Dimri mund të rezultojë me pasoja të rënda për shtëpinë tuaj, kështu që pranvera është koha e përsosur për të bërë riparimet e rëndësishme.
Jo vetëm që këto riparime do ta bëjnë më të bukur shtëpinë tuaj por ato do t’ju ndihmojnë gjithashtu që të shmangni kryerjen e riparimeve më të shtrenjta më vonë.
- Kontrolloni tjegullat e çatisë dhe oxhakun
Le të fillojmë nga sipër. Bora, akulli, ngrirja dhe shkrirja mund të dëmtojnë tjegullat e çatisë, duke shkaktuar shtrëngimin ose lirimin e tyre.
Tjegullat që mungojnë apo që janë dëmtuar duhen zëvendësuar nga një specialist çatie për parandalimin e dëmtimeve të mëtejshme nga uji. Pyeteni këtë specialist nëse ai/ajo janë të kualifikuar për inspektimin e oxhakut tuaj (nëse keni një të tillë) për të parë për krisje dhe për t’i mbushur/riparuar ato sipas nevojës.
- Pastroni dhe inspektoni ulluqët
Ullukët e bllokuar apo të dëmtuar mund të lejojnë rrjedhjen e ujit tek muret apo futjen e ujit në bodrum në vend që të shërbejnë për shkakrimin e tyre jashtë shtëpisë suaj.
Pastroni papastërtitë nga ullukët dhe burimet e rrjedhshme dhe zëvendësoni seksionet e dëmtuara.
- Ndreqni të çarat e betonit
Të çarat në rrugët prej betoni dhe të çarat në pishinë mund të përkeqësohen me kalimin e kohës.
Për parandalimin e dëmtimeve të mëtejshme dhe shmangien e rreziqeve të lehta, pastroni zonën me presion dhe më pas vulosini të çarat ose mbushini ato me silikon.
- Mirëmbajtja e Kondicionerëve
Njësitë e Ajrit të Kondicionuar përdoren më shumë gjatë verës, kështu që përdoreni pranverën për t’i bërë ato gati.
Një teknik i kualifikuar mund të pastrojë sistemin për të mundësuar operimin e tyre me efiçiencë. Gjithashtu ju duhet të krasisni bimët që ndodhen afër tyre dhe që mund të bllokojnë rrjedhjen e ajrit.
- Lyerja
Lyerja e të çarave apo boja e gërvishtur jo vetëm që do ta bëjë shtëpinë tuaj që të duket më mirë, por ajo e mbron gjithashtu atë nga elementët.
Gjatë inspefikimit të mureve të jashtme nëse kanë nevojë për lyerje, kontrolloni gjithashtu murin për dëmtime apo hapje/të çara që janë zhvilluar gjatë dimrit dhe kërkojini një kontraktori të liçensuar për t’i riparuar ato.
Pranvera është gjithashtu një kohë e përsosur për të rishikuar sigurimin e shtëpisë suaj. Me ndryshimet e shtëpisë suaj, po kështu ndryshojnë edhe nevojat e shtëpisë suaj për sigurim.
Na kontaktoni për t’u siguruar që sigurimi i shtëpisë suaj të rritet bashkë me ju.