Detox-i dixhital: “Offline”
Nuk ka lëvizje pa kundërlëvizje.
Tendenca e fundit quhet Detox-i dixhital ose jashtë rrjetit dhe brenda jetës së vërtetë
Ekspertët bien dakord se, ky fenomen i vështirë filloi diku rreth vitit 2007. Deri atëherë, kompjuteri ishte një paisje që qëndronte në zyrë apo në shtëpi dhe që përdorej vetëm në disa kohë të caktuara. Me ‘iphone-in’ e parë, u bë e mundur që ai të mbahej me vete duke qenë në mënyrë konstante online dhe i/e disponueshëm/me me pasoja të paimagjinueshme.
Stres 24/7
Nëse disa vite më parë në historinë e zhvillimit të paisjeve celulare ju kishit vetëm mundësinë e zgjedhjes ndërmjet komunikimit me telefon apo me SMS me njëri-tjetrin, tani ka një mori kanalesh të disponueshme të cilat konkurrojnë për vëmendjen tonë. Pulsimi apo rënia e vazhdueshme e ziles së celularëve tanë shkakton çlirimin e hormoneve të stresit në organizëm. Gjithnjë edhe më shumë përvoja të shkurtra kohore në një hark prej 24/7 e çojnë çdo njeri, pavarësisht moshës dhe grupit profesional, që të futet në një zonë stresuese, duke ndryshuar kështu mirëqenien dhe aftësitë tona konjitive.
Facebook-u ju bën të trishtuar
Ky stres manifestohet në nivel fizik, për shembull, me dhimbje koke apo me ndryshime të tjera degjenerative, veçanërisht të shtyllës kurrizore për shkak të praktikave të këqia të vazhdueshme, por duke ndikuar gjithashtu sjelljen dhe emocionet tona. Eskpertët thonë se, për shumë adoleshentë dhe adoleshente, krahasimi i përhershëm dhe presioni që ata marrin drejtëpërdrejtë nga media sociale dobëson vetëvlerësimin e tyre. Kjo e zhvendos ekuilibrin e jetës jashtë ekuilibri.
Jetën në vend të ‘nxjerrjes së jetë tënde për shfaqje’
Tani është koha që të jetoni jetën tuaj në vend të inskenimit apo të përjetimit të saj përmes filtrave të internetit. ‘Offline” nuk është një luks, por e drejta jonë e lindjes! Ashtu sikurse makina është duke ndryshuar tani kuptimin e simbolit të statusit mes mjeteve të transportit, është gjithashtu koha që telefonat tuaj celularë të rikthehen nga ngrënësit dominues të kohës tuaj tek dobia e tyre ndihmës ndaj aktiviteteve të jetës së përditshme.
Detox-i elektronik
Detox-i dixhital është fjala magjike e çastit, madje jashtë nëpër kampe po ofrohet mundësia për të hequr paisjet celulare nga të gjithë pjesëmarrësit (kryesisht fëmijë) gjatë qëndrimit të tyre nëpër kampe apo që të mos ketë mbulim rrjeti në hotele apo në natyrë. Shumë më vendimtare është që pushime të tilla pa paisje celulare të bëhen pjesë e planifikimit të jetës suaj të përditshme ku ju të mund të mësoni sërish, se si të përceptoni jetën tuaj me të gjitha shqisat dhe që të mos lejoni që ritmi i jetës suaj të diktohet nga ‘tirani’ në xhepin tuaj.
Sporti si një oaz analog
Në mënyrë që t’i largoheni stresit të vazhdueshëm të shkaktuar nga të qenit online 24/7, sportet janë një zgjidhje shumë e mirë që redukton shpeshtësinë e dhimbjeve të kokës, përmirëson cilësinë e gjumit dhe redukton stresin emocional. Trajnimi sistematik, sporti në natyrë si edhe lëvizjet e vetëdijshme dhe të ngadalta p.sh., si yoga, përgjithësisht konsiderohen si instrumente të dobishme për të gjitha grupmoshat me qëllim ngadalësimin e shpejtësisë sonë të funksionimit.
Zona pa celularë
Megjithatë, duhet të kemi zona ose kohë kur nuk kemi fare celularë. Asnjë nevojë bazike si ngrënia, gjumi apo kujdesi ndaj trupit nuk duhen bërë në praninë e telefonave celularë. Trajnerët e shëndetit ofrojnë disa këshilla të shpejta dhe të dobishme për ç’helmatisjen dixhitale:
- Përcaktoni një kohë fikse kur do ta mbani celularin tuaj të ndezur dhe të fikur çdo ditë;
- Takoni miq dhe familjen tuaj më shpesh dhe komunikoni me ta direkt ‘offline’;
- Largoni celularin tuaj të paktën 20, por më mirë do të ishte 90 minuta përpara gjumit;
- Ndryshoni opsionet e njoftimeve të menjëhershme në ekranin tuaj pa ndalim dhe sinkronizoni manualisht të gjitha aplikacionet sipas nevojave tuaja që ta kontrolloni ju celularin dhe jo celulari ju;
- Përgjigjuni e-mail-eve të punës vetëm në raste të jashtëzakonshme gjatë kohës së lirë;
- Krijoni dhe zbatoni një listë analoge aventurash;
- Gëzojuni një dite të plotë dhe të ngeshme çdo javë;
- Përdorni një zile zgjimi në vend të celularit.
Kerko ne SIGAL
Të Fundit
- Rreziqet që mbart stina e dimrit/ Sigurimi i Pronës, për të mos shkuar drejt rrënimit financiar
- Kriza e pensioneve, Ponari ofron zgjidhjen: Kombinimi i shtetërorit me atë privat
- VIDEO/ Flasin përfituesit e pensionit më SIGAL: Shumë e leverdisshme dhe e domosdoshme
- Ponari propozon zgjidhjen për pensionet: Sigurim i detyrueshëm me dy pjesë
- Siguracionet që na nevojiten për tu mbrojtur financiarisht nga fatkeqësitë natyrore
Arkivat
SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...
Individe
Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.
Biznes Micro / SME
Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.
Korporate
Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.