Sistemet e Inteligjencës Artificiale (IA) tashmë kanë provuar që janë po aq të afta sa doktorët njerëz për diagnostikimin e disa sëmundjeve dhe kushteve të kufizuara dhe specifike por, me përmirësimin e teknologjisë në shpejtësi dhe aftësi, numri dhe gama e sëmundjeve që mund të diagnostikohen nga IA-ja do të rritet me shpejtësi.
Një nga përfitimet më të mëdha të përdorimit të sistmeve të IA-së në mjekësi është se IA-ja ka potencialin për të zhbllokuar informacionin të fshehur, klinikisht të rëndësishëm nga sasi të mëdha të dhënash të cilat, në këmbim, mund të asistojnë në vendimmarrjet klinike. Një formë e dytë e IA-së, e njohur si të mësuarit përmes makinerive, mund të mësojë nga këto të dhëna masive me qëllim përmirësimin e saktësisë së vendimarrjeve të tij.
Sot, IA-ja po përdoret për leximin e skanimeve mjekësore për zbulimin e kancereve, për të diagnostikuar sëmundjen e Alzhaimerit, për të shfletuar miliona faqe evidencash mjekësore për të sugjeruar diagnoza, për të ofruar shërbime infermierie virtualisht dhe për të ndihuar zhvillimin e ilaçeve nga kompanitë farmaceutike.
IA-ja është duke ofruar gjithashtu algoritme për përmirësimin dhe përshpejtimin e skanimeve MRI, dhe madje edhe për të krijuar fotografi 3D të zemrës duke rrahur (ndërkohë që, gjithashtu tregon në kohë reale se sa shumë gjak pompohet me çdo kontraktim). Automatizimi i fuqizuar nga IA-ja, ka potencialin për të rritur produktivitetin në kujdesin shëndetësor, duke i çliruar doktorët dhe infermierët nga aktivitetet e tyre rutinore. Në të ardhmen, kutizat e chat-eve të fuqizuara nga IA -ja, do të jenë të pajisura me algoritme të të mësuarit.
Instituti Global McKinsey ka parashikuar që efiçienca operacionale e mundësuar nga IA-ja mund të përfaqësojë kursime të konsiderueshme për buxhetin e kujdesit shëndetësor në vendet e zhvilluara. Vlerësimet për Shtetet e Bashkuara të Amerikës variojnë nga 1 deri ne 2 përqind të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB). Në vende të tjera të pasura, kursimet e vlerësuara mund të jenë ndërmjet 0.5 deri në 1 përqind të PBB-së. Adoptimi i plotë i IA-së mund të rrisë produktivitetin e infermierëve të regjistruar nga 40 deri në 50 përqind. Kërkimet McKinsey kanë gjetur se, kjo mund t’i lejojë spitalet që të shkurtojnë shpenzimet e stafit, duke reduktuar në të njëjtën kohë konsiderueshëm vet kohën e pritjes së pacientëve.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj në faqen tonë të internetit. Duke shfletuar këtë faqe interneti, ju pranoni përdorimin tonë të cookies.