Drita është ora e orës sonë të brendshme. Drita fuqizon metabolizmin tonë, rregullon ekuilibrin hormonal, sistemin imunitar, frymëmarrjen, pulsin, temperaturën e trupit dhe e fundit, por jo më pak e rëndësishmja humorin tonë.
Drita nuk është vetëm për ndryshimin e ditës dhe të natës. Në nivel psikologjik, ajo prek në mënyrë të konsiderueshme mirëqenien tonë, aftësitë tona konjitive, ndjesinë tonë të “zgjimit” dhe përfundimisht, shëndetin tonë.
Kjo do të thotë se, nëse ne nuk jetojmë në sinkronizim me ritmin ditë-natë dhe nuk rigjenerojmë trupin tonë mjaftueshëm me dritën e ditës, në ajër të pastër, ne nuk ripërtërihemi. Kjo na dobëson ndjeshëm.
Si i ndikon drita trupat tanë?
Ajo pjesë e trurit që kontrollon ritmin ditë-natë është e lidhur me retinën tonë të nervave. Në varësi të sasisë së ditës që godasin syrin, ngacmohet çlirimi korrespondues i hormoneve, duke përfshirë hormonin e melatoninës, e cila na bën që të flemë ëmbëlsisht. Pak dritë do të thotë: shumë melatoninë. Më pas, ne ndjejmë nevojën për të fjetur.
Për paraardhësit tanë të lashtë, ishte e thjeshtë: nëse dielli perëndonte, ata binin në gjumë. Sot, kjo ka ndryshuar: ne e zgjasim ditën artificialisht me dritë elektrike. Megjithatë, këtu, evolucioni biologjik mbetet pas progresit teknologjik. Kjo është arsyeja përse organizmi konfuzohet: ne e zgjasim ditën me dritë, por jo me diell, ajo lloj drite për të cilën trupi ka nevojë për të perceptuar ditën si ditë.
Depresioni i dimrit për shkak të errësirës
Rrjedhimisht, problemet e adoptimit, në kuptimin më të vërtetë të fjalës, është në zemër të çshtjes. Melatonina rrjedh nga hormoni i lumturisë serotonina. Nëse prodhimi i melatoninës rritet në errësirë, ajo do të rezultojë në një grabitqare të fuqishme të burimeve tona të serotoninës. Sigurisht që, në sezonin e errët, ne e ndjejmë diçka të tillë më fuqimisht. Dhe ne kemi gjithashtu një emër për të: një çrregulim sezonal apo thjesht “depresioni dimëror”.
Dielli shpërndan energji
Lajmet e mira: Depresioni i dimrit mund të ndjehet si një depresion i vërtetë, por në fakt, në tru ndodhin procese të ndryshme. Dhe me pak më shumë dritë dielli, ne tashmë mund të kemi një dallim këtu. Kështu që, dilni tek parku më i afërt, idealisht rreth drekës! Syri merr dritë, truri prodhon më pak melatoninë, dhe lidhur me të, do të ketë më shumë serotoninë. Rrjedhimisht, njerëzit ndjehen më mirë.
Ata që ia dalin që të marrin sa më shumë dritë dielli që është e mundur, të paktën gjatë fundjavave, janë qartësisht në avantazh. Gjatë javës ndihmon: perdet sipër dhe tavolinën e punës afër dritares.
Bimët si aleate
Së fundmi, vendosni sa më shumë bimë shtëpie nëpër shtëpi. Bimët reflektojnë dritën. Dhe duke qenë se, drita godet gjethet e gjelbra, ajo reflektohet në një spektrum ngjyrash shumë të këndshme. Kushdo që do të blejë bimë për reflektimin e dritës ata do të marrin të gjitha forcat e mira të bimëve falas.
Kerko ne SIGAL
Të Fundit
- “Sigurimet ndihmojnë në krijimin e një qytetari të pavarur, të lirë e të qetë”
- Në Shqipëri për festat e fundvitit? Kombinimi “Polica Kufitare + Autosos”, zgjidhja më e mirë për pushime të qeta
- VIDEO/ Blini online çdo siguracion që ju duhet, si Fjoralba
- Festa të bukura, në një shtëpi të siguruar
- “Karton Jeshil + Asistencë Rrugore”/ Shëtit botën pa shqetësime me SIGAL
Arkivat
SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...
Individe
Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.
Biznes Micro / SME
Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.
Korporate
Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.