Smalti i dhëmbëve është substanca më e fortë në trupin tonë. Smalti ndodhet tek dhëmbët si një matricë mbrojtëse dhe vepron së bashku me kompnentët e tij (fluor, kalçium, fosfor) si një barrierë kundër sulmeve të jashtme.
Kur ne hamë krijohen pllaka bakteriale. Në thelb, këto pllaka janë një përzierje e mbetjeve të ushqimit dhe të batereve të cilat krijojnë një mjedis të thartuar në kavitetin oral, duke rrethuar dhëmbin dhe sulmuar smaltin. Rrjedhimisht, çlirohen fluori dhe komponentët e tjerë të rëndësishëm nga kjo matricë mbrojtëse.
Për të arritur vlerën ideale të pH prej 5.2 deri në 5.5 në gojë, ekspertët na ofrojnë një hile të thjeshtë: “Pini një gotë me ujë pas çdo vakti!”
Çëmçakizi pa sheqer është gjithashtu një mënyrë e përshtatshme për të risjellë në ekuilibër mjedisin oral sepse përtypja shkakton prodhimin e pështymës, e cila shpërbën acidin nga dhëmbët.
Fluori është një domosdoshmëri
Sipas dentistëve, nëse dëshironi që të mbroni dhëmbët në mënyrë sa më optimale që të jetë e mundur, ju nuk duhet të shmangni në asnjë mënyrë fluorin. Rrjedhimisht, përdorni atë pastë dhëmbësh që ka fluor dhe përdorni kripë tavoline me përmbajtje fluori. Nëse dëshironi që të ushqeni gjithashtu edhe smaltin e dhëmbëve, ju duhet të siguroheni që të merrni mjaftueshëm kalçium, të kombinuar me vitaminën K dhe përbërësit e fosforit.
Një dietë ushqimore miqësore ndaj dhëmbëve do të thotë: brokoli, spinaq, vitaminë K dhe kalçium, por gjithashtu më pak mish apo tofu për përbërësit e mjaftueshëm të fosforit.
Jipini dhëmbëve tuaj pak pushim
Çdo njeri që ka vazhdimisht diçka në gojë apo që pi diçka që përmban sheqer i dëmtojnë dhëmbët e tyre jashtëzakonisht shumë. Të konsumosh shumë lemon soda apo uthull molle gjithashtu çon në shpërbërjen graduale të dhëmbëve.
Çngjyrosja mund të shmanget duke reduktuar kafen dhe çajin.
Më të këqiat janë ‘smoothies’. Ato përmbajnë sasi të mëdha me furktozë të cilat mbështillen rreth dhëmbëve si ngjitëse.
Kështu, nëse pini ujë pas çdo vakti, nëse i lani dhëmbët siç duhet dy herë në ditë, përdorni fije dentare dhe shmangnisheqerin, ju tashmë jeni duke bërë shumë për dhëmbët tuaj dhe instrumentet e përtypjes.