Blog

EDHE SA ME SHUME? Këmbanat e përsëritura të aksidenteve rrugore në Shqipëri

Nga SIGAL UNIQA Group AUSTRIA

A mund të telefonojmë dikë për ju?

Dhe ja papritur ne marrim një telefonatë ose një trokitje dere dhe ajo së cilës i jemi frikësuar ka ndodhur. Një njeri i dashur yni ka humbur jetën apo është plagosur rëndë si pasojë e një aksidenti rrugor. Ne ‘dridhemi’ kur krah nesh kalon rrufeshëm një ambulancë për të arritur në vendngjarjen e një aksidenti rrugor. Duhen mbledhur ‘copat’ e mbetura apo të shpëtohet ajo çka mund të shpëtohet ende. Zemrat tona’ngrijnë një rrahje’ kur dëgjojmë “aksident rrugor” apo “vdiq” apo…nëpër lajme.

 

Çfarë po ndodh?

Bota dhe BE28

Përplasjet në trafikun rrugor nuk janë “aksidente” sepse ato janë tërësisht të parandalueshme.  Numri i vdekjeve si pasojë e aksidenteve rrugore në nivel global, në të gjitha rrugët e botës, është papranueshmërisht tejet e lartë. Vdekjet nga aksidentet rrugore vazhdojnë të rriten me 1.35 milion vdekje çdo vit. Ai renditet si shkaku i 8-të kryesor i humbjes së jetës përgjatë të gjitha popullsive dhe të të gjitha grup-moshave. Kjo do të thotë se, afërsisht 3,700 njerëz vdesin nga aksidentet rrugore në botë çdo ditë. Plagosjet e rënda si pasojë e aksidenteve rrugore janë ‘vrasësi’ kryesor i fëmijëve dhe i të rinjve të grup-moshës 5-29 vjeç. Më shumë sesa gjysma e vdekjeve si pasojë e aksidenteve rrugore në rang global duke përfshirë drejtuesit e mjeteve, kalimtarët dhe çiklistët. Dhe ky problem vetëm po rritet dhe përkeqësohet vit pas viti. Humbja e jetës si pasojë e aksidenteve është tre herë më e lartë në vendet me të ardhura të ulta dhe të mesme.

 

Dhjetëra milionë më shumë dëmtohen ose mbeten të paralizuar çdo vit, njerëz që vuajnë si pasojë e aksidenteve rrugore shpesh duke i ndryshuar atyre rrjedhën normale dhe të shëndetshme të jetëve të tyre si pasojë e efekteve afatgjata dhe/ose të pakthyeshme. Këto humbje peshojnë jashtëzakonmisht shumë mbi familjet dhe komunitetet. Kostot e ambulancës, të kujdesit shëndetësor dhe të dhimbjes njerëzore janë të rënda. Arsyet për këtë tendencë rendisin: urbanizimin e shpejtë të qyteteve, motorrizimin e veprimtarive të shoqërive ku jetojmë, standardet e dobta të rrugëve, mungesa e shërbimeve përforcuese nga ana e policive rrugore, sjellja e drejtuesve të mjeteve, sjellja e këbësorëve, drejtimi i mjeteve motorrike nën efektin e alkoolit apo të drogës, mosrespektimi i kufinjve të shpejtësisë dhe mosvendosja e rripit të sigurimit në drejtim apo të helmetave nga çiklistët dhe motorristët.  

 

Vetëm në vendet anëtare të Bashkimit Evropian sipas të dhënave zyrtare nga “Raporti Vjetor i Aksidenteve 2018” të Komisionit Evropian, numri i jetëve të humbura nga aksidentet rrugore ishte 25,600 dhe më shumë sesa 1,4 milion njerëz të plagosur (për vitin 2016).

 

Shqipëria

Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT, numri total i të aksidentuarve në aksidentet rrugore për periudhën 5 mujore janar-maj 2019 ishte 583 persona (nga 659 persona ose 11,5% më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2018) nga të cilat 493 aksidente ishin si pasojë e sjelljes së drejtuesve të mjeteve dhe 90 si pasojë e sjelljes së këmbësorëve.

 

Ndërsa numri i personave të aksidentuar (të vdekur dhe të plagosur) ishte 773 persona (nga 852 persona ose 9,3% më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2018) nga të cilat humbën jetën 22 femra, 54 meshkuj dhe ku mbetën të plagosur 209 femra dhe 488 meshkuj. Këtu numri i të vdekurve nga aksidentet rrugore është 76 persona (në 2019), nga 78 persona, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë (në 2018).

 

Vetëm në maj 2019, aksidentet rrugore, në 87,0 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit dhe numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është kryer nga grup mosha 25-35 vjeç, duke zënë 27,0 % të numrit të aksidenteve gjithsej. Gjatë këtij pesëmujori 2019, aksidentet rrugore, në 15,4 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së këmbësorit.

 

Numri i të vrarëve në aksidentet rrugore ishte 213 të vdekur në vitin 2018 (nga të cilët 172 burra dhe 41 gra), dhe 222 të vdekur për vitin 2017 (nga të cilët 180 burra dhe 42 gra). Ndërsa numri i të palagosurve si pasojë e aksidenteve rrugore ishte 2,078 të plagosur për vitin 2018 (nga të cilët 1,375 burra dhe 703 gra) dhe 2,389 të plagosur për vitin 2017 (nga të cilët 1,666 burra dhe 723 gra).

