Pranvera është një sezon, por gjithashtu një nga sezonet më të pasura me polen. Nëse dëshironi që të filloni vrapimin në këtë sezon pa polen, pavarësisht alergjive, këtu do të gjeni një përshkrim të faktorëve më të rëndësishëm.
Rrezet e para të diellit janë këtu, temperatura është ashtu siç duhet, lulet janë gjithë aroma – pranvera është arsyeja që shumë prej nesh të mbathim atletet e vrapit dhe të dalim të vrapojmë jashtë. Por kjo nuk është edhe aq e gëzueshme për çdo njeri: sy që ju kruhen dhe të përlotur, hundë që rrjedhin dhe tështima, ndoshta edhe vështirësi në frymëmarrje mund t’jua prishin punët fare. Është e rëndësishme që të njihni armikun tuaj. Ndaj cilit polen jeni alergjik dhe kur fluturojnë ato? Poleni fluturon në sezone të ndryshme. Poleni i parë i pemëve lëviz në shkurt, poleni i barit ëshë më i fortë nga muaji maj deri në muajin korrik, i ndjekur nga poleni i disa luleve të familjes së margaritave.
Shenjat e para
Reaksionet alergjike ndaj polenit që fluturon mund të ndodhin për herë të parë edhe kur të jeni duke ecur. Më së shumti alergjia prek membranat e mukozës së hundës dhe të syve. Përveç kruajtjes së syve, mund të ndodhë gjithashtu edhe ënjtja e tyre. Ankesat e astmës, kruajtja dhe skuqja e lëkurës janë gjithashtu tipike. Të gjitha këto mund të përmirësohen gradualisht, veçanërisht pas përdorimit të ilaçeve kundër alergjive. Alergjitë më të zakonshme në pranverë janë ato kundër thuprave dhe pemëve të tjera të ngjashme me ahun (të tilla si lajthia) dhe kundër polenit të frashërit.
Plani anti-polen
Të zhvillosh një plan anti-polen nuk është edhe aq e lehtë. Para së gjithash, është thelbësore të kemi dijet mbi vet alergjinë tonë. Testimi me një specialist alergjish ose në një klinikë për alergjitë janë shumë të rëndësishme gjithashtu. Të paktën kjo është ajo që na rekomandojnë specialistët.
Nëse ju e dini se cilat pjesëza janë përgjegjëse për simptomat tuaja, ju mund të shikoni se çfarë ka në ajër dhe të shikoni në kuptimin e vërtetë të fjalës. Dhe çfarë varion shumë në varësi të erës dhe të kushteve të motit. Vlerat më të larta shpesh maten pasdite herët, por kjo mund të variojë shumë në nivel lokal të vendit ku ju ndodheni.
Ata që vuajnë nga poleni i barit duhet të shmangin ditët me shumë diell dhe me shumë erë, veçanërisht afër lëndinave me lule, dhe të planifikoni rrugën tuaj nëpër pyll (nëse kjo është e mundur, ose në zona të pemëzuara ku ka shumë pemë). Ata që vuajnë nga poleni i pemëve bëjnë të kundërtën: ata shmangin pyllin ose zonat që janë me shumë pemë. Pas një rebeshi, ngarkesa me polen është më e ulët, por ata që vuajnë nga alergjitë e mykut përballen me probleme serioze këtu sërish.
Kur nuk ka asnjë mënyrë tjetër
Nëse nuk mund t’i shmangni alergjentët, atëherë fillohet terapia simptomatike me ilaçe alergjie (tableta, pika për sytë apo për hundën) ose preparatet lokale me kortizon (p.sh., spray për hundën). Për ankesa më serioze që kanë ndodhur të paktën në dy sezone, duhet marrë në konsideratë një imuneo-terapi specifike. Kjo mund të bëhet me injeksione, me tableta ose me pika që janë zakonisht shumë efektive. “Ajo që është e rëndësishme këtu është që të filloni sa më herët. Koha optimale është gjithmonë 2-4 muaj përpara sezonit përkatës”, është ajo çka na këshillojnë specialistët e alergjive.
Kerko ne SIGAL
Të Fundit
- VIDEO/ Blini online çdo siguracion që ju duhet, si Fjoralba
- Festa të bukura, në një shtëpi të siguruar
- “Karton Jeshil + Asistencë Rrugore”/ Shëtit botën pa shqetësime me SIGAL
- Si të përgatiteni për festat e fundvitit: Këshilla praktike për një sezon magjik
- Sigurimi i Shëndetit në sezonin e festave, “Babagjyshi” për kostot e papritura mjekësore
Arkivat
SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...
Individe
Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.
Biznes Micro / SME
Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.
Korporate
Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.