Një nga tiparet përcaktuese të shekullit të 21-të deri tani kanë qenë dallgët e njëpasnjëshme të zhvillimeve teknologjike. Industritë janë ngritur në këmbë teksa teknologjitë e reja po ofrojnë mënyra të reja për të zgjidhur problemet dhe shpërndarjen e mallrave dhe të shërbimeve në mënyra më efiçiente dhe me kosto efektive. Zhvillimet teknologjike kanë depërtuar në të gjitha industritë dhe ky është një fenomen global.
Sektorët e biznesit që janë prekur më shumë nga teknologjia dixhitale përfshijnë shitjen me pakicë, prodhimin, logjistikën, udhëtimet, shërbimet ligjore, sistemin bankar dhe shërbimet financiare. Sektorë të tjerë që po ndjejnë efektet përfshijnë kujdesin shëndetësor, arsimin e lartë, aviacionin, argëtimin, prodhimin e makinave, udhëtimin dhe akomodimin, dhe energjinë dhe shpërndarjen e energjisë.
Industria e prodhimit të makinave po përballet tani me sfidat në disa fronte: e para është kalimi nga karburantet fosile tek makinat elektrike; e dyta është zhvillimi i automjeteve autonome dhe e rrugëve të zgjuara; dhe e treta është ndryshimi i modeleve të zotërimit të makinave.
Çdo prodhues makine, nga Fordi tek Ferrari, po prodhojnë tani një numër të kufizuar automjetesh elektrike me shpresën për të lundruar gjatë luhatjeve që po shkakton vdekja e motorrit me djegie të brendshme.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj në faqen tonë të internetit. Duke shfletuar këtë faqe interneti, ju pranoni përdorimin tonë të cookies.