Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka publikuar raportin për dhjetë muajt e parë të vitit 2026.
Sipas tij, SIGAL Insurance Group është kompania që ka paguar pjesën më të madhe të dëmeve të paguara në të dy segmentet e tregut.
Në sigurimet e jetës, ku operojnë 5 kompani, SIGAL ka paguar 30,51% të totalit të dëmshpërblimeve të industrisë.
Në sigurimet e jojetës, segment në të cilin operojnë 8 kompani, 26,08%, më shumë se 1/4 e dëmshpërblimeve që paguan e gjithë industria paguhet vetëm nga SIGAL.
Në terma absolutë, në sigurimet e jojetës SIGAL ka paguar 1,84 miliardë lekë (1.841.900.000) për 17,852 raste.
Në sigurimet e jetës, shuma e paguar është 94,3 milionë lekë (94.286.000) për 113 raste. Të gjitha shifrat i referohen vetëm dhjetë muajve të parë të vitit 2026, periudha janar-tetor 2026.
SIGAL renditet e para në pagesat e dëmeve në të dyja segmentet dhe në të gjithë industrinë siguruese në vend.


