Udhëtimet ndërkombëtare me tren gjithashtu janë duke u rritur me shpejtësi dhe, deri në vitin 2040, udhëtimet me ndërkufitare me tren do të jenë përparuar dhe përmirësuar në shumë pjesë të botës.
Rrjetet kompjuterike dhe ‘Interneti i Gjërave’ do të menaxhojnë rrjetin kombëtar dhe ndërkombëtar të trenave, duke lejuar kështu që trenat të ecin më shpejt, më afër së bashku dhe ku koha e trenave do të menaxhohet deri në sekonda. Në shumë raste, kontrolli i kufijve do të jetë tërësisht i automatizuar. Rrjetet hekurrudhore të menaxhuara tërësisht nga kopmjuterat kjo do të rrisë gjithashtu edhe xhiron e pasagjerëve në stacione të ngarkuara dhe do të reduktojë energjinë e konsumuar për milje për pasagjer.
Shembulli më i mirë i rrjeteve ndërkombëtare të trenave të kontrolluara nga kompjuteri që janë në zhvillim është Sistemi Evropian i Menaxhimit të Trafikut Hekurrudhor, një grup standardesh në të gjithë Evropën për rrjetet hekurrudhore të cilat kanë për qëllim sigurimin e ndër-operueshmërisë së trenave ndërmjet rrjeteve hekurrudhore ndërkombëtare. Bashkimi Evropian po shkon drejt një Zone të Vetme Evropiane Hekurrudhore dhe në Azinë Jugperëndimoire, ASEAN (Shoqata e Kombeve të Azisë Juglindore) është duke negociuar për operueshmërinë ndërkufitare të trenave ndërmjet vendeve fqinje.
Trenat janë tashmë nja nga mënyrat më miqësore ndaj mjedisit për të udhëtuar dhe, deri në vitin 2040, shumica e trenave do të jenë ose që të gjitha të furnizuara me energji elektrike ose do të jenë hibridë me motor elektrik të furnizuar nga gjenerator me naftë. Disa do të furnizohen nga qeliza karburanti hidrogjeni tërësisht të pastra.
Drejtuesit e trenave do të jenë kthyer në menaxherë dhe supervizorë të trenave, duke qenë se kompjuterat do të marrin kontrollin e progresit të trenave brenda rrjetit. Shpejtësia do të jetë rritur në shumicën e rrjeteve hekurrudhore, meku shumica e trenave të shpejtësisë së lartë do të kenë një shpejtësi prej 201 kilometër për orë (125 milje në orë).
Një shembull i eskursioneve të ardhshme të trenave ndërkombëtarë është rruga e re direkte me tren nga Londra në Bordo, e planifikuar nga një kompani hekurrudhore britanike HS1. Në këtë rrugë të re nga Londra tek rajoni i famshëm francez i verës, trenat do të kenë arritur shpejtësinë e 322 kilometra për orë (ose 200 milje në orë), duke i lëvizur pasagjerët nga dhe tek qytete të ndryshme në më pak sesa pesë orë.
Ky shembull sugjeron se, shumë udhëtime në vitin 2040, udhëtimi ndërkombëtar me trena do të ofrojë një alternativë më efiçiente dhe tërheqëse sesa fluturimet në distanca të shkurtra.
Kerko ne SIGAL
Të Fundit
- “Sigurimet ndihmojnë në krijimin e një qytetari të pavarur, të lirë e të qetë”
- Në Shqipëri për festat e fundvitit? Kombinimi “Polica Kufitare + Autosos”, zgjidhja më e mirë për pushime të qeta
- VIDEO/ Blini online çdo siguracion që ju duhet, si Fjoralba
- Festa të bukura, në një shtëpi të siguruar
- “Karton Jeshil + Asistencë Rrugore”/ Shëtit botën pa shqetësime me SIGAL
Arkivat
SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...
Individe
Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.
Biznes Micro / SME
Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.
Korporate
Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.