Blog

MAMATË DHE BABALLARËT: SUPERHERONJTË E JETËS REALE

Këshilla kundër stresit për fëmijët

Ju mund ta shëroni një palgosje të pakëndshme me një puthje të vetme, ti dini të gjitha përgjigjjet, të mundni çdo monstër, qoftë nëse jeton poshtë krevatit apo në tualet, të keni një mijë krahë, ose të paktën po aq shumë shpatulla saç duhet për t’u mbështetur, dhe sikur të mos mjaftonin të gjitha këto, duhet të përfundoni detyrimet tuaja në punë dhe kujdesin që kërkon shtëpia juaj. Oh…edhe ato ditët pa gjumë. Megjithatë, edhe superheronjtë duhet t’i rikarikojnë superfuqitë e tyre.

Po, ne e dimë të gjithë, në një familje të ethshme jeta nuk është aq e lehtë saqë t’ju lejojë një pushim të shkurtër, sepse ka gjithmonë diçka për të bërë. Është gjithmonë e domosdoshme që të largoni çdo shpërqëndrim, të vogël e të madh, apo hedhjen e pelena-bombave dhe dikush duhet  që më në fund t’i vë fre këtij kaosi që zgjat nga infermieria deri në përfundim të universitetit.

Sepse ju, si superheronj, mendoni gjithmonë në rradhë të parë për të tjerët. Ja se si duhet ta shikoni këtë punë: nëse ju jeni nën stres konstant, kjo nuk është diçka e keqe vetëm për ju, por gjithashtu edhe për fëmijët tuaj.

 

Sa më të relaksuar që të jeni ju, po aq mirë do të jenë edhe fëmijët tuaj gjithashtu

Fëmijët janë shumë të ndjeshëm ndaj emocioneve të prindërve të tyre. Ata e ndjejnë direkt nëse mami apo babi janë të shqetësuar dhe kjo gjëndje u transmetohet edhe fëmijëve të tyre. Fëmijët e vegjël, veçanërisht, shpesh ata reagojnë fizikisht ndaj këtij stresi si me: dhimbje barku, dhimbje koke apo prishje të gjumit.

Fëmijët pëlqejnë që të sillen si prindërit e tyre. Sigurisht që, nëse fëmijët tuaj veshin këpucët e mamit apo të babit kjo është argëtuese. Por nëse fëmija juaj është duke vrapuar në mënyrë frenetike me gjestikulacione agresive, atëherë ju duhet të bëni diçka për ta ndryshuar situatën.

Stresi i konservuar mund të shkarkohet në konflikte me partnerin apo me fëmijët tuaj. Sigurisht, fëmijët e vegjël nuk e kuptojnë përse mami apo babai janë të mërzituar apo përse flasin me zë të lartë. Ata mendojnë nëse kanë bërë ndonjë gabim, tremben dhe ndjehen të pasigurt. Në raste ekstreme, fëmijët tërhiqen tërësisht në guackën e tyre dhe ‘bëhen sa një mi’.

Nëse ju si prind, jeni të ekuilibruar mirë dhe jeni të relaksuar, kjo gjendje pozitive emocionale do të transferohet gjithashtu edhe tek fëmijët tuaj. Siç është shpesh rasti: ju nuk keni kohë, por dueht ta gjeni kohën.

Këshilla për një jetë të përditshme më të relaksuar

 

·         Miqtë dhe familja

Kërkojini gjyshërve ose të afërmve tuaj që të kujdesen për fëmijët tuaj për një orë. Kërkojini fqinjëve nëse ata mund t’ju ndihmojnë me diçka, ndërkohë që, ju mund të dilni për pazar. Merni mikun/miken tuaj më të mirë për të bërë diçka nuk ka përse ta bëni vetëm.

  • Bëni një lëvizje

Sot fëmijëve i ofrohen çdo gjë që u dëshiron zemra atyre: yoga për bebe, gjimnastikë, not…Po juve? Ndoshta ju mendoni që mjafton ai ‘vrapi’ që ju duhet të bëni pas vorbullës së erës që fëmijët tuaj lënë pas dhe pastrimin e këtij lëmshi. Por është po aq e rëndësishme që edhe ju të bëni diçka për veten tuaj. Atë një orëshin që arritët për veten tuaj në pikën 1 më sipër, merreni përdoreni për ndonjë sport të vogël, mundësisht në ajër të pastër. Dilni për vrap ose bëni yoga në park.

  • Përdorni me raste shërbimet e kujdesit ndaj fëmijëve

Shpesh, palestrat ose qendrat tregtare krijojnë dhe ofrojnë shërbime profesionale dhe të besuara të kujdesit të fëmijëve. Kështu, ju mund të përqëndroheni mbi trajnimin, pazarin, ndërsa fëmijët tuaj do të kënaqen duke takuar fëmijë të rinj dhe bërë më shumë miq.

  • “Vidhni” pak kohë për veten tuaj

Le të supozojmë se, partneri juaj po kujdeset për fëmijët tuaj, ndërsa ju jeni duke kryer ndonjë punë qeveritare, por mbaroni 30 minuta përpara kohe. Mos vraponi për në shtëpi, por përdorini këto 30 minuta të çmuara për veten tuaj: bëni një shëtitje të shkurtër ose pini një kafe. Provoje!

  • Merrni frymë

Jepini kohë vetes për të marrë frymë në ajër të pastër, por edhe kur jeni brenda, për shembull ndërsa fëmijët tauj janë duke fjetur. Filloni me gjëra të vogla dhe investoni 5 minuta për relaksimin apo frymëmarrjen tuaj me qetësi.

SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...

Individe

Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.

Lexo më shumë

pr_interpr_s213_t1067_i1632

Biznes Micro / SME

Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.

Lexo më shumë

despre-cariere-small_s44_t494_i491_s213_t1065_i1618

Korporate

Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.

Lexo më shumë