Lajme

“UNIQA VENTURES” DYFISHON VOLUMIN E INVESTIMEVE NË STARTUP-E NË 150 MILIONË EURO

Koha e leximit: 2 minuta

UNIQA Ventures GmbH”, kompani që investon në startup-et e fokusuara tek Shërbimet Financiare Teknologjike (FinTech), Siguruesit Teknologjik (InsurTech) dhe sektorët e Shëndetit Dixhital, dyfishon kapitalin e investimeve në 150 milionë euro. CEO i “UNIQA Ventures”,  Andreas Nemeth dhe Partneri Menaxhues, Georg Ioannidis diskutojnë rreth peisazhit dhe planeve të ardhshme.

Deri më sot, rekordi i “UNIQA Ventrures” është më shumë sesa 30 investime. Por kjo nuk ka përse të ndalojë këtu dhe kjo është arsyeja përse “UNIQA Venture” pjesë e “UNIQA Insurance Group” (ku bën pjesë SIGAL UNIQA Group AUSTRIA) ka rritur në mënyrë të konsiderueshme kapitalin e saj. Ndonëse, tashmë 75 milionë euro janë të disponueshme për investime, në të ardhmen kjo shifër do të jetë 150 milionë euro. Këto para do të vërshojnë nëpër startup-et evropiane në fazën e Serive A apo B, veçanërisht ato që janë aktive në industritë e Shërbimeve Financiare Teknologjike, Siguruesve Teknologjikë apo Shëndetit Dixhital.

“Shpesh teknologjitë e zhvilluara nga startup-et konsiderohen si një katalizator për dixhitalzimin e të gjithë industrive dhe kështu në zhvillimin e suksesshëm të biznesit të kompanive,” thotë CEO i “UNIQA Venture”, Andreas Nemeth. Fakti që tani ky kapital po dyfishohet, shërben mbi të gjitha për të ecur në një hap me shpejtësinë e këtyre zhvillimeve.

“UNIQA Ventures” është veçanërisht e interesuar tek startup-et që kanë një model biznesi të shkallëzuar dhe një potencial të madh dalës. Mesatarisht, 500,000 deri në 5 milionë euro janë investuar kryesisht tek kompani në fazat e hershme të rritjes që kanë një produkt të përshtatshëm të testuar për tregun dhe që tashmë janë relevante për shitjet. Rreth gjysma e kapitalit është investuar në Evropën Perëndimore, ndërsa gjysma tjetër në Evropën Qëndore dhe Lindore.

Në foto: Andreas Brandstetter, CEO i UNIQA Insurance Group & Andreas Nemeth, CEO i UNIQA Ventures

 

Arkivat

SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...

Individe

Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.

Lexo më shumë

pr_interpr_s213_t1067_i1632

Biznes Micro / SME

Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.

Lexo më shumë

despre-cariere-small_s44_t494_i491_s213_t1065_i1618

Korporate

Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.

Lexo më shumë