganizohen gjithashtu edhe idetë e afërsisë dhe të distnacës. Shpesh partnerët kanë nevojë për më shumë kohë me vetveten, përveç kohës bashkë që të jenë në gjendje të marrin frymë. Në këtë fazë, është veçanërisht e rëndësishme të dëgjoni vet nevojat tuaja dhe t’i lejoni vetvetes që t’i jetoni ato.
Kerko ne SIGAL
Të Fundit
- SIGAL pranë nënave dhe fëmijëve, me Kryqin e Kuq të angazhuar për përgjegjësi dhe kujdes social
- Shëndeti si pasuri dhe KARTA GOLD në SIGAL Insurance Group
- Risigurimet e SIGAL IG me kompanitë globale dhe ndikimet pozitive për klientët e siguruar
- Defekt i automjetit jashtë Shqipërisë, përfitimet e policës AUTOSOS në SIGAL IG
- 10 arsye pse siguracioni JETË PLUS me CASH mund të ishte dhurata e shkëlqyer për Krishtlindje dhe Vitin e Ri
Arkivat
SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...

Individe
Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.

Biznes Micro / SME
Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.

Korporate
Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.

