Blog

NJË DIETË USHQIMORE PËR DHËMBË TË SHËNDETSHËM

Ne tashmë e dimë shumë mirë që nëse konsumojmë shumë sheqer atëherë do të na prishen dhëmbët. Por nëse dëshironi që t’i mbani dhëmbët tuaj në formë të mirë sa më gjatë që të jetë e mundur, ju mund të bëni shumë më shumë sesa thjesht të shmangni ëmbëlsirat.

Smalti i dhëmbëve është substanca më e fortë në trupin tonë. Smalti ndodhet tek dhëmbët si një matricë mbrojtëse dhe vepron së bashku me kompnentët e tij (fluor, kalçium, fosfor) si një barrierë kundër sulmeve të jashtme.

Kur ne hamë krijohen pllaka bakteriale. Në thelb, këto pllaka janë një përzierje e mbetjeve të ushqimit dhe të batereve të cilat krijojnë një mjedis të thartuar në kavitetin oral, duke rrethuar dhëmbin dhe sulmuar smaltin. Rrjedhimisht, çlirohen fluori dhe komponentët e tjerë të rëndësishëm nga kjo matricë mbrojtëse.

Për të arritur vlerën ideale të pH prej 5.2 deri në 5.5 në gojë, ekspertët na ofrojnë një hile të thjeshtë: “Pini një gotë me ujë pas çdo vakti!”

Çëmçakizi pa sheqer është gjithashtu një mënyrë e përshtatshme për të risjellë në ekuilibër mjedisin oral sepse përtypja shkakton prodhimin e pështymës, e cila shpërbën acidin nga dhëmbët.

Fluori është një domosdoshmëri

Sipas dentistëve, nëse dëshironi që të mbroni dhëmbët në mënyrë sa më optimale që të jetë e mundur, ju nuk duhet të shmangni në asnjë mënyrë fluorin. Rrjedhimisht, përdorni atë pastë dhëmbësh që ka fluor dhe përdorni kripë tavoline  me përmbajtje fluori. Nëse dëshironi që të ushqeni gjithashtu edhe smaltin e dhëmbëve, ju duhet të siguroheni që të merrni mjaftueshëm kalçium, të kombinuar me vitaminën K dhe përbërësit e fosforit.

Një dietë ushqimore miqësore ndaj dhëmbëve do të thotë: brokoli, spinaq, vitaminë K dhe kalçium, por gjithashtu më pak mish apo tofu për përbërësit e mjaftueshëm të fosforit.

Jipini dhëmbëve tuaj pak pushim

Çdo njeri që ka vazhdimisht diçka në gojë apo që pi diçka që përmban sheqer i dëmtojnë dhëmbët e tyre jashtëzakonisht shumë. Të konsumosh shumë lemon soda apo uthull molle gjithashtu çon në shpërbërjen graduale të dhëmbëve.

Çngjyrosja mund të shmanget duke reduktuar kafen dhe çajin.

Më të këqiat janë ‘smoothies’. Ato përmbajnë sasi të mëdha me furktozë të cilat mbështillen rreth dhëmbëve si ngjitëse.

Kështu, nëse pini ujë pas çdo vakti, nëse i lani dhëmbët siç duhet dy herë në ditë, përdorni fije dentare dhe shmangnisheqerin, ju tashmë jeni duke bërë shumë për dhëmbët tuaj dhe instrumentet e përtypjes.

Arkivat

SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...

Individe

Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.

Lexo më shumë

pr_interpr_s213_t1067_i1632

Biznes Micro / SME

Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.

Lexo më shumë

despre-cariere-small_s44_t494_i491_s213_t1065_i1618

Korporate

Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.

Lexo më shumë