Covid-19 tashmë ka marrë shumë viktima dhe ka mbingarkuar sistemet shëndetësore në të gjithë botën. Teleshëndetësia/telemjekësia – ofrimi dixhital i shërbimeve dhe informacionit shëndetësor – mund të ndihmojë në lehtësimin e stresit, së bashku për pacientët dhe doktorët në këto kohë të vështira me të cilat po përballemi…
Çfarë është teleshëndetësia?
Teleshëndetësia gjithashtu e quajtur edhe “telemjekësia” ndonjëherë, i mundëson pacientëve, madje edhe punonjësve të shëndetësisë që të aksesojnë këshillimin, kujdesin, edukimin, ndërhyrjen dhe monitorimin në distancë të pacientëve duke përdorur instrumente dixhitale. Megjithëse ato përdoren si sinonime të njëra-tjetrës, teleshëndetësia dhe telemjekësia ndryshojnë për nga qëllimi i tyre. Ndërkohë që, telemjekësia ofron shërbime klinike të tilla si diagnostikimin dhe monitorimin e pacientëve në largësi, teleshëndetësia shkon edhe një hap më tej, duke përfshirë gjithashtu edhe shërbime jo-klinike, të tilla si edukimin dhe trajnimin në distancë. Ky koncept është në qarkullim prej dy dekadash dhe adoptimi i tij është duke u rritur me ngadalë me përmirësimin e mëtejshëm të infrastrukturës së internetit dhe në një kohë kur njerëzit po mësohen gjithnjë edhe më shumë për të komunikuar në rrugë dixhitale.
Përse teleshëndetësia?
Teleshëndetësia ofron shumë avantazhe për të dy, pacientët dhe punonjësit e shëndetësisë. Sot, industria mjekësore po përballet me shumë sfida: ndryshimet demografike të tilla si plakja e popullsisë në shumë vende, dispoonueshmëria e kufizuar e doktorëve në zonat rurale, dhoma të mbipopulluara pritjeje, rritja e shpenzimeve mjekësore, dhe kërkesa e pacientëve për shërbime më të përshtatshme ndaj nevojave të tyre dhe komunikimi me doktorët në rrugë dixhitale. Teleshëndetësia i mundëson pacientëve që të ndihmojnë vetveten me shërbimet për të cilat ata kanë nevojë direkt me telefon apo me video nga dhoma e tyre e ndenjes në vend të pritjes pas dyerve të doktorëve apo spitaleve, duke ofruar shërbime përkujdesi 24/7, si edhe ndihmë të menjëhershme mjekësore në formën e recetave elektronike për medikament. Aktualisht me zgjatjen e periudhës së izolimit, ka marrë një rëndësi të veçantë shëndeti mendor. Ata që vuajnë nga shqetësime emocionale dhe mendore mund të flasin lehtësisht me profesionistët e shëndetit në kohën e duhur nëpërmjet teleshëndetësisë.
Teleshëndetësia si një nevojë globale dhe shërbimi më i ri i SIGAL UNIQA “Telefono një mjek”
Ne si SIGAL UNIQA jemi në procesin e integrimit të shërbimeve të teleshëndetësisë dhe telemjekësisë në operacionet tona në të gjithë vendin. Që prej fillimit të vitit 2020, ne po ofrojmë për klientët tanë shërbimin e këshillimit me telefon apo me video përmes shërbimit dhe aplikacionit më të fundit – Telefono një mjek – ku pacientët mund të zgjedhin të lidhen dhe këshillohen për nevojat e tyre shëndetësore me doktorë apo specialistë të çertifikuar 24/7. Përveç diagnozës fillestare, doktorët mund të ofrojnë rekomandime mbi medikamentet që pacientët e tre mund të kenë nevojë dhe/ose t’i referojnë ata tek specialistët nëse kërkohet diçka e tillë.
Për të mësuar më shumë klikoni në:
Kerko ne SIGAL
Të Fundit
- VIDEO/ Blini online çdo siguracion që ju duhet, si Fjoralba
- Festa të bukura, në një shtëpi të siguruar
- “Karton Jeshil + Asistencë Rrugore”/ Shëtit botën pa shqetësime me SIGAL
- Si të përgatiteni për festat e fundvitit: Këshilla praktike për një sezon magjik
- Sigurimi i Shëndetit në sezonin e festave, “Babagjyshi” për kostot e papritura mjekësore
Arkivat
SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...
Individe
Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.
Biznes Micro / SME
Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.
Korporate
Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.