9 këshilla për një jetë të përditshme më të gjelbër
Të jetosh në mënyrë më të qëndrueshme. Arritja e alternativave më miqësore ndaj mjedisit në jetën tuaj të përditshme? Sigurisht që, po. Po nga t’ia filloni? Ekspertët thonë se, mënyra më e lehtë për të vlerësuar potencialin e mjedisit është të konsideroni se sa të mëdha janë gjurmët tuaja ekologjike. Me fjalë të tjera, sa planete do të duheshin në mënyrë që gjithkush të jetojë siç jetoni ju?
Duhen tre Toka. Ky është varianti i shkurtër, të paktën për mesataren në Evropë. Nëse kërkoni të dini më shumë, ju mund të llogarisni konumin e CO2 dhe të shihni se çfarë shkakton më shumë garza të efektit serë. Dhe në çastin që do të keni konfirmuar status quo-në, kjo më pas thjesht ka të bëjë me aksionet që ju mund të ndërmerrni për këtë situatë. Këto nëntë ide do t’ju ndihmojnë që ta bëni jetën e përditshme dhe shtëpinë tuaj më të gjelbër.
- Mbani veten nën kontroll
Një rregull bazë i qëndrueshmërisë është: më pak blerje të reja janë më mirë për mjedisin. Sepse çdo produkt që nuk duhet të prodhohet kursen burime të vlefshme dhe kursen konsumin e gazrave. Kështu që nëse ju kap zakoni i bërjes pazar me katër pyetjet e mëposhtme në mendje, shumë shpejt ju do të merrni vendime më të gjelbra dhe që janë më miqësore ndaj klimës.
A më duhet kjo me të vërtetë?
Kjo është pika ku duhet të jeni me të vërtetë të sinqertë me veten!
A mund të blejë një artikull të dorës së dytë?
Platformat e shitjeve online shpesh ofrojnë pajsije sportive, veshje, lodra fëmijësh, instrumente muzikore dhe libra të përdorur në gjendje shumë të mirë. Celularët që janë riparuar pas një defekti të vogël dhe që me shumë gjasa janë sërish si të reja mund të jenë gjithashtu një opsion në vend të blerjes së një aprati të ri.
A mund ta marr hua diku?
Ka shumë artikuj të clët ju mund t’i përdorni vetëm pak herë gjatë vitit. Për artikuj të tillë ju mund t’i merrni hua apo të paguani për përdorim e tyre në këmbim të një pagese të vogël.
A ka një shërbim riparimi?
Nëse ende vendosni që të bleni një të ri: A ka një shërbim ndaj klientit apo pjesë rezerve për të blerë – apo ju duhet ta hidhni pajisjen e re në pelhra pas disa defekteve të vogla? Riparimi është gjithmonë më mirë sesa flakja. Ju mund të jeni në gjendje që të bëni disa riparime të vogla vetë.
- Lëreni makinën në shtëpi
Studimet tregojnë se 30 deri në 40 për qind të të gjitha udhëtimeve të shkurtra me makinë mund të kursehen dhe mund të kryhen në këmbë ose me biçikletë. Nëse ju duhet një incentivë shtesë: pedalimi 10 km në javë jo vetëm që ju bën mirë për sistemin tuaj kardiovaskular – por ai kursen gjithashtu 300 kg gazra të efektit serë gjatë një viti.
- Drejtojeni makinën me zgjuarsi
Për ata që nuk mundet apo që nuk duan t’ia dalin fare pa makinë: sa më shumë njerëz që të vijnë me ju, aq më mirë. Ndarja e makinës apo e rrugës mund të jenë gjithashtu alterantiva të mira.
