Lista e gjërave për të bërë përpara se të niseni për pushime
Filloni pushimet tuaja pa stres dhe pa shqetësime
Shijoni çdo gjë!
Të aplikosh për vizë (atëherë kur kërkohet), të sigurohesh që karta juaj bankare e kreditit të jetë e aktivizuar, të merresh me rezervimin e vendqëndrimit apo të mirëorganizosh kujdesin në shtëpi…dhe një sërë gjërash të pafundme që do t’ju duhet të bëni përpara se të niseni për pushime. Nuk është fare çudi që, shpeshherë, pas nisjes të mos ju kalojë nëpër mend pyetja: Mos kam harruar ndonjë gjë?
Filloni pushimet tuaja pa stres dhe pa shqetësime me listën tonë praktite. Këtu do të gjeni një renditje të gjërave më thelbësore dhe të domosdoshme që nevojiten që të bëhen nga ju përpara nisjes për pushime. Thjesht printoni një kopje, ndiqeni atë hap pas hapi dhe pastaj do të jeni gati për t’u nisur siç duhet. Ne ju urojmë një udhëtim dhe përvojë të paharrueshme.
3-4 javë përpara nisjes
- Kontrolloni vlefshmërinë e pasaportës tuaj;
- Në shumë vende nuk mjafton vetëm që pasaporta juaj të mos ketë skaduar por duhet të jetë e vlefshme për një periudhë të caktuar kohore, p.sh., 6 muaj. Nxjerrja e një pasaporte të re mund të nevojitet rreth 5 ditë, por gjithsesi nuk duhet lënë për në çast të fundit;
- Merrni vizën në kohë në rast se udhëtoni drejt një vendi në të cilin nuk mund të hyni pa u pajisur me vizë;
- Aplikoni për liçensën ndërkombëtare të shoferit (nëse do të udhëtoni me makinë) ose në rast se e keni, kontrolloni vlefshmërinë e saj si në rastin e pasaportës;
- Merrni me vete Sigurimin e Shëndetit në Udhëtim ose nëse nuk keni një të tillë mund të shikoni direkt online duke klikuar në: https://sales.sigal.com.al/OnLineInsurancePolicy/SelfService/Shu/ShendetiNeUdhetimOnline.aspxhttps://sales.sigal.com.al/OnLineInsurancePolicy/SelfService/Shu/ShendetiNeUdhetimOnline.aspx
- Blini online sigurimin e detyrueshëm të makinës – Kartonin Jeshil – pranë SIGAL UNIQA duke klikuar në:
https://sales.sigal.com.al/OnLineInsurancePolicy/SelfService/KJ/KartonJeshilonline.aspx
- Ose, në rast se, keni një Karton Jeshil, kontrolloni nëse ai është ende i vlefshëm;
- Bëni kujdes për vaksinimet apo kontrollet shëndetësore që mund të duhet të bëni përpara nisjes;
- Për shembull, disa vaksinime si ato për tetanozin ose malarian mund të kryehen vetëm disa ditë përpara nisjes, por për disa të tjera si p.sh., në rastin e hepatitit B ose kundër tërbimit duhet të kryhen të pakën katër javë përpara nisjes;
- Informohuni për kërkesat ligjore të destinacionit tuaj të pushimeve dhe rreth masave parandaluese shëndetësore që duhet të ndërmerrni;
- Mbani me vete numrat e urgjencës në destinacionin e pushimeve tuaja;
- Nëse do të udhëtoni me makinë: Kontrolloni të gjitha parametrat e gjendjes së automjetit tuaj;
- Kontrolloni nëse paisja e lundrimit të automjetit mund të gjej adresën e destinacionit tuaj apo intinerarit etj.
