A është një zog? A është një aeroplan? Jo, është një taxi aeroplan. Skenarë të tillë nuk janë më të rezervuara vetëm për filmat fantashkencor, por janë duke udhëhequr përpara zhvillimin e mjeteve tona mikse të lëvizshmërisë në të ardhmen e afërt. Në këtë sipërmarrje tashmë janë hedhur shumë para dhe ide të sofistikuara biznesi.
Një qiell plot me taksi fluturuese
Në maj të vitit 2019, start-up-i nga Mynihu ‘Lilium’, lançoi me sukses një prototip vertikal 1 ton e gjysëm për të fluturuar në ajër. Tingëllon si një helikopter, por nuk duket si një i tillë. Mjeti i lançuar nga Lilium ka krahë dhe motorrë 36-sh, i gjithi elektrik. Kjo e bën atë më pak të zhurmshëm dhe më efiçient në konsumimin e energjisë që e bën atë që të duket edhe më futurist sesa një helikopter. Por Lilium është shumë larg të qenit prodhuesi i vetëm i këtij lloji. ‘Joby Aviation’, ‘Volocopter’, ‘AeroMobil’, ‘Kittyhawk’ dhe ‘Zee.Aero’, janë vetëm disa prej kompanive që shpresojnë që të hedhin në treg modelin më të suksesshëm të kësaj ideje futuriste. Madje edhe kompanitë e konsoliduara e kanë marrë këtë koncept me shumë seriozitet. Kompania Uber, pra prodhuesi i Airbus-it dhe Boeing-ut, si edhe kompanitë e makinave të tilla si Daimler dhe Porsche tashmë janë në garë.
Çfarë do të ndodhë me saktësi me taksitë fluturuese?
Disa ofrues e shikojnë vetveten kryesisht si prodhues dhe të tjerat ia lënë të tjerëve. Volocopter, për shembull, është duke ia shitur makinat e saj ajrore Dubait, që po përpiqet që t’i përdorë ato si një flotë taksish në të ardhmen. Por shumë kompani, duke përfshirë, Lilium, Airbus ose Uber e shikojnë veten si ofrues të ardhshëm të këtij shërbimi: ato jo vetëm që duan që t’i shesin këto mjete ajrore, por gjithashtu të ndërtojnë një shërbim ku do të kemi një udhëtim që do të ndahet nga disa paragjerë. Kjo gjerësi mundësish biznesi ka tërhequr vëmendjen e investitorëve. Në vitin 2015, vetëm rreth 45 milionë dollarë kapitali fillestar u investuan në kompani për prodhimin e një linje taksish fluturuese, krahasuar me 140 milionë dollarë në vit që nga viti 2016. Dhe në vitin 2019? Kishim vetëm disa raporte në tetor, sipas të cilave vetëm kompania Lilium kërkon që të marrë deri në 500 milionë dollarë financime. Testi i parë publik i një taksie fluturuese do të ndodhë në Singapor në fund të nëntorit 2019.
Si e imagjinoni revolucionin e taksive fluturuese?
Mendoni për një shërbim taksie fluturuese ku ju mund të porosisni një taksi të tillë nga një rrjet i dendur vendesh nisjeje dhe uljesh direkt nga celulari juaj. Çmimi duhet të jetë i krahasueshëm me një taksi klasike falë efiçiencës së lartë të teknologjisë së tyre, të paktën në pesë deri në 10 vjet, sipas vlerësimeve të kompanive. Këto do të kenë potencialin për të rritur jashtëzakonisht shumë diapazonin e qëllimeve dhe lëvizjes së njerëzve. Të fluturosh në male për darkë? Të qëndrosh edhe pak më larg, më gjatë në punë? Asnjë problem?
Një potencial i madh në ajër
Potenciali i taksive fluturuese është i lartë. Fjalë për fajlë ato do të bënin të mundur kapërcimin e lëvizshmërisë urbane në një dimension të ri, të jenë më efiçientë dhe miqësorë ndaj mjedisit sesa makinat normale, dhe ende të jenë të akseueshme nga një proporcion i madh popollate. Një tipar tjetër tërheqës i këtij koncepti është që qielli është thuajse i zbrazët: rreziku i përplasjeve është (relativisht) i ulët dhe autopilotët e avionëve tashmë janë krijuar kohë më parë. Ekspertët e industrisë dyshojnë se, ne do të mund të shikojmë taksi fluturuese të autopilotuara madje edhe përpara makinave autonome. Të jesh në gjendje që t’ia dalësh pa pilot do ta’ bënte një shërbim taksie fluturuese edhe më të lirë, duke lejuar më shumë njerëz për të paguar.
…dhe të zgjidhin shumë çështje…
Në të njëjtën kohë, kemi ende shumë pyetje. Sa afër duhet të jenë taksitë fluturuese nga pengesat e tilla si rrugë dhe ndërtesa? Si mund të parandalohet përplasja me zogjtë apo me drona dhe, në rast mosfunksionimi të tyre, si do të kapërcehet ky momentum? A duhen ndërtuar vende të dedikuara për ngritjen dhe ndalimin e këtyre taksive fluturuese apo mund të përdoren çatitë/tarracat e godinave të larta? E ardhmja e taksive fluturuese i paraqet inxhinierëve, ligjvënësve dhe kompanive të sigurimit me një sërë pyetjesh të vështira. Por interesi është aty. Për shembull, në Austri dhe Gjermani, shumë politikanë janë në favor të krijimit të shpejtë të kuadrit të përshtashëm ligjor për këtë lloj sipërmarrjeje.
Nuk fillon nesër
Pak kohë ka mbetur që të gjitha palët t’i përgjigjen pyetjeve të mbetura dhe që të përfitiojnë maksimalisht nga potenciali i taksive fluturuese. Lilium pret që të fillojë operacionet tregtare nga viti 2025 e më tutje.
Kerko ne SIGAL
Të Fundit
- “Karton Jeshil + Asistencë Rrugore”/ Shëtit botën pa shqetësime me SIGAL
- Si të përgatiteni për festat e fundvitit: Këshilla praktike për një sezon magjik
- Sigurimi i Shëndetit në sezonin e festave, “Babagjyshi” për kostot e papritura mjekësore
- FULL KASKO+AutoSOS edhe me opsion ditor, për të shijuar çdo udhëtim brenda apo jashtë Shqipërisë
- Udhëtimet janë më të bukura kur jemi të siguruar/ Do ti kaloni Festat e Nëntorit dhe fundvitit jashtë Shqipërisë? Ja çfarë ju sygjerojmë
Arkivat
SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...
Individe
Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.
Biznes Micro / SME
Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.
Korporate
Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.