- Shmangni pëlhurat mikse në veshje
Pëlhurat e përziera janë problematike sepse përzierja e copave natyrale dhe sintetike – p.sh., pambuk me poliestër – nuk janë ndarë plotësisht nga indsutria e riciklimit deri me sot dhe janë shumë të vështira për t’u ricikluar. Kjo do të thotë se këto veshje përfundojnë si plehta të dëmshme. Blini veshje të përbëra vetëm nga një lloj cope, p.sh., pambuk, lesh, poliestër (por në formën e tyre të pastër)…
- Fikini pajisjet
Nëse televizioni, printeri, ekrani i televizorit dhe sistemi stereo nuk përdoren për më shumë se një orë, për arsye të lidhura me mjedisn është mëse e kuptueshme që do të ishte mirë që ato të fiken. Sepse edhe opsioni – në gjumë – konsumon energji elektrike.
- Lundroni në mënyrë të gjelbër
A keni dëgjuar ndonjëherë për motorrët e kërkimit online të cilët janë të qëndrueshëm – ecosia.org? Operatorët e këtij motori i dhurojnë një pjesë të të ardhurave të tyre nga reklamat për projektet e pyllëzimit dhe deri tani ata kanë mbjellë 141 milionë pemë. Ecosia nuk ofron rezultate po aq të mira sa google, por nese ju e dini se çfarë po kërkoni, kjo mund të jetë një alternativë e mirë. Çdo klikim vlen.
- Investimet e qëndrueshme
Ndërkohë, ka një sërë mënyrash të gjelbra sipas së cilave ju mund të invetoni parë tuaja. Kjo do të thotë se ofruesit e shërbimeve financiare nuk investojnë në industrinë e armëve, në kraburantet fosile dhe në spekulimet me ushqimet – por fokusohen në mënyrë të qëllimshme tek kompanitë të cilat përmbushin standardet ESG – mjedisi, sociale, qeverisja. Fokusi është tek veprimet e qëndrueshme, njëherësh në termat e klimës, kushtet e drejta të punës dhe praktikat korrekte nga pikëpamja etike e biznesit.
- Sot do të hajmë si vegjetarianët
Sigurisht që, ushqimi duhet blerë në rajon, sipas stinëve, në cilësi organike dhe në mënyrë të preferueshme pa paketim. Por gjithashtu mos konsumimi i mishit një apo dy ditë në javë çon në reduktimin e emisioneve të CO2.
- Produket e kujdesit në formë solide
Sapu në vend të shampos. Për shkak të mungesës së ujit në produkt, ato kërkojnë gjithashtu më pak konservues. Është gjithashtu shumë e rëndësishme të siguroheni që ato të mos përmbajnë mikroplastikë.
Përmbledhje
Të jetosh në mënyrë të gjelbër dhe të qëndrueshme do të thotë: Para së gjithash dhe më e rëndësishmja ne duhet të pyesin në mënyrë kritike se cili është konsumi ynë? A më duhet kjo me të vërtetë? A mund ta blejë apo marrë atë hua nga një dorë e dytë? A më duhet me të vërtetë makina për distancat e shkurtra? Por ka gjithashtu shumë gjëra të cilat mund të përmirësohen në shtëpi dhe gjatë transportit: Produket solide të kujdesit në tualet kursejnë materialet e paketimit. Një ditë pa mish në javë redukton emisionet CO2. Veshjet bëhen të riciklueshme nëse shmangni pëlhurat e përziera. E fundit, por jo më pak e rëndësishmja, ju mund të rishikoni financat tuaja. Ka shumë mënyra për t’i investuar paratë tuaja në mënyrë të qëndrueshme.
Kerko ne SIGAL
Të Fundit
- “Sigurimet ndihmojnë në krijimin e një qytetari të pavarur, të lirë e të qetë”
- Në Shqipëri për festat e fundvitit? Kombinimi “Polica Kufitare + Autosos”, zgjidhja më e mirë për pushime të qeta
- VIDEO/ Blini online çdo siguracion që ju duhet, si Fjoralba
- Festa të bukura, në një shtëpi të siguruar
- “Karton Jeshil + Asistencë Rrugore”/ Shëtit botën pa shqetësime me SIGAL
Arkivat
SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...
Individe
Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.
Biznes Micro / SME
Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.
Korporate
Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.