‘Smoothie’ me panxhar dhe bajame
Përbërësit për 4-6 shërbime (1800 ml):
700 g panxhar
400 g kajsi
2 mollë
60 g bajame
400 ml lëng të freskët molle të shtrydhur ose ujë me xhinxher të freskët
Lani, qëroni dhe prini panxharin. Lani dhe ndani në katërsh mollët, qeroni dhe prini xhinxherin në copa të vogla; lani dhe hiqini bërthamën e kajsive. Vendosini të gjithë përbërësit e përgatitur dhe bajamet njëri pas tjetrit në shtrydhësin e lëngjeve dhe në fund përzijini ato me lëngun e mollës.
‘Smoothie’ të gjelbër
Përbërësit për 2 shërbime:
1 banane
100 g ananas
60 g gjethe spinaqi
200 ml ujë
1 lugë fara ‘çia’
Vendosini të gjithë përbërësit në shtrydhësin e lëngjesve dhe përzijini.
Omlet me karkaleca
Përbërësit për 2 shërbime:
4 të bardha vezësh
2 të verdha vezësh
100 g karkaleca (të freskta ose të ngrira) ose copa salmoni
2 copë qepësh pranvere
Kripë, piper
Rrihini të bardhat e vezëve me të verdhat e vezëve. Prijini karkalecat në copë me të vogla nëse është e nevojshme. Lani dhe prisni qepët e pranverës. Skuqini karkalecat dhe qepët në tigan, dhe më pas shtoni përbërësit e tjerë tek masa e vezës dhe përzini vezët me karkalecat dhe me qepët në tigan për 8 minuta. Prejeni omletën në shirita dhe vendoseni në pjatë.
Ju bëftë mirë! ?