Sistemet e kyçjes, alarmi në xhepin e xhaketës suaj…Ne bëjmë shumë për sigurinë tonë. Këtu do të gjeni 7 këshilla për mbrojtjen në internet.
Krimi kibernetik: këto janë rastet tipike
“Peshkimi” klasik. Një përpjekje peshkimi ndodh pak a shumë kështu: Ju merrni një e-mail që ju kërkon të klikoni një link ose të shkarkoni një dokument bashkëngjitur e-mail-it. Një mesazh i papritur nga një farë “Monika” ju pyet se si jeni? Kjo mund të jetë shoqaja juaj e shkollës fillore ose ai mashtruesi që kërkon fjalëkalimin tuaj.
Është mirë të dini se…
Peshkimi konsisot në marrjen e fjalëkalimit dhe në peshkimin. Sepse, ai bëhet për marrjen e fjalëkalimit.
Nëse ju klikoni linkun apo shkarkoni dokumentin bashkëngjitur, shkarkohet një virus. Për shembull, virusi spiunon sistemin tuaj dhe ia kalon të dhënat tuaja sulmuesit. Një rast klasik i keqpërdortimit të të dhenave.
Ose ju do të ridrejtoheni tek faqja e internetit ku mund të plotësoni informacionin tuaj personal. Për shembull, sulmuesi tani mund të shesë të dhënat tuaja ose të tallet me informacionin tuaj personal. Në rastin më të mirë, ju do të merrni me raste reklama të padëshiruara.
Si ta mbroni veten kundër krimeve kibernetike?
Fatmirësisht, ka disa mënyra të lehta për të mbrojtur veten online:
1. Mbrojtja me antivirus
Vendosni mbrojtjen me antivirus të besueshëm duke përfshirë një “firewall/mur pritës”. Një program antivirusi (të tilla si AVIRA Antivirus Pro, Bitdefender Internet Security ose NortonLifeLock Norton 360 Deluxe) skanon kompjuterin tuaj për virusie dhe i lufton ato. Një “firewall” është, si për të thënë, një roje e kompjuterit tuaj dhe parandalon trafikimin e padëshiruar të të dhënave. Gjithashtu përditësoni gjithmonë antivirusin tuaj.
2. Jini të vetëdijshëm ndaj dërguesve të panjohur
Mos i klikoni dokumentet bashkëngjitur nga një dërgues i panjohur. Nëse ju drejtojnë tek një faqe interneti, kushtojini vëmendje URL-së në adresën e kërkimit: “Amaon.at” nuk është e njëjtë si Amazon. Nëse ju e njihni dërguesin, pak kujdes nuk ju bën keq, sepse i njohuri juaj mund të ketë qenë vet viktimë e krimit kibernetik.
3. Kini kujdes kur plotësoni dhe hapni të dhënat
Një mosbesim i shëndetshëm është gjithashtu i këshillueshëm gjatë plotësimit të të dhënave: bankat nuk ju kërkojnë kurrë me e-mail që të klikoni dhe të plotësoni të dhënat tuaja aty. Plotësojini të dhënat vetëm në faqe interneti që keni besim dhe mos publikoni të dhëna personale të tilla si fotografi ose adresën tuaj publikisht në median sociale. Sa më pak të dhëna, aq më të sigurt nga sulmet.
4. Rrjetet publike WiFi
Rrjetet WLAN publike ofrojnë një portë të lehtë hyrjeje. Smartfonët në veçanti bëjnë ‘log in’ menjëherë në rrejete WLAN publike pa e vënë re, kështu që fikini ‘log in’ automatik në ‘settings’ të celularit tuaj.
5. Kini kujdes me shkarkimin e aplikacioneve
Aplikacionet mund të fshehin viruset. Rrjedhimisht, lexoni vlerësimet e aplikacioneve përpara shkarkimit të tyre dhe kushtojini vëmendje lejeve të kërkesave të aplikacionit. Për çfarë i duhet aksesi tek informacioni i kontakteve tuaja një aplikacioni drite? Ju mund të gjeni një aplikacion tjetër me të njëjtin qëllim dhe me më pak rrjedhje të të dhënave.
6. Përzgjidhni fajëkalime të sigurta
Zgjidhni fjalëkalime të sigurta. Kjo mund të tingëllojë një këshillë shumë e dukshme, por fjalëkalimi i preferuar i njerëzve mund të jetë “123456”. Një sulmues e gjen këtë në pak sekonda. Në vend të kësaj, zgjidhni një fjalëkalim të gjatë duke kombinuar karakteret me numra të veçantë.
7. Jini të vetëdijshëm ndaj kërkesave të miqësisë në median sociale
Mos pranoni padallim kërkesat e miqësisë që ju vijnë në median sociale. Edhe nëse ai oficeri i pashëm ushtarak ju siguron që ka të bëjë me dashurinë e përjetshme, qëllimi i tij me shumë mundësi është që t’ju bindë që të klikoni në një link “peshkimi” për të marrë të dhënat tuaja.
Çfarë duhet të bëni nëse jeni një viktimë?
Në thelb, paketa bazë e mbrojtjes përfshin: ndryshimin e fjalëkalimit, ndryshimin e fjalëkalimit, ndryshimin e fjalëkalimit. Kjo parandalon sulmuesit që të vazhdojnë të kenë akses në llogaritë në fjalë. Në rast virusi, instaloni një sistem antivirusi. Për raste më të ndërlikuara drejtohuni tek autoritet ligjzbatuese përkatëse.
Kerko ne SIGAL
Të Fundit
- “Nëntori Blu”, muaji dedikuar shëndetit të meshkujve/ 4 mundësi të arta nga SIGAL UNIQA
- Sigurimi i Pronës nga fatkeqësitë natyrore, të përballosh çdo sfidë me qetësi
- SIGAL UNIQA, pjesë e edicionit të 30-të të “Klik Ekspo Group”
- “Malet e Gjigandëve”/ Promovohet në Tiranë studimi historik dedikuar gegëve
- Ambassador’s Cup në Judo dhe Karate përmbyllet me sukses në Tirana Olympic Park, me mbështetjen e SIGAL UNIQA
Arkivat
SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...
Individe
Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.
Biznes Micro / SME
Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.
Korporate
Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.