“UNIQA Ventures GmbH”, kompani që investon në startup-et e fokusuara tek Shërbimet Financiare Teknologjike (FinTech), Siguruesit Teknologjik (InsurTech) dhe sektorët e Shëndetit Dixhital, dyfishon kapitalin e investimeve në 150 milionë euro. CEO i “UNIQA Ventures”, Andreas Nemeth dhe Partneri Menaxhues, Georg Ioannidis diskutojnë rreth peisazhit dhe planeve të ardhshme.
Deri më sot, rekordi i “UNIQA Ventrures” është më shumë sesa 30 investime. Por kjo nuk ka përse të ndalojë këtu dhe kjo është arsyeja përse “UNIQA Venture” pjesë e “UNIQA Insurance Group” (ku bën pjesë SIGAL UNIQA Group AUSTRIA) ka rritur në mënyrë të konsiderueshme kapitalin e saj. Ndonëse, tashmë 75 milionë euro janë të disponueshme për investime, në të ardhmen kjo shifër do të jetë 150 milionë euro. Këto para do të vërshojnë nëpër startup-et evropiane në fazën e Serive A apo B, veçanërisht ato që janë aktive në industritë e Shërbimeve Financiare Teknologjike, Siguruesve Teknologjikë apo Shëndetit Dixhital.
“Shpesh teknologjitë e zhvilluara nga startup-et konsiderohen si një katalizator për dixhitalzimin e të gjithë industrive dhe kështu në zhvillimin e suksesshëm të biznesit të kompanive,” thotë CEO i “UNIQA Venture”, Andreas Nemeth. Fakti që tani ky kapital po dyfishohet, shërben mbi të gjitha për të ecur në një hap me shpejtësinë e këtyre zhvillimeve.
“UNIQA Ventures” është veçanërisht e interesuar tek startup-et që kanë një model biznesi të shkallëzuar dhe një potencial të madh dalës. Mesatarisht, 500,000 deri në 5 milionë euro janë investuar kryesisht tek kompani në fazat e hershme të rritjes që kanë një produkt të përshtatshëm të testuar për tregun dhe që tashmë janë relevante për shitjet. Rreth gjysma e kapitalit është investuar në Evropën Perëndimore, ndërsa gjysma tjetër në Evropën Qëndore dhe Lindore.
Në foto: Andreas Brandstetter, CEO i UNIQA Insurance Group & Andreas Nemeth, CEO i UNIQA Ventures