TEKNIKAT KRYESORE TË TRAJTIMIT FIZIOTERAPEUTIK
Trupi juaj nuk është i njëjtë si çdo trup tjetër. Ndonëse ju mund të keni lëvizje të ngjashme me të tjerët, kur ju vuani nga një dëmtim, trajtimi mund të mos ngjajë fare. Kjo për shkak se fizioterapia përshtatet sipas nevojave tuaja individuale në mënyrë që të mund të krijohet një plan trajtimi që të jetë sa më efektiv për ju.
Teknikat e ndryshme fizioterapeutike që përdoren gjatë trajtimit fizioterapeutik janë disa. Ndonëse kombinimi nuk është njëjtë për këdo, teknikat më të zakonshme që përdoren janë si më poshtë:
TERAPIA MANUALE: Terapia manuale merret me trajtimin e çrregullimeve muskulo-skeletike nëpërmjet manipulimit të indeve të buta, të fascieve dhe të strukturës muskulo-skeletike.
Teknikë manuale është riedukimi neuromotorr në rastet e patologjive neurologjike centrale apo periferike, e cila bazohet në mekanizmin e reflekseve nervore vegjetative. Përmendim këtu Metoda Bobath, Metoda Kabat, Metoda Vojta.
Riedukimi postural i cili përfshin ushtrimet posturale dhe korrigjuese muskulo skeletike të patologjive të ndryshme ortopedike si skoliosis.
Fizioterapia respiratore e cila bën rieduktimin e frymëmarrjes në pacientët me probleme pulmonare, por edhe gjatë seancave të rieduktimit postural.
Limfodrenazhi bën një rivendosje të qarkullimit limfatik në trup.
BANDAZHI: Fizioterapisti juaj mund të përdorë fashimin me bandë të një pjese të caktuar për të mobilizuar artikulacionin. Kjo mund të largojë tensionin muskular nga zona të tendosura dhe të lejojë një rikuperim më të mirë.
KRIOTERAPIA: Krioterapia paraqet përdorimin e akullit në trajtimin e gjendjeve akute dhe subakute. Krioterapia ul temperaturën lokale të zonës së lënduar, ul dhimbjen dhe shkakton vazokonstriksion lokal, duke kontrolluar edemën dhe hematomën.
MOBILIZIMI OSE MANIPULIMI I ARTIKULACIONEVE: Mobilizimi i artikulacioneve rrit gamën e lëvizjeve dhe mund të përmirësojë në mënyrë të ndjeshme jetën e pacientit. Kjo teknikë bëhet duke u foksuar në gamën normale të lëvizjeve pa dhimbje.
STRETCHING: ‘Stretching’/zgjatja gjatë fizioterapisë do të thotë disa gjëra të ndryshme. Për të filluar, ‘stretching’ mund të ndihmojë në çlirimin e muskujve që mund të jenë kontraktuar. Kjo do të rrisë gjithashtu gamën e lëvizjeve, duke ju lejuar që të jeni më aktiv fizikisht për një kohë të gjatë. Duke lejuar zgjatjen e muskujve tuaj, ju do të mundësoni lëvizjen më të mirë të tyre, duke reduktuar rrezikun e dëmtimit të tyre.
NEURODINAMIKA: Disa dhimbje ose dëmtime të shkaktuara nga një muskul duke vendosur nën presion një nerv, ose për shkak të dëmtimeve ose të inflamacionit. Neurodinamika mund t’ju ndihmojë në identifikimin e burimeve të shtypjes së nervave dhe largimit të dhimbjes.
TERAPIA FIZIKE INSTRUMENTALE: Këtu futen një sërë aparaturash si : TENS, Tecarterapia, ultrasonoterapia, laserterapia, magnetoterapia, diatermia etj.
NUMRI I VIZITAVE
Numri i trajtimeve fizioterapeutike që ju mund të keni nevojë, si edhe shpeshtësia e tyre do të përcaktohen nga mjeku dhe do të konfirmohen nga fizioterapisti juaj. Takimi i rregullt i fizioterapistit gjatë trajtimit është thelbësor për efektivitetin e trajtimit tuaj, por kjo mund të variojë shumë. Disa pacientë mund të kenë nevojë që të shkojnë tek doktori vetëm një herë në javë për katër javë, ndërsa pacientë të tjerë mund të kenë nevojë të shkojnë tek doktori tre herë në javë për gjashtë javë. Pavarësisht të gjithave, terapisti juaj ka një objektiv që ai/ajo kërkon ta arrijë për të mirën tuaj. Kështu që, është shumë e rëndësishme që ju të bashkëpunoni në trajtimin tuaj.
Kerko ne SIGAL
Të Fundit
- “Sigurimet ndihmojnë në krijimin e një qytetari të pavarur, të lirë e të qetë”
- Në Shqipëri për festat e fundvitit? Kombinimi “Polica Kufitare + Autosos”, zgjidhja më e mirë për pushime të qeta
- VIDEO/ Blini online çdo siguracion që ju duhet, si Fjoralba
- Festa të bukura, në një shtëpi të siguruar
- “Karton Jeshil + Asistencë Rrugore”/ Shëtit botën pa shqetësime me SIGAL
Arkivat
SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...
Individe
Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.
Biznes Micro / SME
Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.
Korporate
Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.