 

107 të vdekur dhe 1 mijë të plagosur nga 1 janari i këtij viti deri më sot janë një shifër mjaft e lartë për Shqipërinë. Qytetet me numrin më të lartë të aksidenteve rrugore për periudhën janar-maj 2019 ishin Tirana me 264 aksidente në total dhe 14 të vdekur (nga 299 aksidente dhe 16 te vdekur në 2018); Lezha me 61 aksidente në total dhe 4 të vdekur (nga 60 aksidente dhe 7 të vdekur në 2018); Durresi me 53 aksidente në total dhe 12 të vdekur (nga 90 aksidente dhe 11 te vdekur në 2018); Fieri me 40 aksidente në total dhe 11 të vdekur (nga 35 aksidente dhe 9 të në 2018); Elbasani me 34 aksidente në total dhe 9 të vdekur (nga 44 aksidente dhe 10 të vdekur në 2018).

 

107 të vdekur dhe 1 mijë të plagosur nga 1 janari i vitit 2019 deri më sot janë shifra mjaft të larta për Shqipërinë. Në mënyrë të përsëritur autoritetet publike në Policinë e Shtetit vazhdojnë ti bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve, këmbësorëve dhe çiklistëve për zbatimin e rregullave të qarkullimit rrugor që mbeten në nivele tejet shqetësuese. Shpesh ato kanë rezultuar në pasoja të paparashikueshme në jetën e këtyre qytetarëve apo ndaj palëve të treta të cilëve ata vet mund t’ju kenë shkaktuar dëme materiale dhe/ose shëndetësore. Vetëm gjatë 2018 u bllokuan 3,500 patenta dhe u paguan 13 miliardë lekët të vjetra gjoba vetëm për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. Theks i veçantë po cilësohet mbi rritjen e numrit të aksidenteve rrugore si pasojë e përdorimit të celularit gjatë drejtimit të mjetit.

 

Siguria rrugore

Siguria rrugore është një çështje e cila nuk merr vëmendjen që duhet të ketë dhe për potencialin që paraqet në shpëtimin e jetës së qytetarëve. Statistikat globale tregojnë se, vendet me të ardhura të ulta dhe mesatare, ku bën pjesë edhe Shqipëria, mbajnë peshën më të madhe të fatkeqësive në humbje jete dhe plagosjes serioze nga aksidentet rrugore ku rritja e numrit të vdekjeve si pasojë e aksidenteve është shtuar nga trafiku i rënduar dhe përdorimi masiv i mjeteve për qëllime transporti.

Pavarësisht fushatave të herëpashershme të autoriteve rrugore dhe atyre policore publike kërkohet zbatimi i përdorimit të përhershëm të rripave të sigurimit. Fatkeqësisht vihet re se përtej një ‘guguleje’ disa ditore në këtë drejtim qytetarët shqiptarë kanë një kulturë shumë të dobët ligjore dhe në sjelljen e tyre në zbatimin e rregullave të qarkullimit. Sigurisht që, zbatimi i ligjeve dhe i rregulloreve të qarkullimit rrugor nuk është diçka opsionale, me “ose”…”ose”…”edhe”…”edhe”…apo “një herë po” dhe “një herë jo”. Zbatim është zbatim në çdo nivel dhe në çdo kohë nga të gjithë për të garantuar sigurinë e të gjithë qytetarëve gjatë gjithë kohës. Kjo kulturë e dobët apo thuajse jo e pranishme duhet të marrë fund një herë e përgjithmonë! Të gjitha sjelljet tona si qytetarë janë në ndërvartësi dhe kanë një efekt zinxhir sepse ne jetojmë dhe qarkullojmë në një mjedis të përbashkët dhe duhet të sillemi konform tyre. Kur orteku i parë i dëborës fillon të rrokulliset, impakt-përplasja finale është e paevitueshme dhe e pamëshirshme.

 

Dëmet e paguara nga Kompanitë e Sigurimeve për sigurimet motorrike

Sipas të dhënave zyrtare të AMF-së, dëmet e paguara bruto sipas linjës së biznesit të Jo Jetës (pra për siguirmet motorrike) për vitin 2018 zunë 82% të dëmeve të paguara duke mbetur e pandryshuar krahasuar me vitin 2017. Dëmet më të mëdha për të gjitha linjat e biznesit të kompanive të sigurimit e zë pesha e madhe e kombinuar nga dëmet materiale me ato shëndetësore si pasojë e aksidenteve rrugore.

 

Përse duhet të siguroheni?

Aksidentet ndodhin, ne jemi thjesht njerëzor dhe pavarësisht nëse i ndërmarrim të gjitha hapat e domosdoshëm për parandalimin e tyre shpesh aksidentet përfundojnë në padi nga ana e palëve të dëmtuara, duke rezultuar në pasoja financiare seioze. Mbulimi i përgjegjësisë tuaj në rast aksidenti ndaj palëve të treta ju garanton mbrojtjen fianciare që përndryshe do të duhet ta paguani nga ‘xhepi’ juaj. Ai do t’ju mbrojë duke ofruar garanci dhe pagesë financiare për çdo dëm material, pasuror, shëndetësor nga dëmtimet trupore apo përkeqësimin e shëndetit apo edhe në rast humbje jete në varësi të sigurimit që ju do keni zgjidhur në bazë të nevojave dhe kërkesave tuaja specifike.

 

Mos prit,

Merr masat,

Siguro veten dhe të tjerët,

Siguro ‘qetësinë’ e mëndjes tënde,

Koha është tani!

 

Dhe ju e dini se ku duhet të drejtoheni:

SIGAL UNIQA Group AUSTRIA!

 

Arkivat

SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...

Individe

Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.

Lexo më shumë

pr_interpr_s213_t1067_i1632

Biznes Micro / SME

Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.

Lexo më shumë

despre-cariere-small_s44_t494_i491_s213_t1065_i1618

Korporate

Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.

Lexo më shumë