Dëmet nga katastrofa të tilla janë rritur, nga 27 miliardë Dollarë që u përllogaritën në vitin 2010 në 43 miliardë Dollarë në vitin 2011. Në 2011-ën, një katastrofë e rrallë natyrore, që ndodhi përgjatë gjysmës së parë të vitit, shkaktoi dëme që u përllogaritën në 60 miliardë Dollarë. Humbjet më të mëdha u shkaktuan nga tërmeti në mars 2001 në Japoni, ku vetëm Munich Re pagoi 30 miliardë Dollarë dëme. Edhe Britania e Madhe nuk mbeti pa u prekur nga katastrofa natyrore. Në gjysmën e parë 2011-ës, një stuhi e fuqishme shkaktoi 23 miliardë Dollarë dëme të siguruara, përveç miliarda dëme të tjera të pasiguruara.
15 katastrofat më të kushtueshme për industrinë e sigurimeve, vetëm për vitin 2010, renditur nga më e shtrenjta tek më e lira:
1 – Tërmeti në Kili, 27 shkurt – 8 miliardë Dollarë dëme të siguruara.
2 – Tërmet në Zelandën e Re, 4 shtator – rreth 4.5 miliardë Dollarë dëme të siguruara.
3 – Stuhia Xynthia në Europë, 27 shkurt (Gjermani, Francë, Belgjikë etj) – rreth 2.8 miliardë Dollarë dëme të siguruara.
4 – Stuhi, tornado dhe përmbytje në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, 4 tetor – rreth 2.2 miliardë Dollarë dëme të siguruara.
5 – Përmbytje prej shirave të rëndë në Australi, 23 dhjetor – rreth 2.1 miliardë Dollarë dëme të siguruara.
6 – Stuhi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, 12 maj – 2 miliardë Dollarë dëme të sigururara.
7 – Stuhi në SHBA, 13 mars – mbi 1.2 miliardë Dollarë dëme të siguruara.
8 – Stuhi në Australi, 22 mars – 1.1 miliardë Dollarë dëme të siguruara.
9 – Stuhi në Australi, 6 mars – rreth 1.1 miliardë Dollarë dëme të siguruara.
10 – Shpërthim në Gulf of Mexico, 20 prill – 1 miliardë Dollarë dëme të siguruara.
11 – Përmbytje në SHBA, 30 prill – 820 milionë Dollarë dëme të siguruara.
12 – Përmbytje në Francë, 15 qershor – 818 milionë Dollarë dëme të siguruara.
13 – Tornado, stuhi dhe përmbytje në SHBA, 20 korrik – 785 milionë Dollarë dëmet të siguruara.
14 – Përmbytje në Kinë, 29 maj – 761 milionë Dollarë dëme të siguruara.
15 – Stuhi në SHBA, 10 qershor – 695 milionë Dollarë dëme të siguruara.