Drejtimi autonom është veçanërisht interesant për trafikun e mallrave. Kështu që, mos u habisni nëse së shpejti do të shikoni kamionë robotik në autostrada.
Kamionët autonom kanë një avantazh mbi makinat: ato e drejtojnë automjetin në një mënyrë shumë më të parashikueshme. Sigurisht, sigurisht, që ju mund të na tregoni shumë histori tmerri rreth stilit të betejave në rrugë, por në fund, kamionët e kalojnë pjesën më të madhe të kohës së tyre në autostradë. Dhe ato janë disi të lehta për t’u lunduar nëpërmjet ‘software-ve’ krahasuar me trafikun në qytet, ku shenjat e trafikut, pengesat dhe vendet e papritura ku ndërtohet janë në gëlim. Shumë mirë për një kompjuter: sa më pak komplekse që të jetë situata e trafikut, aq më e lehtë është që të programosh një algoritmë që të kontrollojë kamionin nga A në B.
Testet e para në rrugët publike
Kjo është një arsye tjetër përse kamionët autonom kanë qenë në zhvillim që në vitin 2005 dhe që janë përdorur që nga viti 2007, në atë kohë kryesisht në sektorin e minierave. Që nga viti 2016, kamionët robot janë duke bërë ture, gjithashtu edhe në autostrada. Në atë kohë, Kompania Amerikane “Otto” ishte një pionere, duke prezantuar kamionin e parë gjysëm autonom, gjithëmonë i shoqëruar me një shofer në bordin e tij, i cili mund të ndërhynte në çdo rast dyshimi.
Është mirë të dini se…
Idetë e para të kamionëve autonom janë shfaqur në vitin 1995, dhe për qëllime ushtarake. Tani ka një sërë kompanish të cilat janë duke punuar me kamionët autonom. Ka ‘start-up-e’ si “Embark” ose “Starsky Robotics” në njërën anë, dhe korporata të mëdha, në anën tjetër: “Volvo” dhe “Daimler”, të cilët janë duke zhvilluar kamionët e tyre të vetdrejtuar. Avantazhi juaj (shtesë ndaj më shumë parave të kërkuara për të kryer më shumë teste): Ju mund të prodhoni kamionë. Në të kundërt me këto, ‘start-up-et’ në këtë industri shpesh kontribuojnë vetëm me ‘software-in’ (programin kompjuterik për këto kamionë).
Një teknologji e ndërlikuar
Drejtimi autonom është kompleks dhe i vështirë për t’u zbatuar, i cili gjithashtu ndikon edhe tek kamionët. Kamionët gjysëm autonom, të cilët e kanë ende në bord shoferin e tyre, presin nga ne fitoren e menjëhershme. Në çaste komplekse, për shembull, në trafikun në qytete, ai mban kontrollin dhe pastaj ia kalon drejtimin programit kompjuterik në autostradë. Ky skenar mund të komercializohet gradualisht në fillim të vitit 2020, ku shumë analistë i kanë paraprirë përhapjes së adoptimit të tyre deri në vitin 2025.
Avantazhet: më pak aksidente, kosto më të lira transporti të mallrave
Më pak aksidente? Shumë aksidente në trafik janë të shkaktuara nga neglizhenca njerëzore, për të cilën drejtimi (gjysëm) i automatizuar ofron më pak hapësirë.
Dhe kamionët autonom janë me interes të madh tregtar. Shoferët e kamionëve lodhen dhe rrjedhimisht janë të lejuar që të punojnë deri në një kohë të caktuar. Një kamion autonom nuk i bën përshtypje asgjë: shoferi mund të flejë në kabinë, ndërkohë që, kamioni është duke ecur përpara. Një lëvizje e tillë do të trefishojë produktivitetin e shoferëve të kamionëve dhe të ulë kostot nga 25% deri në 40 %. Në këmbim, një trafik i mirë në rrugë do të ishte edhe më efiçient, dhe do të cojë në një transport më të shpejtë të mallrave ose në rënien e çmimeve.
Është mirë të dini se…
“T-Pod” 26-tonësh futurist nga ‘start-up-it’ suedez “Einride” është kamioni i parë autonom që ka marrë miratimin rrugor në të gjithë botën.
