Një çështje kyçe në partneritet: Shumë afër apo shumë larg? Sa e rëndësishme është largësia nga njëri-tjetri?
Lëvizja ndërmjet afër dhe larg, është një verpim ekuilibrues që shumica e çifteve e njohin gjithashtu shumë mirë. Megjithatë, në parim, duhet të marrim në konsideratë tre lloje të ndryshme marrëdhëniesh:
- Lloji që ka frikë nga marrëdhëniet ka nevojë për shumë afrimitet dhe janë gjithmonë të shqetësuar nëse i duan mjaftueshëm.
- Lloji shmangës e shikon afërsinë si një sulm ndaj individualitetit të tyre, por gjithashtu ata vuajnë nga kjo dhe, rrjedhimisht dërgojnë sinjale të dykuptimta.
- Lloji i marrëdhënieve të sigurta është i/e vetmi që ka marrëdhënie afatgjata harmonioze sepse mund ta lejojnë dhe japin afrimitetin.
Gjeni përzierjen e duhur
Por pavarësisht se ku e gjeni më shumë veten personalisht: në disa situata, askush nuk merr atë që meriton. Nuk është pa arsye që kjo temë është më e zakonshmja në këshillimin në çift, ëshë ajo çka konfirmojnë ekspertët. Në fillim çdo gjë është ende ok. Të sapomartuarit duan që të jenë bashkë 24 orë. Shpesh kjo bëhet më e vështirë më pas. Atëherë pyetja që lind është: A të përballem me problemin? Shpesh çështja nuk adresohet mjaftueshëm, ju vuani në heshtje dhe në mënyrë sekrete nga afërsia pamjaftueshmërisht e kënaqshme dhe/ose nevojat e lirisë. Kjo i bën partnerët të paekuilibruar, ndonjëherë edhe agresiv. Këshillohen diskutime të hapura dhe vlerësuese me njëri-tjetrin për të kuptuar se si është secili nga partnerët dhe cila është dëshira e tyre për afërsi ose distancë.
Një po e qartë
Për më tepër, ekspertët rekomandojnë që të jeni gjithmonë të vetëdijshëm për mungesat e ndryshme me personin aktual që keni zgjedhur në jetën tuaj. Herë pas here ju duhet të reflektoni me vetveten. Cilat janë idetë e mia në tërësi dhe si mund të merrem më mirë me nevojat e mia të cilat nuk mund t’i përmbush në partneritet? Duhet të bëni kujdes që të kujdeseni për veten. Është e rëndësishme që t’i thoni po partnerit tuaj, por gjithashtu t’i thoni po jetës suaj. Ky qëndrim duhet ndjerë edhe nga partneri/ja juaj.
Merrni frymë
Nëse diçka ndryshon, në situatën e jetës apo të sjelljes së tjetrit, atëherë e njëjta gjë zbatohet edhe këtu: të flisni me njëri-tjetrin, të pyesni se çfarë po ndodh. Me ndryshimet masive dhe rritjen e vuajtjes, nevojitet ndihmë nga jashtë. Një fazë thelbësore është gjithashtu ripërcaktimi i rregullave të marrëdhënies. Mund të riorganizohen gjithashtu edhe idetë e afërsisë dhe të distnacës. Shpesh partnerët kanë nevojë për më shumë kohë me vetveten, përveç kohës bashkë që të jenë në gjendje të marrin frymë. Në këtë fazë, është veçanërisht e rëndësishme të dëgjoni vet nevojat tuaja dhe t’i lejoni vetvetes që t’i jetoni ato.
Kerko ne SIGAL
Të Fundit
- Sigurimi i Shëndetit/ Cilat janë 12 pyetjeve që duhet të bëni para se ta blini?
- “Bankat të forcojnë sigurinë kibernetike”/ Produkti unik nga SIGAL UNIQA dhe çfarë ofron ai
- Pse është i rëndësishëm Sigurimi i Shtëpisë
- Këshilla për parandalimin e Kancerit të Gjirit: Si të kujdesemi për shëndetin tonë
- Keni vendosur të studioni jashtë Shqipërisë? SIGAL UNIQA, mbrojtja e duhur shëndetësore për çdo student shqiptar
Arkivat
SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...
Individe
Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.
Biznes Micro / SME
Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.
Korporate
Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.