Fuqia e lëvizjes dhe e trurit janë të lidhura ngushtësisht. Ata që lëvizin në mënyrë të targetuar rrisin aftësitë e tyre të të mësuarit dhe të kujtesës.
Që një mendje e shëndetshme jeton në një trup të shëndetshëm është një shprehje sa e vjetër aq edhe e diskutueshme. Që një mendje në formë lëviz në një trup në formë, në kuptimin si të trajnuar dhe fleksibël, është një fakt që po konfirmohet edhe më shumë në detaje nga shkenca.
Në vitin 2007, kërkuesja daneze Bente Klarlund Petersen nga Universiteti i Kopehnagenit bëri një zbulim befasues. Ajo gjeti se muskujt tanë prodhojnë substanca mesazhere të ngjashme me hormonet e quajtura “myokines” kur ato lëvizin. Mënyra e tyre e veprimit nuk është përshkruar ende plotësisht. Megjithatë, ajo që është e sigurt, është se ato kanë një efekt pozitiv në metabilizmin tonë dhe kanë një efekt anti-inflamator. Një substancë mesazhere shumë e rëndësishme është BDNF (faktor neurotik i nxjerrë nga truri). Ai është i aftë që të kalojë barrierën gjak-tru dhe të stimulojë trurin për të formuar qeliza të reja. Veçanërisht tek hipokampusi, që është përgjegjës për përqëndrimin dhe kujtesën. Në këtë mënyrë, aftësia për të mësuar mund të përmirësohet nëpërmjet ushtrimeve fizike, majde edhe në moshë të plakur.
Trajnoni muskulin e të menduarit
Lëvizja dhe truri ndërveprojnë ngushtësisht. Kur ne lëvizim, ne kemi nevojë për një mekanizëm kontrolli shumë kompleks që përpunon çdo gjë që ne shikojmë, dëgjojmë, ndiejmë, perceptojmë dhe kontrollojnë mbi 650 muskujkt tonë. Kjo do të thotë se lëvizja gjithashtu kërkon fuksionimin e trurit tonë në shkallën më të lartë. Kjo kërkesë do të thotë se në tru aktivizohen rrjete të panumërta dhe neuronet e tyre lidhen, në të njëjtën kohë ato forcohen, e cila në këmbim është në përfitim të performancës së trurit në përgjithësi.
Dilni jashtë zonës së rehatisë
Në përgjithësi, çdo formë lëvizje ka efekte pozitive në tru. Megjithatë, lëvizjet e koordinuara dhe komplekse janë veçanërisht stimuluese. Sa më komplekse të jetë lëvizja, aq më komplekse janë lidhjet sinaptike në tru. Në fakt, ajo çka tingëllon e komplikuar mund të integrohet pa përpjekje në jetën e përditshme. Sapo të largoheni nga zona juaj e rehatisë, ju do të jeni duke sfiduar trurin dhe trupin tuaj në mënyrë të barabartë.
Mos u dëshpëroni!
Mos u dorëzoni! Si gjithmonë, praktika ju bën të përsosur. Sa më shumë që të praktikoheni, aq më e lehtë do të bëhet!

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj në faqen tonë të internetit. Duke shfletuar këtë faqe interneti, ju pranoni përdorimin tonë të cookies.