Drejtim në vargan
Një formë e veçantë e përdorimit të kamionëve autonom është drejtimi në vargan. Në të, disa kamionë janë të lidhur me teknologjinë me sensor dhe drejtojnë në vagan. Një njeri ulet vetëm në kamionin kryesor, në të tjerët, drejtimi ndiqet shumë mirë nga kompjuteri. Por shoferët njerëzorë, një distancë e vogël mund të jetë e rrezikshme sepse koha e përgjigjes është rreth 1.4 sekonda. Një program komjuterik, në këtë rast, Piloti i Lidhjes në Autostradë të Daimlers-it, e krijon atë në 0.1 sekondë. Rrjedhimisht, në vend të 50 metrave, kamionat duhet të jenë vetëm 15 metra larg. Drejtimi në vargan mund të kursejë, gjithashtu deri në 10% karburant, sipas një testi të kryer nga Kompania Amerikane Teknologjike “Peloton”. Ndërsa, disa këshilltarë menaxhimi flasin gjithashtu për rreth 30%. Rezultati i diçkaje të tillë sërish do të ishte rënia e çmimeve në transportin e mallrave. Dhe ai është i mirë për klimën gjithashtu, duke kërkuar më pak konsum karburanti përveç arsyeve të tjera të mësipërme.
Çfarë do të ndodhë me njerëzit?
Automatizim, efiçiencë, rënie të çmimeve…këndshëm dhe mirë. Po shoferët e kamionëve? A jemi të kërcënuar nga më pak vende pune? Kompanitë përkatëse punojnë me përqasje të ndryshme. Disa duan që t’i lënë shoferët në bord dhe vetëm që t’i mbështesin ata me Inteligjencën Artificiale. Të tjerë, janë duke punuar për t’a nxjerrë këtë vend pune totalisht nga përdorimi. Kamioni në ‘pikëpyetje’ duket futurist, por në fak, ato kanë pak (ose aspak) vend për një shofer. E dyta është, siç e kemi përshkruar më sipër, edhe më tej në të ardhmen. Në fillim, kompjuterët vetëm do t’i ndihmojnë shoferët, për shembull në autostradë. Nëse teknologjia do të mbizotërojë, në realitet, kjo mund të çojë në një reduktim masiv të vendeve të punës midis shoferëve të kamionëve në periudhë afatgjatë.
Është mirë të dini se…
Ofruesit e shërbimeve të transportit të mallrave janë duke shpresuar që t’ia dalin tërësishst pa një shofer në bordin e kamionëve të tyre, sipas një studimi të kryer në Gjermani. Ndërsa një formë mikse për ta konsiderohet si jo tërheqëse në periudhë afatgjatë. Ndoshta, megjithatë, profili i detyrave thjesht do të ndryshojë po ashtu në: mirëmbajtje, monitorim të ngarkesës dhe komunikim me konsumatorët do të bëhet edhe më i rëndësishëm. “Shoferët në distancë” do të marrin nnë kontroll kompjuterin në metrat e fundit dhe t’a lundorojnë kamionin nëpërmjet ‘software-it’ në trafikun e komplikuar në qytet.
✅?Bli ONLINE sigurimet e detyrueshme të makinës?:
☑️TPL
☑️Kartonin Jeshil
☑️Policë Kufitare
https://sigal.com.al/sigurimet-e-detyrueshme-te-makines/
✅?LLLOGARIT ONLINE çmimin e SIGURIMIT KASKO të makinës?
https://sigal.com.al/sigurimet-e-automjetit/sigurimi-kasko/
✅?Për të MONITORUAR dhe KONTROLLUAR makinën tuaj në DISTANCË, në KOHË REALE, në LËVIZJE dhe qëndrim FIKS, zgjidh SISTEMIN GPS të SIGAL UNIQA Group AUSTRIA:
MBULIM BRENDA SHQIPËRISË dhe/ose NË TË GJITHË BOTËN:
https://sigal.com.al/sigurimet-e-automjetit/g-p-s/
#sigal #sigaluniqa #sigaluniqablog #TPL #KartonJeshil #PolicëKufitare #KASKO #GPS
Kerko ne SIGAL
Të Fundit
- Në Shqipëri për festat e fundvitit? Kombinimi “Polica Kufitare + Autosos”, zgjidhja më e mirë për pushime të qeta
- VIDEO/ Blini online çdo siguracion që ju duhet, si Fjoralba
- Festa të bukura, në një shtëpi të siguruar
- “Karton Jeshil + Asistencë Rrugore”/ Shëtit botën pa shqetësime me SIGAL
- Si të përgatiteni për festat e fundvitit: Këshilla praktike për një sezon magjik
Arkivat
SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...
Individe
Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.
Biznes Micro / SME
Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.
Korporate
Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.