2-7 ditë përpara nisjes
- Kujdesuni që të dorëzoni një çelës rezervë për apartmanntin tuaj një personi të besuar;
- Kërkojini këtij personi ose fqinjit tuaj që të kontrollojë periodikisht shtëpinë tuaj, të paktën nga jashtë, për të shmangur shenjat e mungesë për një kohë të gjatë si p.sh., fletëpalosjet ose reklamat e lëna para derës suaj të cilat janë të dukshme për këdo.
- Nëse nuk e keni siguruar ende banesën tuaj nga çdo e papritur, biljeni online me duke klikuar në: https://sigal.com.al/pasuri-dhe-garanci/sigurimi-i-prones-dhe-pergjegjesise/sigurimi-i-shtepise/
- Në rast urgjencash: krijoni një listë me përshkrimet e gjërave të çmuara që ndidhen në apartamentin apo në banesën tuaj;
- Këmbeni paratë që do t’ju duhen gjatë pushimeve në monedhën e vlefshme në desitnacionin e udhëtimit tuaj;
- Kontrolloni për tarifat celulare të aplikueshme për jashtë vendit si p.sh., roaming etj;
- Bëni kopje të dokumenteve më të rëndësishme, p.sh., të pasaportës suaj;
- Merrni me vete kitin tuaj të ndihmës së parë;
- Ndani adresën ose intinerarin tuaj të pushimeve me të afërmit tuaj për çdo rast;
- Nëse do të udhëtoni me avion, lexoni me vëmendje rregulloret lidhur me bagazhet (sa valixhe lejohen, pesha, madhësia, valixhe shtesë etj);
- Bëni ‘check-in’ online;
- Organizimi i taksisë për transportin në aeroport.
Menjëherë pasi të jeni larguar nga apartamenti apo banesa juaj
- Aktivizoni alarmin (nëse keni një të tillë);
- Sigurohuni që të gjitha paisjet elektrike të jenë të fikura;
- Sigurohuni që të gjitha rubinetët e ujit dhe vatrat e gazit (nëse keni) të jenë të mbyllura;
- Sigurohuni që të gjitha dyert dhe dritaret të jenë të mbyllura.
Bëni kujdes!
Mos e shpallni udhëtimin tuaj në mediat sociale. Hajdutët e përdorin Facebook-un dhe aplikacionet e tjera të mediave sociale për të spiunuar mbi lëvizjet e viktimave të tyre të vjedhjeve.
Bagazhet – me çfarë duhet të udhëtoni
- Pasaportë;
- Letërnjoftimi juaj, Karta e ID-së;
- Vizë (për vendet që mund të kërkohet);
- Kopje të dokumenteve më të rëndësishme;
- Biletat dhe konfirmimin e rezervimit të hotelit;
- Metodat e pagesës: kesh apo me kartë;
- Medikamentet dhe kiti i ndihmës së parë;
- Përshtatsit e prizave në destinacionin tuaj të udhëtimeve (përshtatësit p.sh., me tre vrima siç kërkohet në Sh.B.A dhe në Mbretërinë e Bashkuar etj);
- Guidën e ushëtimit të vendit destinacion dhe një hartë orientimi.
A dëshironi që të ndjeheni të sigurt dhe të qetë gjatë pushimeve?
Informohu mbi mbrojtjen 360 gradë që SIGAL UNIQA Group AUSTRIA ofron me produktet dhe shërbimet e saj të larmishme dhe llogarisni online primin tuaj individual duke klikuar në: www.sigal.com.al
Kerko ne SIGAL
Të Fundit
- VIDEO/ Blini online çdo siguracion që ju duhet, si Fjoralba
- Festa të bukura, në një shtëpi të siguruar
- “Karton Jeshil + Asistencë Rrugore”/ Shëtit botën pa shqetësime me SIGAL
- Si të përgatiteni për festat e fundvitit: Këshilla praktike për një sezon magjik
- Sigurimi i Shëndetit në sezonin e festave, “Babagjyshi” për kostot e papritura mjekësore
Arkivat
SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...
Individe
Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.
Biznes Micro / SME
Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.
Korporate
Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.