Çfarë duhet të bëni pas një përmbytje që të merrni dëmshpërblimin sa më shpejt që të jetë e mundur.
Cilat polica mbulojnë dëmtimin nga përmbytjet?
Sigurimi i banesës, shtëpisë dhe makinës.
APARTAMENTI DHE SHTËPIA
Çfarë sigurohet në rast përmbytjeje të individëve privat?
Zakonisht sigurim i banesave dhe shtëpive përfshin mbulimin bazë nga shkatërrimi dhe ky është një informacion që specifikohet në policën tuaj të sigurimit.
Çfarë duhet të bëni pas dëmtimit?
Raportoni dëmin tek siguruesi juaj sa më shpejt që të jetë e mundur. Përpara se të bëni këtë, ju duhet të jeni të njohur dhe të informuar mbi kushtet e përgjithshme dhe masën e dëmtimeve të pësuara. Gjithashtu ju duhet të kryeni edhe një vlerësim financiar të dëmeve. Rishikoni me kujdes rrjedhën e ngjarjeve që kanë shkaktuar dëmin sërish, në mënyrë që, të keni përshkrimin më të detajuar që të jetë e mundur kur t’a raportoni atë tek siguruesi juaj. Zhvendosini artikujt e dëmtuar që me shumë mundësi mund të riparohen në një vend të sigurt (që do të thotë, largojini nga dhomat ose hapësirat e përmbytura).
Si duhet të dokumentohet dëmi?
Në çdo rast, është mirë që të përpiloni një listë me të gjithë artikujt e thyer dhe/ose të dëmtuar. Bëni fotografi për qëllime dokumentimi të dëmit të pësuar. Fotografitë janë të rëndësishme, veçannërisht nëse objektet e siguruara hidhen nga bashkia, për shembull, përpara se dëmi i pësuar nga ju të vlerësohet nga siguruesi juaj.
Si duhet të raportohet dëmi?
Raporti i dëmit mund të bëhet verbalisht nëpërmjet dërgimit të një e-mail-i ose nëpërmjet dorëzimit fizik të dokumenteve përveç raportimit me gojë që ju mund të bëni, për shembull, nëpërmjet një telefonate.
Deri në çfarë mase mbulohen dëmet e pësuara si pasojë e përmbytjes nga policat standarde?
Sigurimi i banesave dhe i shtëpive përfshin një kompensim total të dëmeve minus pjesën e zbritshme dhe në përputhje me të gjitha kushtet kontraktuale për të cilat ju jeni dakordësuar përmes Policës së Sigurimit me kompaninë tuaj të sigurimeve. Këto janë të variueshme sipas çdo police individuale dhe objekt rishikimi ndërmjet të dyja palëve.
➡️BLI ONLINE? SIGURIMIN E SHTËPISË TEK SIGAL UNIQA?
https://sigal.com.al/pasuri-dhe-garanci/sigurimi-i-prones-dhe-pergjegjesise/sigurimi-i-shtepise/
SIGURIMI I MAKINËS
Si sigurohet një makinë e “përmbytyr”?
Dëmet e shkaktuara nga efekti i drejtëpërdrejtë i përmbytjes, në parim, duhet të mbulohen nga sigurimi gjithëpërfshirës.
Çfarë duhet të merret në konsideratë për raportin e dëmit të makinës së dëmtuar të përmendur më sipër?
Ju duhet të përshkruani procesin sa më saktë që të jetë e mundur. Raporti i dëmit mund t’i dërgohet direkt kompanisë së sigurimit. Në rast mbulimi të një dëmi të riparueshëm, dhe në kontakt me Specialistin tuaj të Dëmeve, servisi i makinave të kompanisë së sigurimeve merr paraprakisht miratimin e kompanisë së sigurimit për riparimin në fjalë.
➡️?SIGURIMI I MAKINËS TEK SIGAL UNIQA:
Kerko ne SIGAL
Të Fundit
- “Sigurimet ndihmojnë në krijimin e një qytetari të pavarur, të lirë e të qetë”
- Në Shqipëri për festat e fundvitit? Kombinimi “Polica Kufitare + Autosos”, zgjidhja më e mirë për pushime të qeta
- VIDEO/ Blini online çdo siguracion që ju duhet, si Fjoralba
- Festa të bukura, në një shtëpi të siguruar
- “Karton Jeshil + Asistencë Rrugore”/ Shëtit botën pa shqetësime me SIGAL
Arkivat
SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...
Individe
Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.
Biznes Micro / SME
Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.
Korporate
Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.